Inceneratorët, hapet rruga e importit të mbetjeve

Postuar në 18 Mars, 2018 16:27

Alternativa për djegien e mbetjeve në Shqipëri përmes inceneratorëve është parë nga qeveria si formë efikase për trajtimin e tyre, ndërsa ka gjetur kundërshtim nga opozita dhe përfaqëësues të shoqërisë civile. Tashmë, në funksion është incineratori në Elbasan, dhe pas tij janë projektuar dy të tjerë në Fier e Tiranë. Vizita e ministrit Damian Gjiknurit në Elbasan këtë fundjavë pasoi në komentin e tij, se impanti ka nevojë për më shumë mbetje, dhe vlera e dytë e shtuar përpos eliminimit të tyre është prodhimi i energjisë.

Pakti detar me Greqinë/Presidenti refuzon hartat sovjetike të Ministrisë së Jashtme(foto)

Postuar në 18 Mars, 2018 16:12

Në datën 1 mars u bë e njohur se presidenti I Republikës, Ilir Meta, refuzoi dhënien e autorizimit për plotfuqinë për negociatat me Greqinë. Sipas asaj që doli në media, Meta kërkonte informacion shtesë për këto çështje: 

Lajmi i mirë i humbjes së të majtës në Itali

Postuar në 18 Mars, 2018 12:41

Humbja e të majtës në Itali është një lajm i mirë. I mirë për faktin se i dha një mësim të mirë një partie që ushqente vetëm ambiciet e një njeriu si Matteo Renzi, as intelektual, as politikan i vërtetë, as administrator i suksesshëm dhe as vizionar jo e jo. 
Nuk ka analizë politike në Itali që të mos e lidhë humbjen poshtëruese të Partisë Demokratike me manovrimet prej kllouni të këtij individi që është një nga simbolet e kohës sonë: prezent kudo e për çdo gjë, i sukssesshëm pse kështu vetëshpallet, pleshërues i çdo sëmundjeje sociale. 

Flamuri turk valëvitet në Afrin (Video)

Postuar në 18 Mars, 2018 12:28

Forcat rebele të "Ushtrisë së Lirë Siriane", të mbështetur nga Turqia, kanë vënë nën kontroll të plotë qendrën e qytetit Afrin në Sirinë veriore, bastion i milicisë kurde të YPG - sipas Presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan.

"Tani atje valëvitet flamuri turk! Flamuri i ushtrisë së lirë siriane valëvitet i lirë!"-shtoi Erdogan. Sipas korrespondentëve të AFP, forcat turke dhe aleatët e tyre rebelë kontrollojnë tërë qytetin.

Toka që jeton

Postuar në 18 Mars, 2018 11:44

Athina jep OK për emrin Gorna Makedonija

Postuar në 17 Mars, 2018 18:52

Nikos Kotzias do të shkojë në Shkup më 22 mars me paktin gati për emrin e Maqedonisë. Negociatat janë në vijën e fundit dhe ka shumë të ngjarë që marrëveshja ndërkombëtare të shkojë në parlamentin grek në fillim të majit.
Burime të cituara nga faqja e internetit hellasjournal thonë se qëllimi kryesor është të përshpejtojet procesi në mënyrë që çdo gjë të përfundojë në qershor.

Ndotja që përgënjeshtron çdo premtim dhe çdo artikull gazete(video)

Postuar në 17 Mars, 2018 18:34

U premtua se do të bëhej aksion kombëtar, se pastrimi i territorit do të ishte prioritet i këtij mandati. Edhe ndarja territoriale premtonte zgjidhje të një problemi shumë serioz si ndotja nga mbeturinat urbane, ndërkohë që qeveria po mburret se për mbetjet ka strategji të mirëmenduar. 

Por përtej premtimeve dhe artikujve promovues apo lavdërues, është territori shqiptar, bregu i detit, lumenjtë, deltat dhe lagunat ato që flasin më mirë. 

Përfundon ndërtimi i bar-kafe-salçiçerisë në mes të Butrintit

Postuar në 17 Mars, 2018 16:00

Pas shumë debateve, përfundon ndërtimi i bar-kafesë në mes të Parkut të Butrintit. Dru dhe xham në objektin që do të menaxhohet nga biznesi privat për pesë vite. Kumbaro thotë se dosja në prokurori është mbyllur, ndërsa arkeologu Ceka e quan aferë korruptive. 

TemaTv 

"Mund të vijë dita që edhe adhuruesit e Dostojevksit dhe Tolstoit të stigmatizohen si agjentë"

Postuar në 17 Mars, 2018 14:17

Ambasadori rus në Tiranë, Aleksander Karpushin, i ka dhënë një intervistë Televizionit Publik Shqiptar përmes së cilës ka komentuar zhvillimet më të fundit që prekin vendin e tij. Një pjesë inetresante e intervistës dhënë për emicionin “Java” është ajo për ekzistencën e një lobi apo ndikimi rus në Shqipëri e Ballkan. Sipas Karpushin, kjo prirje për të kërkuar armiq është e rrezikshme:

Në detyrë pa asnjë kufizim mandati

Postuar në 17 Mars, 2018 11:48

President përjetë. Xi jinping është që nga dita e sotme kreu absolut dhe i pakonkurueshëm I Kinës. Associated Press raporton se ai është caktuar sot president pa kufizim mandate nga Kongresi Kombëtar i Popullit që ka caktuar si zv.president, Wang Qishan.

Xio u betua me dorën e majtë mbi Kushtetutë dhe dorën e djathtë të ngritur duke dhënë fjalën për zbatimin e saj dhe për besnikëri ndaj vendit dhe njerëzve.

Pages

Subscribe to ResPublica RSS