"National Geographic" e pranon: Kemi qenë rracistë për dekada të tëra
“National Geographic” ia kushton edicionin e muajit prill rracës dhe ndarjeve në rraca që sipas hulumtimeve të saj rezultojnë të jenë kategori të krijuara por jo natyrale.
Tematika hapet me një editorial të kryeredaktores Susan Golberg, e dhjeta në këtë detyrë qëkurse revista u themelua në vitin 1888. Ajo e prezanton veten si hebreje, pjesë e një komuniteti që është persekutuar dikur edhe në SHBA.
Shqipja, gjuhë zyrtare në Maqedoni(video)
Parlamenti i Maqedonisë ka miratuar ligjin për përdorimin e gjuhëve me 64 vota pro. Ligji në fjalë i jep status zyrtar edhe shqipes meqenëse flitet nga më shumë se 20% e banorëve të shtetit. Situata në Parlament ka qenë e tensionuar, pasi deputetë e VMRO-DPMNE kanë kundërshtuar ashpër. Mediat në Maqedoni njoftojnë madje për një situatë prag konfrontimi fizik mes ish-kryeministrit Nikolla Gruevski dhe kreut të Parlamentit, Talat Xhaferri.
Një gjeni si Stephen Hauking
Vdekja e shkencëtarit të shquar, Stephen Haukins, është një humbje e madhe për Botën, në përgjithësi. Them kështu se ai nuk qe vetëm një gjeni në fushën e Kozmologjisë apo Fizikës teorike, por dhe një mendje e ndritur e një qytetar i madh që ka ngritur zërin për problemet më shqetësuese që po përballon e do t’i duhet të përballojë njerëzimi dhe që, për fat të keq, kanë rënë në vesh të shurdhër tek ata që mund të ndihmonin për shmangien e rreziqeve të mundëshme që mbartin ato.
Ku po shkojnë paratë e aksionit të ujit?
Në praktikën e disa njësive vendore, rritja e të ardhurave nga aksioni per disiplinimin e pagesave te ujit nuk ka shkuar për zërin e investimeve dhe as për shlyerjen e borxheve në sektorin e energjisë, por për pagat dhe bonuset për stafin. Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, së bashku me atë të Financave, kanë firmosur një shkresë ku i kërkojnë bashkive që të disiplinojnë shpenzimet dhe të ardhurat që do të përfitojnë nga nisja e aksionit në sektorin e ujit.
Përse fermerët nuk fitojnë nga aplikimi online?
Eksperti i Ekonomisë, Koço Broka gjykon se skema e mbështetjes financiare të fermerëve nuk do të jetë efikase për shkak të disa elementeve pengues. Sipas tij, Kritere të tilla si eliminimi i dokumenteve apo aplikimi online, nuk reflektojnë zgjidhje për fermerët, ndërsa e quan të nxituar vendimin për shkrirjen e drejtorive bujqësore.
Kreu i ushtrisë amerikane: "Assad e fitoi luftën"
Duket se ka disa ndryshime, apo diferenca në politikën e jashtme amerikane, e cila që nga ardhja në pushtet e Donald Trump, po flet me disa zëra. Largimi i Tillerson nga posti i sekretarit të Departamentit të Shtetit është një shenjë se qasjet e Donald Trump nuk përtypen dot kollaj, ndërkohë që një tjetër sinjal i tillë ka ardhur kësaj radhe nga ushtria.
Zgjedhjet në Itali/Boshatisja e qendrës politike si krizë e vetë demokracisë
Një nga aspektet më të rëndësishme të zgjedhjeve të fundit parlamentare italiane ëstë humbja e qendrës politike. Në një opinion të vetin në gazetnë “Corriere della Sera”, Angelo Panebianco shkruan se rezultati i tanishëm i faturohet pikë së pari edhe gabimeve të kreut të qendrës së majtë Matteo Renzi, i cili duke mosrespektuar Paktin e Nazarenos me Berlusconin për kryerjen e disa reformave, provokoi kalimin e tij drejt armiqve të dikurshëm.
“Oligarkët e rinj, më keq se të vjetrit”
Oligarkët janë një problem edhe në një vend të Bashkimit Europian si Greqia. Të paktën këtë mendon kreu i partisë kryesore opozitare greke, Kyriakos Mitsotakis, i cili gjatë një fjalimi në Qendrën e Studimeve Ndërkombëtare Strategjike në Washington ka folur madje për “brezin e oligarkëve të rinj”.
Sipas tij këta oligarkë të rinj janë më keq se të vjetrit dhe se qeveria aktuale greke i mbështet ata dhe ka marrëdhënie të dyshimta mes të cilave edhe ajo për kontrollin e mediave në Greqi.
Vdes Stephen Hawking
Fizikani i shquar britanik dhe kozmologu Stephen Hawking vdiq të mërkurën në moshën 76 vjeç në shtëpinë e tij në Kembrixh."Ndiejmë keqardhje të madhe për vdekjen e babait tonë të dashur, i cili ishte njeri i rrallë dhe një shkencëtar i madh, puna e të cilit do të jetojë për shumë vite”-thuhet në një deklaratë të familjes.
Prishja e dakordësuar e godinës së Teatrit
Edi Rama e pati të thjeshtë kësaj radhe për të rrëzuar nga themelet godinën e Teatrit Kombëtar. Pak ditë proteste, një testim me daljet e ministres së Kulturës dhe kryetarit të Bashkisë, dhe kryeministri doli para artistëve për t’u thënë troç: aty ku sot është teatri do bëhet ça dua unë.
