"Serbia, e vetmja "demokraci defektoze". Të tjerët janë regjime hibride"
Ballkani ka bërë mbrapa në gjendjen e demokracisë. Ky është mendimi i Joan Hoey, drejtuesja Rajonale për Europën në Njësinë e Inteligjencës pjesë e grupit që publikon edhe revistën e njohur “The Economist”.
Në një intervistë për “European Western Balkans”, Hoey thotë se se situata demokratike në Ballkan është shqetësuese dhe ajo ka shënuar një rënie me 9% mes viteve 2006-2017 që është më e lartë se rënia në mbarë Europën.
Taktikë e heqjes dorë nga Kosova?
Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj është bërë sërish lajm në Serbi me deklaratat e tij në Happy Tv, një televizion serb.
Sipas asaj që përcjell agjencia B92, Haradinaj është shprehur ndër të tjera se:
Kosova nuk ka një politikë të jashtme. Ne bëjmë pjesë në klubin e vendeve të drejtuarabnga Amerika
Luftë autoritarizmit në Europë...
Presidenti i Francës Emmanuel Macron ka bërë thirrje për forcimin e demokracisë në Bashkimin Europian, reformimin e Eurozonës dhe rritjen e asaj që e quajti sovraniteti europian.
"Siria nuk është Aushvic. Aushvici nuk mund të krahasohet me Asgjë"
Ministri i Jashtëm i Gjermanisë Heiko Maas ka dhënë së fundmi një intervistë të cilën revista “Spiegel” e ka publikuar me titullin: Siria nuk është Aushvic. Ministri në fjalë ka deklaruar se ka hyrë në plitikë për shkak të Aushvicit, kampit të shfarrosjes organizuar dhe drejtuar nga Gjermania naziste.
Akuzë për "kusarët" e Teatrit
Aktori Robert Ndrenika është një prej emrave që vazhdon të kundërshtojnë fort shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar dhe projektin danez të propozuar nga qeveria.
Në mbledhjen e radhës së Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar, Ndrenika hodhi dyshime për grabitje të tokës së Teatrit për qëllime private, ndrësa ftoi edhe drejtues të institucioneve të prononcohen.
Muzeu i parë në Venecia për Xhakomo Kazanovën
Agjent, ushtar, filozof dhe poet. Një mendje e mrekullueshme matematikore, autor i 42 librave që nga Historia Polake deri te romani i parë fantashkencor. Punoi si shkrues i një kardinali dhe shkëlqeu si një lojtar profesionist bixhozi para se të merrej në mbrojtje nga një fisnik venecian.
Por sa janë në dijeni të këtyre cilësive të Xhakomo Kazanovës, kur personaliteti dhe dhuntitë e tij janë lënë në hije nga reputacioni si feminist? Më afër fytyrës së vërtetë dhe Iluminizmit të tij përpiqet të tregojë për vizitorët muzeu i parë që u hap në Venecia 220 vjet pas vdekjes së tij.
Fotokopje ballkanike
Ballkani nuk zhgënjen sidomos me prodhimin e ngjarjeve politike dhe personazheve që janë produkt i elitës postkomuniste. Shembujt tregojnë për kallëpe të ngjashme sidomos të Shqipërisë me Maqedoninë dhe të një lidershipi që premton gjithshka, por në fund rezultati është ai që duket.
“Këtë herë nuk janë parakushtet për një takim me kryeministrin grek, Aleksis Tsipras”. Kështu u shpreh kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev, në një deklaratë për mediat e vendit të tij.
Një intervistë me Playboy-n e “Agimit të Artë” (Video)
Televizionit turk “TRT World” vendosi të intervistojë deputetin e Agimit tw Artë, Ilias Kassidiaris, duke e paraqitur atw si një "playboy të sw djathtës ekstreme greke".
Në bisedën me korrespondentin e televizionit turk, Kasidiaris ankohet se Agimi i Artë ka zyrwn mw të vogwl në parlamentin grek dhe sepërveç faqes së partisë nuk ka asnjë mënyrë tjetër të propagandës.
Sigurisht, video nuk përmend vrasjen e tw riut Pavlos Fissas, por shpjegon ngjashmëritë midis simboleve naziste dhe atyre tw Partenonit...
Një çertifikatë për të gjithë
Departamenti Amerikan i Shtetit ka dhënë një tjetër goditje sot kur ka deklaruar zyrtarisht se deputetit Tomë Doshi dhe familjes së tij i ndalohet hyrja në SHBA për shkak të akteve serioze të korrupsionit.
Panairi i Prishtinës, vetëm 1 kompani nga Shqipëria
Vetëm 1 kompani shqiptare në panairin e madh të biznesit në Prishtinë ku janë regjistruar 174 sipërmarrje. Për Kreun e Dhomës së Biznesit të Kosovës, Safet Gërxhaliu ky është shembulli i një bashkëpunimi që po përçahet prej më shumë se dy vitesh.
TvT
