Laboratori hapësinor kinez Tiangong - 1 bie në Paqësorin e jugut

Postuar në 02 Prill, 2018 10:23

Njësia ishte lëshuar në vitin 2011 dhe arriti të lëshonte një mjet në Hënë. Pamjet e fundit në fluturim mbi qiellin e Italisë nga observatori Gauss. 

Më mirë gënjeshtar sesa i tredhur para "Sulltanit"

Postuar në 02 Prill, 2018 09:07

Ajo që shteti i Kosovës bëri me arrestimin dhe deportimin e 6 shtetasve turq të Kolegjit  Mehmet Akif, ishte një nga aktet më të padenja dhe tinzare në shërbim të presidentit Erdogan.

Ky i fundit falenderoi publikisht Hashim Thaçin për zbatimin e porosive të ardhura nga Ankaraja, duke qartësuar edhe më shumë rolin e presidentit të Kosovës në këtë histori. 

Fushata e LGBTI në shkolla, komunitetet fetare shprehen kundër

Postuar në 01 Prill, 2018 20:02

Për një nga temat e nxehta të ditëve të fundit, siç është edhe futja e komunitetit LGBTI në shkolla, kanë reaguar edhe përfaqësues të komuniteteve fetare.

Nga qyteti i Shkodrës gjatë një vizite urimi për pashkët pranë Kishës Katolike, Imami i Shkodrës Muhamed Myftari, ka theksuar se askush nuk mund kushtëzohet nga përcaktimi i familjes, për interesa të ngushta të grupeve të caktuara. Sipas tij kanceri nuk mund të serviret si vlerë.

Në të njëjtën linjë ka qënë edhe at Nikolla, që ka theksuar se Kisha ortodokse do të proklamojë familjen si e shenjtë.

Pabesi dhe një pështymë nga Erdogan në fytyrën e “shtetarëve” të Kosovës

Postuar në 01 Prill, 2018 17:52

Ajo që ndodhi në Kosovë i meriton të gjitha analizat. Kushtetuta dhe ligji kanë rënë në tokë. Kosova mund të jetë çdo gjë, por vetëm subjekt i denjë për t’u quajtur shtet jo. 

Rrëmbimi i gjashë shtetasve turq që strehoheshin dhe banonin në Kosovë me urdhër të presidentit turk, Erdogan, realizuar dhe kryer nga shërbimet turke me miratimin e dy zyrtarëve është një akt që ka poshtëruar në çdo drejtim institucionet e Kosovës. 

TVSH për biznesin e vogël, dita e parë nis me kosto shtesë

Postuar në 01 Prill, 2018 17:30

Nga kjo e diel, edhe bizneset e vogla me qarkullim mbi 2 milionë lekë, janë zyrtarisht të përfshirë në skemën e TVSH-së. Tregtarët në Tiranë komentojnë se vendimi do të japë efekt të drejtpërdrejtë në rritjen e çmimeve, pasi që nga e shtuna kanë nisur të shpenzojnë vetëm për hir të këtij vendimi.

Video/Ibrahimoviç jep spektakël edhe në SHBA

Postuar në 01 Prill, 2018 15:43

Ka hyrë në ndeshjen mes Galaxy dhe Los Angeles FC në minutën e 70-të dhe ka shënuar dy gola, njëri prej të cilëve në stilin e tij të njohur.

Predikues dhe dhunues (Video)

Postuar në 01 Prill, 2018 13:09

Argumenti më i fortë i kryeministrit për t'iu shmangur thelbit të diskutimit lidhur me protestën e dhunshme në Kalimash ishte se një tufë vandalësh dhunuan pronën publike dhe private.

Me puls të qetësuar/Kryeministri nis sqarimin propagandistik të kontratës për rrugën Durrës-Kukës

Postuar në 01 Prill, 2018 11:29

Kryeministri Edi Rama ka dalë sërish sot në mëngjes për të folur për tarifën në rrugën Durrës-Kukës duke pranuar kësaj radhe pyetje nga gazetarët. Kryeministri ka folur për kontratën, për klauzolat, duke premtuar madje se do të diskutohet me njerëzit për klauzolat e saj. Lehtësi sipas tij parashikohen për banorët e zonës dhe për kategori të tjera. Më poshtë video e konferencës: 

Rasti "Skripal 2.0" në Kosovë?

Postuar në 01 Prill, 2018 00:30

Në pak ditë Kosova ka përjetuar dy ngjarje që vënë në pikëpyetje serioze aftësinë e qeverisë së saj për të administruar territorin dhe për të qenë në gjendje t’i përgjigjet sfidave të sigurisë.

Arrestimi dhe shoqërimi me pranga i zyrtarit të lartë serb Marko Gjuriç nxori në pah faktin se kryeministri Ramush Haradinaj nuk ishte në dijeni të vendimit për të bërë atë që u bë.

5000 vjet art në një minutë video

Postuar në 31 Mars, 2018 23:44

Autori Cao Shu ka realizuar një përmbledhje imazhesh të prodhimeve artistike nga të gjitha epokat që parakalojnë si sfond i një dite të zakonshme ku Shu është personazh i animuar.

Pages

Subscribe to ResPublica RSS