Sakrifikimi i fëmijëve/Në Peru zbulohet siti më i madh në botë me 140 kufoma

Postuar në 26 Prill, 2018 15:43

National Geographic njofton zbulimin në Peru të sitit më të madh në botë ku janë kryer sakrifica të fëmijëve. 140 trupa fëmijësh dhe 200 lama janë gjetur në vend që mendohet se janë vrarë rreth 550 vjet më parë.

Sajmir Tahiri apo Europa?

Postuar në 26 Prill, 2018 14:13

Negociatat me BE-në e kanë vënë qeverinë shqiptare në pozitat e një pafuqie, apo mungese dëshire për të informuar saktë dhe drejt opinionin për atë që po ndodh. Sigurisht rekomandimi i Komisionit është një hap pozitiv dhe vlerësues, por mendimi dhe qëndrimi i vendeve si Gjermania është kryesor dhe përcaktues. 

Tren Igumenicë-Gjirokastër

Postuar në 26 Prill, 2018 10:54

Me iniciativë të Prefekturës së Epirit ka përfunduar studimi i fizibilitetit për hekurudhën që lidh portin e Igumenicës me Janinën dhe Gjirokastrën. Studimi është kryer si pjesë e programit strategjik të bashkëpunimt Greqi - Shqipëri 2007 – 2013.

Qëllimi ishte konfigurimi i bilancit  kosto - përfitim, në mënyrë që të bëhet krahasimi  me projektet e tjera alternative që lidhin në rrugë hekurudhore Shqipërinë dhe Greqinë. Shpenzimet e studimit të kryer nga nga firma NAMA Consulting Engineers dhe Planners SA arritën në 65.276,10 €uro (përfshirë TVSH-në).

Vijë e kuqe në Berlin

Postuar në 26 Prill, 2018 10:36

Vizita e parë e kryeministrit shqiptar menjëherë pas rekomandimit të Komisionit të BE-së për fillimin e bisedimeve të anëtarësimit ishte në Berlin. Ai u takua aty me një sërë personash të rëndësishëm dhe sidomos me kancelaren Angela Merkel. Në të gjitha bisedimet Rama kishte një synim: t'i bindte bashkëbiseduesit të jepnin votën e tyre pro çeljes së negociatave.

Veliaj riaktivizon idenë e sigurimit të detyrueshëm për pronën

Postuar në 26 Prill, 2018 10:07

Në daljen e radhës në media, kryebashkiaku Veliaj, duke marrë shkas edhe nga zjarri i rënë në një fabrikë riciklimi në Tiranë rihodhi në qarkullim tezën e sigurimit të detyrueshëm për pronën, një projektdraft i propozuar nga Banka Botërore që ndodhet në sirtarët e qeverisë dhe Autoritetit të Mbikqyrjes Financiare, por ende në fazë përgatitore.

Intervista/Arkady Shilkloper, artisti i njohur rus në Tiranë: Tradita muzikore shqiptare, shumë mundësi për zhvillim

Postuar në 25 Prill, 2018 20:59

Artisti i madh rus me banim në Gjermani, Arkady Shilkloper vjen për herë të parë në Tiranë në Festivalin Ndërkombëtar të Instrumenteve të Tunxhit. Një nga instrumentistët më të mirë në botë të kornos dhe alphorn-it, Shilkloper do të intepretojnë krah virtuozëve nga Italia, Amerika, Izraeli, Rumania dhe Kosova.

Intervista e plotë për TemaTV: 

 

Irani kërkon hapjen e ambasadës shqiptare në Teheran

Postuar në 25 Prill, 2018 18:35

Hapja e ambasadës së Shqipërisë në Iran do të jetë një hap i rëndësishëm për zgjerimin e shkëmbimeve tregtare mes dy vendeve. Kështu ka deklaruar kryetari i Unionit të Dhomave të Tregëtisë së Iranit, Gholam Hossein Shafei në një takim të përbashkët me dhomat e tregtisë në Shqipëri.

Buzëqeshje protokollare dhe parakushte për negociatat

Postuar në 25 Prill, 2018 18:30

Buzëqeshja e kryeministrit Rama në fotografinë protokollare me kancelaren Merkel nuk pasqyron frymën e takimit që  u zhvillua në Berlin. Skepticizmi i Gjermanisë i shprehur edhe në deklaratat e kryetarit të Komitetit për Çështjet e Brendshme në Bundestag, Gynter Krishbaum rezultoi i qënësishmëm. Nga burime mësohet se kancelarja Merkel ka folur për parakushte para se Gjermania të japë votën pro hapjes së negociatave.

Qeveria u pret fondet bashkive debitore

Postuar në 25 Prill, 2018 17:26

Të gjitha bashkitë që  nuk paguajnë detyrimet e prapambetura do t'u priten fondet që buxheti i shtetit jep në formën e transfertës së pakushtëzuar.

Paralajmërimi është konkretizuar edhe me një udhëzim të ministrit të Financave, ku urdhërohet bllokimi i transaksioneve financiare të njësive vendore nëse nuk shlyejnë detyrimet. 

Udhëzimi po ashtu sanksionon që edhe në rastet kur ndërmarjet në pronësi të bashkive nuk shlyejnë borxhet ndaj palëve të treta, dhe evidentohet se përgjegjëse për këtë shkak është njësia vendore, sërish bllokon transaksionet.

Macron eklipson kancelaren Merkel

Postuar në 25 Prill, 2018 16:59

Presidenti francez, Emmanuel Macron është pritur në mënyrë të pazakontë në SHBA. Pas takimit me presidentin Donald Trump, Macron ka folur para Kongresit amerikan. Macron I është referuar historisë së përbashkët, ai e ka quajtur Kongresin tempull të demokracisë, duke shkuar më tej në bazën e përbashkët të historikut të të dyja vendeve. Vizita e Macron paraprin atë të kancelares gjeërmane Angela Merkel, por po shikohet qysh tani si një ofensivë që përcakton lidershipin e Europës.

Pages

Subscribe to ResPublica RSS