Ambasadori i OSBE-së: Dënoni personat që kanë shkelur ligjin në zgjedhjet e kaluara
Ambasadori i OSBE-së në Shqipëri, Bernd Borchard kërkon arrestimin e personave që kanë manipuluar dhe shkelur ligjin në zgjedhjet e qershorit. Gjatë fjalës së tij në mbledhjen e komisionit të posaçëm të reformës zgjedhore deklaroi se pret me padurim vendimet. Ndërkohë i kërkoi komisionit të përfundojë reformën deri në korrik.
TvT
D'Alema: Ballkani drejt Europës. Nuk është zgjerim, por shërim i një plage
Ish-kryeministri i Italisë, Massimo D’Alema i ka dhënë një intervistë të përditshmes “Albanian Daily News” përmes së cilës flet për zhvillimet në Europë por edhe komenton proceset në Ballkan. D’Alema pranon se Bashkimi Europian aktualisht është i çorientuar duke u ndalur edhe te hapja e negociatave që së fundmi u rekomandua për Shqipërinë dhe Maqedoninë.
Prokurorja e Apelit në Shkodër revoltohet me vendimin e KPK-së për ta shkarkuar
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar prokuroren e Apelit në Shkodër, Besa Nikëhasani, e cila nuk e ka pritur mirë vendimin. Në një prononcim për mediat Nikëhasani kërkon prova dhe flet për karrierën e vet.
Dështimi i Zyrave të Punës, apo i hapjes së vendeve të reja të punës?
Nxjerrja nga ndihma ekonomike dhe futja në kurse profesionale, është inicitiava fundit e qeverisë “Rama 2” për të përmbushur premtimin e 220 mijë vendeve të reja të punës. Për këtë, qeveria ka vënë objektiv që biznesi të rekrutojë nga zyrat e punës 25 mijë punonjës. Nga ana tjetër, biznesi bën ofertë të ulët, për vetëm 12 mijë vende të lira. Për ekspertët, kjo strategji nuk korrespondon me nevojat sipërmarrjes.
TvT
Video”argëtim”/Balloja pa maska. Do shikojmë atë që votojmë:))))
Redakturë!
Opinioni I gazetarit grek, Stavro Tizimas, me titullin: Nacionalizmi shqiptar, mburojë ndaj ambicieve të Erdoganit në Ballkan, publikuar në të përditshme konservatore “Kathimerini” është përkthyer gjerësisht edhe në mediat shqip. Ndaj lojërave të Turqisë në Tiranë ka tanimë një sentiment të qartë në mos një kundërvënie të organizuar. Qeveria aktuale nuk ka dëshmuar seriozitet në politikën e jashtme çka shpesh çon në provokime të panevojshme.
Europë e pamëshirshme apo Europë strategjike?
Shqipëria përfitoi një rekomandim nga Komisioni Europian për hapjen e negociatave me BE-në për anëtarësim të plotë. Njoftimin e dha kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i cili doli në një konferencë për shtyp pa pranuar asnjë pyetje. Si zakonisht në kërkim të dafinave të një fitoreje inekzistente, por që bazohet mbi realitetin që shpik gënjeshtra. Ka dy apo tri ditë që vazhdon një debat i paqenë mbi faktin se pse opozita nuk është gëzuar për hapjen e negociatave, kur në fakt, progres raporti duhej analizuar në hollësi dhe në mënyrë kritike.
Zbulimi/Hans Asperger ishte pjesë aktive e eutanazisë së nazistëve
Një studim i fundit nga historiani i mjekësisë, Herwig Czech hedh dritë mbi përfshirjen e Hans Asperger në programin nazist të eutanazisë. Asperger është një pediatër që i ka dhënë emrin një forme të autizmit dhe nuk është i panjohur në mjekësi.
Czech ka shfrytëzuar dokumente të pashqyrtuara më parë të kohës naziste që provojnë se Asperger ka qenë pjesë aktive e programit të eutanazisë në Austri.
Negociatat/Pas fjalimit të Macron, Franca siguron vetëm Beogradin: Votë pro Serbisë në qershor
Deklaratat e presidentit francez, Emmanuel Macron në Parlamentin Europian, janë lexuar gjerësisht si një Jo e Francës për hapjen e negociatave apo negociimin e disa kapitujve me vendet e Ballkanit Perëndimor. Por përfaqësuesi diplomatik i Francës në Beograd, ambasadori, Frederic Mondoloni, ka dalë posaçërisht për mediat serbe për të sqaruar se ky mesazh i Macron nuk ka të bëjë me Serbinë.
Presidenti i Ugandës ndalon seksin oral: "Goja është për të ngrënë, jo për seks"
Presidenti i Ugandës, Yoweri Museveni ka paralajmëruar publikisht qytetarët e vendit të vet se ka ndërmend të ndalojë seksin oral. Sipas tij praktika të këtilla promovohen nga të huaj, ndërkohë që ka shtuar fare qartë mendimin e tij për funksionet parësore të organeve:
Goja është për të ngrënë, jo për seks. Ne e dimë ku është seksi, ne e dimë adresën e tij
tha ai.
Më herët ai ka ndërmarrë nisma edhe kundër komunitetit homoseksual duke cilësuar të gjitha këto si praktika të gabuara.
