Rezultatet e zgjedhjeve në Itali, dhimbje koke për BE-në

Postuar në 05 Mars, 2018 10:00

Lëvizja "5 Yjet" e themeluar nga Bepe Grillo rezulton parti e parë nga votimet e së dielës në Itali me 31% të votave dhe 235 vende në dhomën e ulët, ndërsa qendra e  djathtë është koalicioni fitues me 37% të votave. 

Në radhët e koalicionit të djathtë, Lega Nord e Matteo Salvini-t përqendrohet në 18.69% të votave dhe 117 vende në dhomën e ulët. Forza Italia e Silvio Berlusconi-t ka fituar 13.45% të vitave dhe 102 vende në dhomën e ulët. Partia Demokratike (PD) e sheh veten në rënie me 19.4% të votave. 

Xhamitë, monumente osmane. Restaurimi nga TIKA

Postuar në 04 Mars, 2018 20:10

Punimet për 5 xhamitë që do t'i nënshtrohen restaurimit dhe që cilësohen si monumente osmane do të kryhen nga Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA). Agjencia Anadolu raporton se brenda muajit mars do të nisin punimet për restaurimin e Xhamisë së Et’hem Beut në kryeqytetin e Tiranës, Xhamisë së Pazarit në Gjirokastër, Xhamisë Mbret në Berat dhe Teqesë Halveti dhe Xhamisë së Beqarëve në Berat.

Kriza e heshtur e mikrobiomës

Postuar në 04 Mars, 2018 19:30

Është një krizë që nga shumë shkencëtarë besohet se ka përmasa të ngjashme me ndryshimet klimaterike, por ka shumë më pak mbulim mediatik: mikrobet po zhduken nga trupi ynë.

Mund të keni dëgjuar se triliona mikrobe – baktere, kërpudha, viruse, protiste(mikroorgnaizma) – jetojnë në çdo sipërfaqe të trupit sikurse brenda gojës, në zgavra të tjera dhe në zorrë e stomak. Mund të keni dëgjuar po ashtu se këto mikrobe përbëjnë shumicë e qelizave të trupit.

Berlusconi, sei scaduto!

Postuar në 04 Mars, 2018 19:24

Lideri i Forza Italia, Silvio Berlusconi u ndesh me një protestë të Lëvizjes Feministe gjatë votimit për zgjedhjet parlamentare të dielën. Një aktiviste e kësaj Lëvizje u ngjit në tryezën e votimit gjysmë lakuriq me parrullën Berlusconi sei scaduto të shkruajtur ne trup. 

Bashkimi doganor me Kosovën, problem njësimi i dokumenteve

Postuar në 04 Mars, 2018 14:20

Unifikimi mes doganave të Shqipirësë dhe Kosovës i paraprin politikave dhe marrëveshjejeve të dy vendeve, por që të arrihet plotësisht do të nevojitet kohë. Drejtori i Procedurave Doganore, Saimir Sinani, thekson se sot për sot vështirësia qendron te njësimi i dokumenteve mes dy vendeve.

Ndërsa, lidhur me depozitimin e deklarimeve online të biznesit, tashmë procedura ka ndryshuar dhe verifikimi bëhet nga një punonjës i cili përzgjidhet autmatikisht nga sistemi, duke bërë edhe vlerësimin e çmimit sipas një metodologjie krejt tjetër nga ajo që është përdorur.

Videolajm/Deti përparon në 14 km plazh të Velipojës

Postuar në 04 Mars, 2018 13:08

Duket se deti po jep shenja të qarta për dukurinë e erozionit në brigjet shqiptare teksa në Veliopojë uji ka mbuluar 14 km të vijëas bregdetare dhe ka arritur në 60 cm. Videot e përcjella nga AbcNews tregojnë përparimin e detit në një thellësi të konsiderueshme plazhi, që na kujton atë që ndodh prej kohësh në derdhjen e Semanit.

 

Rusia deklaron se ka vendosur epërsinë në kapacitetet strategjike dhe bërthamore ndaj Perëndimit

Postuar në 04 Mars, 2018 13:01

Rusia pretendon se ka kryer me sukses testimin e një reaktorëve bërthamorë në miniaturë që mund të instalohen në raketat kruiz apo dronët nënujorë. Lajmi bëhet i ditur nga agjencia shtetëore TASS që citon burime të ushtrisë. Sipas tyre raketat e pajisura me këto njësi të energjisë bërthamore do të kenë rreze të pakufizuar veprimi dhe do të përdoren edhe në njësi nënujore në kuadër të një sistemi shumëqëllimësh oqeanik.

A u informua Xhafa në Londër për kokainën e Durrësit?

Postuar në 04 Mars, 2018 11:56

Nuk duket të ketë qenë koinçidencë kapja e ngarkesës me 613 kilogramë kokainë pak ditë vizitës në Britani të ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj.  Burime zyrtare thanë për Respublica se temë e diskutimeve të zotit Xafaj në Londër ka qenë edhe krimi i organizuar dhe në veçanti trafiku ndërkombëtar i drogës, ku janë dhënë informacione konfidenciale.

Heshtja e intelektualëve - rasti kritik i Italisë

Postuar në 04 Mars, 2018 02:08

Ka qenë një kohë në Itali, kur në prag të çdo takimi elektoral gëlonin apelet, shprehja e qëndrimeve firmosur nga lista të gjata shkrimtarësh, profesorësh të universitetit të çdo dege, gazetarëve, burrave dhe grave të kinemasë dhe televizionit që ftonin njerëzit të votonin për këtaq apo për atë(thujase përherë ç’është e vërteta për parti të së majtës). Sot ama mbretëron heshtja më e plotë. Duket se askush më nuk e ndjen se duhet të investojë emrin e vet në favor të ndonjë partie.

Një libër për gjuhën e shqiptarëve të Ukrainës

Postuar në 03 Mars, 2018 21:10

Është prezantuar në Akademinë e Shkencave punimi I akademikut rus, Aleksander Novik për gjuhën e shqiptarëve të Ukrainës. Punimi është realizuar bashkë me autoren Aleksandra Dugushina dhe mban titullin: “Ekspedita në brigjet e Azovit: gjuha dhe kultura e shqiptarëve të Ukrainës". I njëjti autor figuron  edhe në punimin tjetër "Gollobordë (Golo Bordo), Shqipëri", prezantuar edhe ky në aktivitetin e organizuar me këtë rast nga Akademia e Shkencave.

Pages

Subscribe to ResPublica RSS