Gerapetritis: Po shkelet në mënyrë flagrante Marrëveshja e Prespës

Postuar në 24 Qershor, 2024 16:40

Ministri i Jashtëm grek e cilëson shkelje flagrante të marrëveshjes së Prespës vendimin e udhëheqjes shtetërore dhe politike të Maqedonisë së Veriut për të mos përdorur “emrin kushtetues të vendit në fjalimet publike brenda vendit”.

Dy fjalime pati sot Shqipëria!

Postuar në 24 Qershor, 2024 16:40

Lexoni fjalën e Agron Gjekmarkajt sot në Parlament. E ka publikuar syri.net, media pranë Berishës dhe teorikisht kundër Bashës. Gjekmarkaj është politikisht një ylberist parimor, pra ai bën kalime diametrale duke iu përmbajtur parimeve. Sot z. Gjekamarkaj e ndante Shqipërinë në “ata” dhe “ne”, ku Ata janë qeveritarët dhe të vetët, të cilëve u shton shumë epitete dhe cilësime.

Pse duhet t'ua japim të dhënat tona institucioneve që nuk mund t'i ruajnë?

Postuar në 24 Qershor, 2024 13:18

Grupi “Homeland Justice” ka publikuar sot të dhëna të tjera të qytetarëve shqiptarë, më saktë të dhënat e pasaportave të tyre shoqëruar me vendbanim dhe numër kontakti. Pak ditë më parë u publikuan të dhënat e qytetarëve të kartave të identitetit të shpërndara në 1330 faqe online. Sigurisht që janë dy baza të dhënash që qarkullojnë në disa mjedise të caktuara, sikundër p.sh noterët kanë një bazë të dhënash kadastrale tani që kadastra online nuk funksionon.

Sulme terroriste me 6 të vrarë në Dagestan

Postuar në 23 Qershor, 2024 22:12

Gjashtë oficerë rusë të zbatimit të ligjit u vranë dhe 12 u plagosën në republikën ruse të Dagestanit. Lajmin e bëri të ditur agjencia Ria Novosti, duke cituar Ministrinë rajonale të Punëve të Brendshme. Një sul ndodhi rreth orës 18:00 me orën lokale në një kishë, ndërsa një sinagoge iu vu zjarri.

IA, Filtri i Madh që e dënon njeriun të mbetet në Tokë!

Postuar në 23 Qershor, 2024 17:12

Inteligjenca Artificiale mund të shpjegojë pse ne nuk po i takojmë Alienët

Goditje nga e majta në të djathtë mbi Këlliçin

Postuar në 23 Qershor, 2024 16:00

Media të afërta me qeverinë aktuale(në fakt me çdo zyrë pushteti) raportojnë sot në faqet kryesore për Belin Këlliçin dhe financimin e tij gjatë fushatës elektorale për Tiranën. Këto media madje shkruajnë se “figura e Belind Këlliçit rrethohet me mistere”, një ndër të cilat, pra financimin e fushatës, ato e kanë zbardhur. Misteri tjetër është se Belind Këlliçi, të cilit në shkrime i referohen si Belo, ka falsifikuar diplomën e shkollës së mesme dhe të masterit. Lista e financuesve është e mbushur me surpriza, thonë kët media.

Ne po ua lëmë Francën qenve

Postuar në 23 Qershor, 2024 15:10

Franca ndodhet në një udhëkryq të rrezikshëm. Humbja në zgjedhjet europiane solli një veprim radikal thuajse të Macron që shpalli zgjedhjet e reja, të cilat sipas sondazheve i japin sërish fitore të djathtëve të Marie Le Pen dhe Jordan Bardellas. Por nuk është vetëm ky problemi.

Beogradi nis betejën e madhe për hapjen e minierës së litiumit në Jadar

Postuar në 23 Qershor, 2024 14:43

Qeveria serbe ka nisur së fundmi një fushatë të fortë propagandistike brenda vendit për të bindur njerëzit mbi nevojën e hapjes së minierës së litiumit në Jadar që cilësohet me rëndësi strategjike edhe për Europën. Ish-kryeministrja Ana Brnabiç ka shprehur hapur mbështetjen për aktivizimin e minierës së litiumit që i është premtuar një kompanie britanike, e cila sipas autoriteteve serbe do të investojë 11-12 miliardë euro deri në vitin 2030 dhe do të punësojë 20 mijë njerëz.

Të drejtosh botën nga prapaskena

Postuar në 22 Qershor, 2024 23:53

Një studim i zakonshëm i një lloji të veçantë kërpudhash ka sjellë një zbulim të papritur. Në disa prej tyre, të cilat rriteshin pranë rrënjëve, u gjetën gjurmë AND-je nga specie të panjohura.

Zbulimi në Suedinë veriore i hapi rrugën një vëzhgimi më të kujdesshëm që nxori përfundimin se gjurmë të tilla gjenden kudo. Një terren i papastër, një trup ujor apo ajri që thithim ka shanse të ketë kërpudha, myk dhe maja (ose spore të tyre) që askush nuk i ka parë ndonjëherë.

Unë mendoj se kam të drejtë

Postuar në 22 Qershor, 2024 22:07

 

Nëse të qenët, domethënë prania ime trupore është rezultat i vullnetit të Zotit, i përmbaruar pa konsultuar vullnetin tim, atëherë për të vazhduar ekzistencën time si vetëdije, unë mund dhe duhet të marr vendime bazuar vetëm në vullnetin tim të lirë. 

Pse mund? 

Sepse kjo mundësi më është dhënë me vete si aftësi. 

Pse duhet? 

Sepse kjo liri e dhuruar, qoftë hyjnore, qoftë nga natyra, duhet vënë në përdorim, jo asgjësuar.

Pages

Subscribe to ResPublica RSS