Mediat përflasin edhe largimin e këshilltarit të Trump, H.R. McMaster
Gazeta amerikane “The Washington Post” raporton se pas Rex Tillerson, është radha e këshilltarit për sigurinë, H.R. McMaster për t’u larguar. Sipas gazetës, lëvizja e tij nuk pritet të bëhet menjëherë, por ai është vënë në shënjetër të presidentit amerikan që duket se po zëvendëson ekipin kryesor me të cilin drejton në SHBA.
7 vjet luftë shkatërrimtare për Sirinë (Video)
Rrënoja, rreth gjysmë milioni të vdekur, mijëra të plagosur, jetë të shkatërruara dhe tokë e djegur. Shtatë vjet lufte janë shpenzuar në Siri, me gjendjen edhe sot të vazhdojë të jetë dramatike ...
PD: 26 shkurti të jetë Dita e Kujtesës së Viktimave të Komunizmit
Partia Demokratike kërkon që 26 shkurti të shpallet data e përkujtimit të viktimave të komunizmit. Kërkesa është hartuar në kuadër të një nisme për amendimin e ligjit në fuqi, atë me nr. 7561, datë 21 shkurt 1992, “Për festat zyrtare e ditët përkujtimore”, i ndryshuar.
Për Ehud Barak, Netanyahun dhe intrigat e politikës izraelite...
Ish-kryeministri izraelit Ehud Olmert është rikthyer në vëmendje të debatit publik në Izrael me një libër biografik ku përmenden disa figura të njohura të jetës politike, përfshirë kryeministrin aktual, Beniamin Netanjahu. Pjesë të librit janë publikuar tashmë nga gazeta “Yedioth Ahronoth” dhe në to flitet edhe për periudhën e burgut.
Shqipja, gjuhë zyrtare/Presidenti Ivanov hallka e fundit penguese
Në Maqedoni po konsumohet episodi i dytë i krizës kushtetuese-politike që kësaj radhe nuk ka të bëjë me zgjedhjet, por me ligjin për përdorimin e gjuhëve. Menjëherë pas vendimit të Parlamentit, presidenti I vendit George Ivanov, ka deklaruar se nuk do ta dekretojë ligjin, pasi sipas tij ai favorizon shqipen dhe krijon kushtet për ndarje etnike. Çështja e dekretimit hap spiralen e debatit kushtetues pasi ligji kaloi pa marrë në konsideratë 35 mijë amendamente të partisë së ish-kryeministrit Nikolla Gruevksi.
Meta fton Aliev të vizitojë Tiranën
Presidenti i Azerbajxhanit Aliev ka marrë një ftesë për të vizituar Shqipërinë nga presidenti shqiptar Ilir Meta. Njoftimi është bërë nga stafi i zotit Meta që ka sqaruar se krerët e dy shteteve patën në Baku me rastin e hapjes së Forumit të 6-të, me temë: “Mbyllja e boshllëqeve për krijimin e një shoqërie gjithëpërfshirëse”.
Një film biografik për Karl Marx
Një biografi ndryshe për Karl Marx vjen përmes filmit “I riu Karl Marx” me regji të Raoul Peck sjell një vështrim dinamik të jetës së njërit prej mendimtarëve më ndikues të historisë njerëzore. Revista “Foreign Policy” shkruan se regjizori ka bërë një gjetje të mirë duke shmangur kompkimimet ideoligjike dhe shtjellimin e tezave të Marx që përfaqësohen te vepra kryesore e tij, “Kapitali”.
Videolajm/7000 palë këpucë për fëmijët e vrarë nga armët e zjarrit
Aktivistë të Avaaz kanë lënë 7000 palë këpucë para Capitol Hill në SHBA për të protestuar ndaj vdekjes së 7000 fëmijëve si pasojë përdorimit të armëve të zjarrit.
Erdogan: Bëhuni gati për Luftën e III Botërore
Rreziku për shpërthimin e një Lufte të Tretë Botërore sipas presidentit turk Erdogan është i dukshëm. Ai bëri thirrje turqve të jenë të përgatitur për çdo eventualitet.Shkak sipas tij mund të jetë fakti se SHBA po ndërton 20 baza ushtarake në Siri, të drejtuara kundër Rusisë.
"Njëzet baza ushtarake janë krijuar në Siri. Pse janë ngritur këto baza? Nuk besoj se do të përdoren kundër Rusisë. Ndaj dhe objektivat janë dy, Turqia ose Irani. Epo kjo nënkupton shpalljen e Luftës së Tretë Botërore. Ndaj dhe duhet të jemi gati."- shtoi Erdogan
"National Geographic" e pranon: Kemi qenë rracistë për dekada të tëra
“National Geographic” ia kushton edicionin e muajit prill rracës dhe ndarjeve në rraca që sipas hulumtimeve të saj rezultojnë të jenë kategori të krijuara por jo natyrale.
Tematika hapet me një editorial të kryeredaktores Susan Golberg, e dhjeta në këtë detyrë qëkurse revista u themelua në vitin 1888. Ajo e prezanton veten si hebreje, pjesë e një komuniteti që është persekutuar dikur edhe në SHBA.
