Protesta e biznesit, qeveria ndryshon strategji për TVSH-në
Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj i kërkon administratës tatimore mosaplikimin e gjobave deri në dhjetor 2018, për gabimet në deklarim për bizneset e vogla që përfshihen në TVSH. Edhe pse tregtarët kanë kërkuar anulim të vendimit, ministri ka reflektuar me një rrugë të mesme për të evituar protestat.
TvT
“Dhuna është mjet legjitim në rrethana të caktuara”
Dhuna është një mjet i pranueshëm politik. Qëndrimi vjen nga një vend që bën pjesë në Europën Demokratike si Irlanda e Veriut. Në një intervistë për revistën gjermane “Spiegel”, ish-kreu i Sinn Fein, partia që drejtonte IRA-n shprehet ndër të tjera se në arritjen e synimeve politike dhe në rrethana të caktuara dhuna është legjitime.
Berisha jep haberin: Plasi edhe në Honduras
Erdogan i lëshon një shuplakë edhe Francës
Flasin për paqen dhe propozojnë lloj lloj hartash, por në të vërtetë në terren forcat e vendeve të ndryshme perëndimore po i hedhin benzinë zjarrit në Siri. Pak ditë më parë, mediat turek raportuan se forcat speciale franceze janë të stacionuara në pesë baza në Sirinë e Veriut, në zona që përkojnë me ato ku operojnë kurdët peshmerga.
Kur destabilizimi "ngatërrohet" me prishje rehatie...
Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafa ka deklaruar në një intervistë për Report Tv se bashkë me protestën e Kalimashit ka patur edhe tentativa për të destabilizuar vendin.
Duhet të bëjmë dallim mes protestës se ligjshme dhe dëshirës për të protestuar dhe interesit që mund të kenë grupe të caktuara brenda dhe jashtë vendit për të destabilizuar vendin.
Për të destabilizuar vendin padyshim që ka interesa, që do dëshironin të krijonin destabilitet, brenda dhe jashtë vendit.
2 miliardë euro jashtë sistemit bankar, Banka e Shqipërisë pa statistika zyrtare për valutën e huaj
Paraja jashtë sistemit bankar shqiptar arriti kulmin në fund të 2017 duke regjistruar një shifër rekord prej 265 miliardë lekësh, sipas bankës qendore, ose rreth 2 miliardë euro.
Kjo shumë përbën një të pestën e parasë që qarkullon gjithsej në ekonominë tonë. Në shkurt të 2018 paraja jashtë sistemit bankar ishte 257 miliardë lekë, gati 500 milionë euro më shumë se shkurti i 2014.
Ekspertët e ekonomisë e lidhin këtë me barrën e lartë fiskale që e detyron biznesin të operojë në një ekonomi informale.
Video/Zbulohen gjeoglife të reja në Nazca të Perusë
Ambasadori Lu zbulon "armikun" e LGBTI, Tritan Shehu
Donald Lu kapërcen pragun e misionit të vet diplomatik për të rrëfyer lart e poshtë nëpër Shqipëri sesi shqiptarët duhet të respektojnë komunitetin LGBTI. Në një konferencë për të drejtat e pompuara të këtij komuniteti z. Lu që është përfaqësues i SHBA në Tiranë dhe asgjë më shumë se kaq, ka përmendur edhe emra deputetësh që sipas tij janë kundër këtij komuniteti.
Spaho: Koncesioni i skanimit në dogana, kusht për heqjen e vizave. Pagesa i njihej si kosto biznesit
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Edmond Spaho, ka përsëritur sot gjatë një interviste për TvT se opozita i përmbahet idesë për heqjen e tarifës për kalimin një rrugën Durrës-Kukës. Sipas tij, taksat kombëtare që vilen për mirëmbjatjen e rrugëve mjaftojnë në këtë drejtim. Ai është pyetur për dallimin mes koncesioneve të dhëna së fundmi dhe atyre të dhënë p.sh nga PD-ja, konkretisht për atë të skanimit në dogana. Z. Spaho ka deklaruar se skanimi në dogana ka qenë kusht për heqjen e vizave me BE-në.
(I)U ngrit!
Kryemistri ia hodhi edhe kësaj radhe me ndihmën e shumicës. Dhe shumica parlamentare në një vend dhe një situatë si kjo e tanishme është e barabartë në frymë dhe funksion me atë që njihet si berihaja.
