Mediat greke këmbëngulin në idenë e ndërhyrjes turke për marrëveshjen e kufirit detar Shqipëri-Greqi
Athina është treguar optimiste se mosmarrëveshjet mbi 70-vjeçare do të zgjidhen përfshi këtu edhe çështjen e kufirit detar dhe Zonave Ekskluzive Ekonomike. Ajo që nuk pritej ishte qëndrimi i Ilir Metës për të penguar avancimin e bisedimeve. Arsyet sipas Athinës lidhen me luftën e brendshme politike në Tiranë, sesa me defekte apo mangësi që mund të ketë procesi në vetvete.
"Gabi" ngjitet në krye. Zëvendëson blerjet online. Çfarë do të bëjë qeveria për ta mbyllur edhe këtë mundësi?
Revista ekonomike “Monitor” shkruan sot se tregu i rrobave të përdorura në Shqipëri ka njohur rritje të madhe. Gabi, siç edhe quhet në Tiranë, është bërë ofertë kryesore në një treg ku ka shumë nevoja, pak lekë, por edhe ku konformimi me luksin e dukjes në një xhiro në Bllok, synon gjetjen e një formule tipike shqiptare: Edhe mirë, mall firmato, edhe lirë, edhe e përdorur(shkeli syrin vetes), por edhe “status” prej klienti që di të kërcasë takat.
Presidenti dekoron Agur Vrenozin: "Për aktin e tij vetmohues në mbrojtje të jetës së bashkëqytetarëve"
Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka dekoruar me “Dekoratën e Artë të Shqiponjës”(pas vdekjes), të ndjerin Agur Vrenozi, qytetari fierak që humbi jetën pasi ndërhyri për të ndihmuar një bashkëqytetar që po grabitej. Fjala është për ngjarjen e rëndë të Fierit, ku disa grabitës tentuan të merrnin paratë në një qendër këmbimi dhe Vrenozi, pronar i një byrektoreje ndërhyri për ndihmë.
Fatkeqësia e madhe i mori jetën Vrenozit, që sot ka tërhequr edhe vëmendjen e institucioneve.
Trashet gënjeshtra e kryeministrit për kokainën në Durrës
Dyshimeve se kokaina e kapur në Durrës ishte rezultat i bashkëpunimit me agjencitë e huaja dhe jo një operacion i pavarur i policisë shqiptare i shtohet një provë e fortë. Ministri i Mbrojtjes i Kolumbise, Luis Carlos Villegas teksa ka qene duke folur gjate vizites ne bazën e Forcave Speciale të Policisë Kombëtare, ka permendur mes te tjerash operacionin e madh te finalizuar ne Shqiperi, ku sipas tij 613 kg kokaine e ardhur nga Kolumbia u kapën sajë një operacioni të mirëkordinuar ndërkombëtar.
Rezultatet e zgjedhjeve në Itali, dhimbje koke për BE-në
Lëvizja "5 Yjet" e themeluar nga Bepe Grillo rezulton parti e parë nga votimet e së dielës në Itali me 31% të votave dhe 235 vende në dhomën e ulët, ndërsa qendra e djathtë është koalicioni fitues me 37% të votave.
Në radhët e koalicionit të djathtë, Lega Nord e Matteo Salvini-t përqendrohet në 18.69% të votave dhe 117 vende në dhomën e ulët. Forza Italia e Silvio Berlusconi-t ka fituar 13.45% të vitave dhe 102 vende në dhomën e ulët. Partia Demokratike (PD) e sheh veten në rënie me 19.4% të votave.
Xhamitë, monumente osmane. Restaurimi nga TIKA
Punimet për 5 xhamitë që do t'i nënshtrohen restaurimit dhe që cilësohen si monumente osmane do të kryhen nga Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA). Agjencia Anadolu raporton se brenda muajit mars do të nisin punimet për restaurimin e Xhamisë së Et’hem Beut në kryeqytetin e Tiranës, Xhamisë së Pazarit në Gjirokastër, Xhamisë Mbret në Berat dhe Teqesë Halveti dhe Xhamisë së Beqarëve në Berat.
Kriza e heshtur e mikrobiomës
Është një krizë që nga shumë shkencëtarë besohet se ka përmasa të ngjashme me ndryshimet klimaterike, por ka shumë më pak mbulim mediatik: mikrobet po zhduken nga trupi ynë.
Mund të keni dëgjuar se triliona mikrobe – baktere, kërpudha, viruse, protiste(mikroorgnaizma) – jetojnë në çdo sipërfaqe të trupit sikurse brenda gojës, në zgavra të tjera dhe në zorrë e stomak. Mund të keni dëgjuar po ashtu se këto mikrobe përbëjnë shumicë e qelizave të trupit.
Berlusconi, sei scaduto!
Lideri i Forza Italia, Silvio Berlusconi u ndesh me një protestë të Lëvizjes Feministe gjatë votimit për zgjedhjet parlamentare të dielën. Një aktiviste e kësaj Lëvizje u ngjit në tryezën e votimit gjysmë lakuriq me parrullën Berlusconi sei scaduto të shkruajtur ne trup.
Bashkimi doganor me Kosovën, problem njësimi i dokumenteve
Unifikimi mes doganave të Shqipirësë dhe Kosovës i paraprin politikave dhe marrëveshjejeve të dy vendeve, por që të arrihet plotësisht do të nevojitet kohë. Drejtori i Procedurave Doganore, Saimir Sinani, thekson se sot për sot vështirësia qendron te njësimi i dokumenteve mes dy vendeve.
Ndërsa, lidhur me depozitimin e deklarimeve online të biznesit, tashmë procedura ka ndryshuar dhe verifikimi bëhet nga një punonjës i cili përzgjidhet autmatikisht nga sistemi, duke bërë edhe vlerësimin e çmimit sipas një metodologjie krejt tjetër nga ajo që është përdorur.
Videolajm/Deti përparon në 14 km plazh të Velipojës
Duket se deti po jep shenja të qarta për dukurinë e erozionit në brigjet shqiptare teksa në Veliopojë uji ka mbuluar 14 km të vijëas bregdetare dhe ka arritur në 60 cm. Videot e përcjella nga AbcNews tregojnë përparimin e detit në një thellësi të konsiderueshme plazhi, që na kujton atë që ndodh prej kohësh në derdhjen e Semanit.