Ikën edhe këshilltari për Sigurinë, McMaster. John Bolton vjen në detyrë

Postuar në 23 Mars, 2018 11:53

Këshiltari për Sigurinë i presidentit të SHBA, H.R McMaster është shkarkuar nga detyra të martën për t’u zëvendësuar me ish-ambasadorin në OKB, John Bolton. Ky i fundit njihet si njeri i linjës së ashpër dhe ka mbrojtur ndërhyrjen ushtarake amerikane në Irak, në Iran dhe tani është pro nddërhyrjes edhe në Korenë e Veriut.

Mediat që raportojnë rokadën në këshillin e sigurisë, sjellin në vëmendje një opinion të Bolton në muajin shkurt, sipas të cilit Bolton konsideronte një sulm ndaj Phenianit.

LSI lyp pazar me Veliajn

Postuar në 23 Mars, 2018 00:14

LSI në emër të Monika Kryemadhit i ofroi publikisht pazar Erion Veliajt për zgjedhjet e ardhshme lokale. Teksa në media qarkullojnë hamëndesimet për një çarje me PD-në, të shoqëruara këto me largime të këshilltarëve të LSI-së, nga selia e partisë së Ilir Metës operohet me një formulë që zoti Veliaj e njeh mirë, dhe që mesa duket tashmë nuk i mbahet më e fshehur as publikut.   Mbështetje në zgjedhje lokale në emër të interesave që do të kënaqin të dyja palët. Dhe nuk është çudi që kjo të konsumohet me një darkë të tipit Pazari i Ri.

Oqeani Paqësor i mbushur me 5 trilion materiale plastike

Postuar në 22 Mars, 2018 23:48

Pellgu mes Hawaii-t dhe Kalifornisë është vendgrumbullimi më i madh i mbeturinave  plastike në Oqeanin Paqësor. Veç tij janë edhe 4 vengrumbullime të tjera. Nëse lihet të qarkullojë, plastika do të ndikojë në ekosistemet, shëndetin dhe ekonominë globale.

Zgjidhja e saj kërkon një kombinim të mbylljes së burimit dhe pastrimit të asaj që tashmë është grumbulluar në Oqean. Rrymat e oqeanit e përqendrojnë plastikën në pesë zona në botë përmes atyre që njihen si xhirot subtropikale ose "fushat e mbeturinave të oqeanit" në botë.

Dekonspirohet darka private në rezidencën e Erdogan

Postuar në 22 Mars, 2018 21:51

E enjtja e kësaj jave ishte një nga ditët që kryeministri nuk u shfaq në media, përveç urimit për ditën e Sulltan Novruzit dhe fotografi nga përmbytjet në Shkodër që sipas tij tregojnë se shteti është në krye të detyrës.

Lodhja e rrugës së kthimit nga Brukseli ku kryeministri deklaroi se Shqipëria e meriton hapjen e negociatave mund të ishte një nga arsyet e mungesës, duke marrë parasysh faktin që zoti Rama nuk e ka praktikë bashkëbisedimin me gazetarët për të dhënë shpjegime mbi takimet në selinë e Bashkimit Europian.

B92: Serbia ka marrë ultimatum për njohjen e Kosovës

Postuar në 22 Mars, 2018 18:34

Kanë krijuar jo pak pështjellim raportimet e mediave se presidenti serb Aleksandër Vuçiç,  ka "marrë një ofertë " nga diplomatët në Berlin, Paris, Londër dhe Uashington për të njohur Kosovën në shkëmbim të Asosacionit të Komunave Serbe. B92 thotë se kjo "iu konfirmua Vuçiç" edhe gjatë takimeve të fundit në New York.

Ministrja e Serbisë për integrimet në BE,  Jadranka Joksimoviç nuk e mohoi një gjë të tillë, por tha se më e  rëndësishme është se Presidenti serb Aleksandar Vuçiç në takimet me diplomatët perëndimorë ka demonstruar një politikë të përgjegjshme.

Kenia ndahet më dysh (video)

Postuar në 22 Mars, 2018 17:07

Një video e cila tregon një çarje të madhe në luginën e Narokut  në Kenia ka rritur shqetësimin për të ardhmen e kontinentit afrikan. Gazeta “Daily Nation” shkruan se gjeologët nga e gjithë bota kanë nxituar në zonë për të marrë pjesë në anketat dhe studimet rreth fenomenit të çuditshëm.

Arben Malaj: Taksa e sheshtë, alternativë për uljen e varfërisë

Postuar në 22 Mars, 2018 17:02

Eksperti i Ekonomisë,  Prof. Arben Malaj, disa herë ministër i Financave, këshillon një sistem neutral taksash, rishikim të tatimit mbi të ardhurat personale dhe një model të mirëmenduar drejt rikthimit te taksa e sheshtë. Në një intervistë për TemA TV, Malaj argumenton se qeveria duhet të bëjë një moratorium, për të mos e ndryshuar sistemin fiskal për një afat të caktuar.

Provokaka...

Postuar në 22 Mars, 2018 14:42

Digitalbi duket se është kompani që dominohet nga shenja e Akrepit. Shenjë që siç thonë të pret me këmbët e para.

Kjo u vu re nga reagimi ndaj një debat trans-historik siç është ai për shfaqjen në ekran të një prej prezantuesve të veta. Në kësi debatesh trans-historike(term me të cilin kuptojmë pa lejen e askujt një lajm që ndonëse konsumohet tani ka rënë në vesh si të paraardhësve tanë ilirë, ashtu edhe të pasardhësve që po presin ta kenë para syve si model orientimi) nuk kanë rëndësi emri. Goja është protagonisti, goja e njeriut që flet ça i shohin sytë.

Drejt një Europe jokristiane

Postuar në 22 Mars, 2018 14:36

Europa po shkon drejt dekristianizimit të saj. Alarmi që është ngritur shpesh në vende si Hollanda, apo Gjermania, sot ka prekur mbarë kontinentin, përveç vendeve ku identiteti fetar ka arsye specifike të përforcohet si p.sh në Poloni, Hungari apo në Balltikun kufitar me Rusinë. Por një sondazh i fundit i organizuar nga univeristeti i St Mary tregon se rënia e besimit fetar apo vetëpërcaktimi si afetar, ka njohur ritme të jashtëzakonshme në brezin e ri.

Ambasada ruse tallet me Ministrinë e Jashtme të Shqipërisë: Ju lutemi, na informoni mbi rastin "Skripal"

Postuar në 22 Mars, 2018 13:27

Ambasada ruse në Tiranë ka reaguar sot përmes një njoftimi rreth qëndrimeve të Ministrisë shqiptare për Evropën dhe Punët e Jashtme lidhur me rastin “Skripal”. Një njoftim ku nuk mungon ironia dhe tallja për qëndrimet e ministrisë që e konsideron të mirëqenë faktin se në Britani ka patur një sulm kimik nga Rusia.

Pages

Subscribe to ResPublica RSS