Opinione mbi çështjen "Janullatos". Nga kurorëzimi, te kërcënimi për sigurinë personale

Postuar në 29 Dhjetor, 2017 20:29

Dhënia e nënshtetësisë shqiptare Kryepeshkopit Anastas përfshihet në ato akte që si të thuash i hap rrugë deklasifikimit të ngjarjeve që shoqëruan gjithë rrugëtimin e tij nga ardhja në Shqipëri dhe kurorëzimi në krye të Kishës Orthodhokse Autoqefale Shqiptare. Versione ka nga të dyja palët, megjithatë ato bashkohen në një emërues, mosbesimin e madh të autoriteteve politike shqiptare të kohës ndaj misionit të tij në Shqipëri, nisur gjithmonë nga predispozita se një grek në krye të Kishës Shqiptare do të helenizonte ortodoksët shqiptarë.

Me Savanën mundesh vetëm në mënyrën rënkimore

Postuar në 29 Dhjetor, 2017 19:55

Flokëkuqët përbëjnë 2% të popullsisë. Që i bën ata si grup i rrallë mes të tjerë. Por Savana Hume këtu më sipër, më poshtë, apo edhe anash – në varësi të shfletimit të galerisë-nuk i duhet statistika për t’u konsideruar e rrallë. Një gazelë që shëtit provokueshëm në xhunglën e shikimeve të ndezura. 
Çdo foto meriton një diçiturë, kuptohet se për këtë më parë na duhet të stërvitemi me një mënyrë të re të gjuhës: mënyrën rënkimore. Mund të imagjinojmë që këtë mëyrë foljet dalin të paplota.

Kredi në rubla për blerjen e raketave S-400 nga Turqia

Postuar në 29 Dhjetor, 2017 17:10

Turqia dhe Rusia nënshkruan marrëveshjen për furnizimin e Ankarasë me raketat ruse tokë-ajër të modelit S-400.  Marrëveshja me vlerë rreth 2.5 miliardë $, ka shkaktuar shqetësim në Perëndim për shkak se Turqia është një vend anëtar i NATO-s dhe ky sistem nuk mund të integrohet në strukturën ushtarake të aleancës.

“Çështja “Tahiri” një kërcënim politik për Ramën“

Postuar në 29 Dhjetor, 2017 16:52

Avokati Spartak Ngjela ka deklaruar se çështja e ish-Ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri nuk është aq e thjeshtë sa duket. Sipas tij ka një kërcënim politik prandaj ai tha se kryeministri Edi Rama duhet të tregohet i kujdesshëm. Duke analizuar ngjarjet politike të vitit 2017, Ngjela shprehet se Rama gaboi me votën në OKB.

TemaTv

Rasti Rakipi/Zbatim i ligjit apo lojë politike?

Postuar në 29 Dhjetor, 2017 13:57

Prej disa ditësh, Prokuroria e Përgjithshme e Republikës ka vënë në lëvizje procesin e heqjes së mandatit për dy deputetë të Kuvendit të Shqipërisë. Konkretisht për deputetin e PDIU-së, Aqif Rakipi dhe deputetin e LSI-së, Gledion Rehovica.

Arta Marku sposton rrethin e Llallës

Postuar në 29 Dhjetor, 2017 13:37

Pak ditë pas ardhjes në detyrë kryeprokurorja Arta Marku ka bërë lëvizjen parë duke ulur në pozicion Rovena Gashin, Prokuroren që drejtonte zyrën e marrëdhënieve me Jashtë.

Gashi ka qenë drejtuese e sektorit për zbatimin e ligjit të dekriminalizimit, e cila kundërshtuar hapur qëndrimet e ambasadorit Lu për reformën në drejtësi.

Madje ambasada e SHBA i refuzoi vizën, ccka e detyroi Gashin t'i drejtohej me një letër presidentit të kohës, Bujar Nishani ku i sqaronte pozicionin e saj. 
.
Pjesë nga letra 

Arrestime "derrash" do ketë, përgjegjësia do jetë individuale

Postuar në 29 Dhjetor, 2017 13:21

Ajo që dëgjuam nga kryeministri në konferencën e fundvitit, i cili supozohet se ka informacion më tepër për ccështjet e politikës dhe planeve të partnerëve është se arrestime funksionarësh publikë do kete, pavarësisht nga cili krah politik do jenë.

Kouchner: “BE-ja të bojkotojë presidencën austriake”

Postuar në 29 Dhjetor, 2017 11:57

Ish-ministri i Jashtëm i Francës, Bernard Kouchner kërkon që Bashkimi Europian të bojkotojë presidencën austriake. Përmes një letre të publikuar në gazetën “Le Monde”, Kouchner e cilëson kabinetin e ri qeveritar të Austrisë si trashëgimtar të Nazizmit, duke iu referuar aleatëve të ekstremit të djathtë të kancelarit Sebastian Kurz. 
Letra është firmosur edhe nga Benjamin Abtan, themelues i European Grassroots Antiracist Movement dhe  Beate dhe Serge Klarsfeld, themelues të “Sons and Daughters of Jewish Deportees” nga Franca.

Meta sqaron lidhjet me Adriatik Llallën

Postuar në 28 Dhjetor, 2017 22:48

Ilir Meta është përfolur si mentori i ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla dhe si të thuash dirigjent i presioneve apo shantazheve politike që formatoheshin në zyrat e Prokurorisë në shërbim të LSI-së.

Një lidhje që vazhdon të qarkullojë në mjegullën që la pas ikja e palavdishme e Adriatik Llallës, të cilin  ambasadori amerikan e damkosi përfundimisht kur tha se ishte personi që kishte refuzuar të hetonte politikanë të lartë. Ndonëse ajo që do kujtohet nga zoti Llalla ishte shtatori i arrestimeve që nuk erdhi kurrë. 

Dekreti për Janullatos

Postuar në 28 Dhjetor, 2017 21:59

Sqarimetpër dhënien e nënshtetësisë shqiptare Kryepeshkopit Janullatos kreu i Shtetit, Ilir Meta, i bëri gjatë një interviste në emisionin "Opinion" në Tv Klan. Më poshtë pasazhi video:

Pages

Subscribe to ResPublica RSS