Biologjia dhe letërsia
Shkenca dhe aftësia krijuese e njeriut e afirmuar sidomos në arte. Një temë e “kohëve tona” që synon të shpjegojë misterin e artit njerëzor si interpretim i realitetit. Profesori i letërsisë në Universitetin e Pizës, Alberto Casadei, flet në një intervistë për “Avvenire” mbi këtë ndërthurje. Të njohësh njeriun dhe biologjinë e tij si premisa të krijimit që po ashtu mban vulën e tij. Libri “Biologjia e letërsisë” hulumton këto aspekte “moderne”, të cilave në fakt njeriu i ka shpërfaqur me veprat e artit që mbetet antropocentrik në të gjitha manifestimet e veta.
Tepsia e kthyer në tigan - duke medituar përpara "Shqipërisë që duam"
Të ndihesh i harruar duket si një përditshmëri për këdo që ende bazohet mbi idealen dhe jo mbi materialen, por ta marrësh këtë harresë si kthim të kontributeve për këdo që e provon, sjell jo vetëm zhgënjim. Kjo e dëgjuar është ne përditshmëri, por e provuar është sa lodhëse aq dhe pesimiste. Është sa më sipër transformim i formës dhe përmbajtjes së mjetit, arsyes dhe bindjes. Me zhargonin e kohës, është kthimi i “tepsisë” ne “tigan”.
Gjermania merr frymë lirisht
Me 362 pro dhe 279 kundër Kongresi i jashtëzakonshëm i Partisë Socialdemokrate (SPD) në Gjermani miratoi propozimin e lidershipit për të marrë pjesë në negociatat me Bashkimin Kristiandemokrat (CDU / CSU) në mënyrë që të krijojnë një koalicion të madh nën drejtimin e Angela Merkel.
Ballkani dhe ndikimi në zgjedhjet e Rusisë
Politika e jashtme e Rusisë pritet të luajë një rol të rëndësishëm në zgjedhjet ruse të marsit të ardhshëm. Së fundmi argumentohet se ndikimi i çështjeve të Ballkanit në formësimin rezultatit të zgjedhjeve nuk do të ketë këtë ndikim për aq kohë sa Rusia jep përshtypjen se ka zgjedhur të distancohet nga zhvillimet e brendshme të shteteve ballkanike.
Mbyllen pa rezultat konkret negociatat e Korçës
Negociatat e Korçës mes Shqipërisë dhe Greqisë për një sërë çështjesh me interes dypalësh kanë mbyllur raundin e dytë. Pa një mbyllje përfundimtare duket se negociatat do të vijojnë sërish me një raund të ri edhe pse nuk është e qartë se në çfarë niveli. Më poshtë deklarata për shtyp e shpërndarë pas takimit të Korçës:
21 janari/Kryeministri nominon armiqtë e drejtësisë
Kryeministri Edi Rama ka organziuar në kryeministri një takim me familjarë dhe deputetë me rastin e 7 vjetorit të 21 janarit. Kryeministri ka pranuar “sëkëlldinë e veçantë” me të cilën pret këtë datë, sepse siç tha ai “drejtësia po vonon”.
Nga Tepelena në Korçë, gërmimet për ushtarët grekë
Në ora 11 sipas kohës lokale, në Dragot të Tepelenës nën mbikëqyrjen e komisionit dypalësh dhe në prani të ekspertëve, grekë dhe shqiptarë do të fillojnë gërmimet për gjetjen e eshtrave të ushtarëve grekë të rënë në luftën italo-greke.
Agjencia amna.gr njofton se për gërmimet do të përdoren kryesisht harta italiane të kohës së luftës dhe dëshmitë e banorëve të zonës. Gërmimet do të shtrihen deri në Korçë, ku mendohet se janë varrosur rreth 6,800 deri 8,000 grekët të cilët u vranë në mes të nëntorit 1940 dhe prillit 1941.
Turqia nis ndërhyrjen tokësore kundër kurdëve në Siri
Turqia ka nisur operacionin tokësor kundër kurdëve peshmerga në Siri duke nisur që nga ora 11:05 e ditës së sotme. Lajmi është njoftuar nga kryeministri turk, Binali Yildirim gjatë një bisede me gazetarë dhe ai pason goditjet ajrore në Afrin, ku është përqendruar edhe e ashtuquajtura foprcë kufitare kurde që është krijuar nga SHBA.
Stabiliteti i Ballkanit midis nacionalizmit dhe zgjidhjes së problemeve: dinamika e fillim-vitit 2018
Duket se viti 2018 filloi me ngjarje të nxehta dhe zhvillime, të cilat pasqyrojnë natyrën e rajonit të Ballkanit – duke përfshirë edhe Shqipërinë – dhe si rezultat ndikojnë mbi to.
Avgi-Agimi, vajza 9000 vjeçare nga Thesalia
Ekspertë suedezë dhe grekë kanë rindërtuar fytyrën e një vajze, 18-25 vjeç, që ka jetuar 8070 vjet para Krishtit në Thesali të Greqisë ku edhe janë gjetur eshtrat e saj. Mostra u paraqit në muzeun e Akropolit.