“Stop Soros”, projektligji i parë pas fitores
Pas fitores në zgjedhjet e së dielës, partia e djathtë në pushtet Fidesz e nacionalistit Viktor Orban është gati për të dorëzuar në parlament projektligjin “Stop Soros”, i cili do të kufizojë aftësinë e OJQ-ve për t’u ofruar ndihmë refugjatëve dhe emigrantëve .
A do të hapen negociatat me BE-në për Shqipërinë e Freedom House?
Raporti i fundit i Freedom House për Shqipërinë vendos disa pika të rëndësishme për të kuptuar se vendi ynë në sytë e perëndimit, sa i përket politikës dhe demokracisë ka imazh të njollosur keqas.
Presidenti i Republikës është cilësuar si symbol i korrupsionit, zgjedhja e tij si goditje për luftën ndaj korrupsionit. Raporti nuk harron të kujtojë se Ilir Meta është cilësuar nga kryeministri aktual si përfaqësues i çdo gjëje të kalbur, por kjo nuk e pengoi që ai të jepte votat për ta zgjedhur president.
BB: Tatimet pa kapacitet për skemën e TVSH-së
Banka Botërore ka dhënë vlerësimin e saj mbi nismën e qeverisë për të përfshirë në skemën e TVSH-së bizneset me xhiro mbi 2 milionë lekë. Gjatë prezantimit të raportit për vendet e Ballkanit Perëndimor, përfaqësuesja e BB për Shqipërinë thanë se Banka Botërore nuk ka ende një vlerësim se çfarë impakti social do të ketë kjo nismë, por shqetësim mbetet kapaciteti i kufizuar i administratës tatimore.
“Tahiri - Meta rrëzuan moralisht qeverinë”
Në raportin e përvitshëm të organizatës Freedom House “Vendet në Tranizicion” – një përmbledhje të së cilit e përgatiti Zëri i Amerikës – thuhet se përparimi në rënien e kultivimit të kanabisit, u zbeh nga dyshimet se ish-Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ishte i lidhur me një rrjet shqiptaro-italian të trafikut të drogës.
Rubrika “Thërrime nga përtej detit” përmes Facebook të kryeministrit
Video/Zuckerberg dëshmon para Kongresit: "Facebook është së pari kompani teknologjike, jo botues"
Ka nisur dëshmia e drejtuesit të Facebook para Kongresit amerikan për skandalin e rrjedhjes dhe shfrytëzimit të të dhënave të 87 milionë përdoruesve për llogari dhe interesa politike dhe elektorale.
Rusia: Çdo sulm amerikan në Siri, mund të çojë në konfrontim ushtarak me Ne
Rusia ka ngritur zërin kundrejt kërcënimeve të ShBA dhe presidentit të saj Donald Trump për një kundërpërgjigje të ashpër për sulmin kimik në Siri. Mediat kryesore ndërkombëtare citojnë një deklaratë të Vladimir Shamanov, ish-gjeneral, aktualisht kryetar i Komitetit Parlamentar për Mbrojtjen përmes të cilës ai ka paralajmëruar se një ndërhyrje ushtarake ShBA-së në Siri do të çonte në përplasje ushtarake me Rusinë.
Rusia ka mjetet e nevojshme për t’u kundërpërgjigjur dhe amerikanët dhe aleatët e tyre e dinë mirë këtë
Bie sistemi i QKR, sorollatje për qyetetarët
Qendra Kombëtare e Biznesit nuk ka ofruar për disa orë shërbim këtë të martë.
Top-Channel raporton se aplikimet në Qendrën Kombëtare të Biznesit u bllokuan që në orën 8 mëngjesit të së martës, duke sjellë revoltë tek qytetarët, që panë se vetëm pas 4 orësh ndërprerje, puna të riniste riniste.
Zuckerberg shfajësohet për skandalin
CEO i Facebook, Mark Zuckerberg la në valixhe xhinset dhe bluzën e zakonshme dhe zgjodhi të veshë një kostum të errët me kravatë ngjyrë vjollcë gjatë seancës në senatin amerikan, ku u thirr për të shpjeguar se si të dhënat personale të 87 milion përdoruesve të Facebook arritën në duart e kompanisë Cambridge Analytica
Ahmetaj shpjegon skemën: Po formalizojmë biznesin e madh (Video)
Paralelisht me grevën e biznesit të vogël, ministri i Financave, Arben Ahmetaj doli në një konferencë për shtyp për të shpjeguar se futja në skemën e tvsh-së e subjekteve me xhiro mbi 2 milionë lekë bëhet për të formalizuar biznesin e madh dhese nuk ka për qëllim të shtojë kostot për biznesin e vogël.
