Tom Doshi dhe Fidel Ylli më kanë kërcënuar me pistoletë në kokë
Ilir Demaliaj, një personazh publik dhe pjesëmarrës në lëvizjen e dhjetorit ’90, aktualisht me banim në ShBA ka deklaruar dje në emisionin “360 gradë” se ai është kërcënuar me jetë nga deputetët Tom Doshi dhe Fidel Ylli. Demaliaj flet për një kohë kur të dy personat nuk kanë qenë ende deputetë, por ai ka vënë në dukje faktin se kjo kategori njerëzish kanë hyrë në Parlament, duke theksuar se kriminalizimi i vendimmarrjes në këtë farë feje, është një ndër shkaqet pse punët shkojnë kështu në Shqipëri.
Asteroidi 2018 LA në masën e një buldozeri shpërthen mbi Botsvana
Weinstein nuk pranon akuzat
Ish-producenti i Hollywood, Harvey Weinstein, i cili po ndiqet penalisht për një përdhunim në vitin 2013 dhe një sulm seksual në vitin 2004, nuk pranoi asnjë fajësi për akuzat. 66-vjeçari, i cili ka qenë i akuzuar nga rreth 100 gra muajt e fundit, u paraqit në gjykatë në Manhatan, me një kostum të errët dhe kravatë
Pezullimi i Shengenit në gjashtë vende të BE-së/ 50 miliardë € dëm në dy vjet
Javën e kaluar Parlamenti Europian miratoi një rezolutë me 439 vota pro, 157 kundër dhe 80 abstenime përmes së cilës i bëhet thirrje gjashtë shteteve të BE-së që kanë vendosur kontrollet kufitare të rikthejnë rregullat e lëvizjes së lirë.
Tenderat për aeroportin e Kukësit, dosja shkon në Prokurori
Kontrolli i Lartë i Shtetit ka kallëzuar në Prokurori ish-Drejtorin Ekzekutiv të Aviacionit Civil, Feliks Baçi me akuzën e “Shpërdorimit të detyrës”, dhe “Shkeljes së barazisë në tendera apo ankande publike”
Nga auditimi për periudhën Janar 2016 deri më Dhjetor 2017 rezultoi se dëmi ekonomik që i është shkaktuar buxhetit të Autoritetit të Aviacionit Civil, i cili është institucioni përgjegjës për mbikëqyrjen e transporti ajror ne Republike e Shqipërisë, arrin në vlerën 48 milionë lekeve.
Ambasadori italian “shfryn” çështjen Xhafaj: Vëllai i ministrit nuk ishte për burg
“Dënimet që nuk i kalojnë 4 vjet nuk konsiderohen mjaftueshëm të rënda për të justifikuar procedurën e ekstradimit”.
Përplasje për “gjuhën maqedonase”
Teksa Athina dhe Shkupi janë duke finalizuar bisedimet për çështjen e emrit, në Greqi ka marrë rrugë një tjetër debat që ka të bëjë me njohjen ose jo të “gjuhës maqedonase”. Në polemika është përfshirë ministri i Jashtëm, Nikos Kotzias dhe një prej akademikëve më të njohur në Greqi, Jorgos Babiniotis, autori i Fjalorit Shqip-Greqisht.
Qeveria greke pretendon se “gjuha maqedonase” është pranuar nga Greqia në Konferencën e Tretë të Kombeve të Bashkuara për standardizimin e emrave gjeografikë, të mbajtur në Athinë para 41 vitesh.
Avionë grekë dhe italianë do mbikqyrin hapësirën ajrore shqiptare
Hapësira ajrore e Shqipërisë dhe e Malit të Zi do të patrullohet nga avionë F-16 të Greqisë dhe Eurofighter të Italisë. Kjo derisa Tirana dhe Podgorica të fitojnë aftësitë e nevojshme teknike për ta kryer vetë këtë mision.
Mediat maqedonase dhe ato greke raportojnë se Greqia mori rolin e mbikëqyrjes me dy avionë F-16, së bashku me Italinë, e cila do të patrullojë me dy Eurofighter në kuadër të forcës operacionale të NATO-s.
Lideri iranian urdhëron nisjen e punës për pasurimin e uraniumit
Tërheqja e ShBA-ve nga marrëveshja bërthamore me Iranin ka dhënë efektet e para që janë jo shumë pozitive. Lideri suprem iranian, Ajatollah Seyyed Ali Khamenei ka urdhëruar Agjencinë Atomike të Iranit që të nisë pasurimin e uraniumit pa vonesë.
Ai ka bërë deklarimet e tij gjatë një ceremonie të mbajtur në Mauzoleumin e Imam Khomeinit në Teheranin jugor me rastin e 29 vjetorit të vdekjes së këtij të fundit.
Paralajmërohet dëbimi i ambasadorit amerikan në Gjermani*
Gjermania është e revoltuar. Vetëm pak orë pas publikimit të një interviste të ambasadorit të SHBA në Gjermani, Richard Grenell, janë shtuar zërat që ai të dëbohet nga vendi. Shkaku: në një bisedë me portalin e djathtë të internetit Breitbart njeriu i Trumpit pati deklaruar se ai synon të forcojë forcat konservatore në Evropë, të cilat janë kundër establishmentit.
