Në Azore/Kët lloj peshku me siguri që nuk e keni parë ndonjëherë

Postuar në 24 Mars, 2018 18:24

Edhe SHBA pritet të dëbojë diplomatë rusë për çështjen "Skripal". Mbetet vetëm Shqipëria...

Postuar në 24 Mars, 2018 17:38

Pas Britanisë së Madhe dhe disa vendeve të BE-së, edhe SHBA po mendon të marrë masa të forta ndaj diplomatëve rusë për shkak të çështjes “Skripal”. “Bloomberg” raporton se edhe administrata amerikane e Presidentit Donald Trump po konsideron dëbimin e diplomatëve rusë që shërbejnë në selinë diplomatike në SHBA.

Trump ra dakord me rekomandimin e këshilltarëve dhe dëbimet ka gjasë të njoftohen të hënën

Vettingu fut në kolaps edhe shkollën e Magjistraturës

Postuar në 24 Mars, 2018 17:22

Shkolla e Magjistraturës rrezikon të mos pranojë studentë të vitit të parë për sezonin e ri arsmor. Kjo për shkak të vonesave në ngritjen Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe atij të Prokurorisë, të cilat përcaktojnë me ligj kuotat e pranimeve. Ngritja e këtyre dy organeve është e bllokuar, për aq kohë sa nuk ka përfunduar procesi i Vetting-ut në të cilëin do të kalojnë anëtarët e KLP e KLGJ.  Drejtori i shkollës së Mgjistraturës, Sokol Sadushi në një prononcim për TemA TV se në këto kushte nuk mund të bëhet konkursi i pranimit në shkollë.

Rënia e Trojës në një miniserial (Video)

Postuar në 24 Mars, 2018 16:39

Një histori epike e dashurisë dhe luftës, intrigave dhe tradhtisë. Dashuria e Paridit dhe Helenës nxit një zinxhir ngjarjesh që kërcënon familjet e tyre dhe qytetin e Trojës. Miniseriali, Troy: Fall Of A City, (Troja, rënia e një qyteti) një bashkëprodhim i BBC One dhe Netflix vjen në online streaming nga 6 prilli.

Shah/ Botërori i shkollave, për herë të parë në Shqipëri

Postuar në 24 Mars, 2018 15:56

Në fund të muajit prill në Shqipëri do të zhvillohet një nga eventet më të rëndësishme në sportin e shahut, Kampionati Botëror i Shkollave. Në një intervistë për "TemA Tv" zëvendëspresidenti i Federatës së Shahut, Erald Dervishi, deklaron se do të marrin pjesë 400 shahistë nga e gjithë bota.

Në fund të muajit prill në vendin tonë do të organizohet një nga eventet më të rëndësishme në sportin e shahut. Durrësi do të bëhet mikëpritës i Kampionati Botëror të Shkollave, ku do të marrin pjesë rreth 400 lojtarë nga të gjitha shtetet e botës.

"Godina e Teatrit u la qëllimisht të degradonte. Kujtoni kinema "Republika" dhe "17 Nëntori"

Postuar në 24 Mars, 2018 13:19

Aktori dhe regjizori Alfred Trebicka i bashkohet zërit të artistëve të tjerë kundër prishjes së godinës së Teatrit Kombëtar. Në një intervistë për “Gazeta Shqiptare”, Trebicka sjell në vëmendje jo vetëm mënyrën si po veprohet tani, por edhe shembullin e zhdukjes së dy kinemave, “17 Nëntori” dhe “Republika”, të dyja me autorësi të ideve të ngjashme të bashkëpunimit me biznesin.

Ambicia e Serbisë për të qenë vendi pritës i takimit Trump-Putin

Postuar në 24 Mars, 2018 11:21

Serbia ka shprehur së fundmi interesin dhe gatishmërinë për të pritur takimin Trump-Putin që është parashikuar të mbahet së shpejti. Mediat serbe citojnë ministrin e Jashtëm, Ivica Daçiç të ketë shprehur dëshirën, por edhe arsyet pse Serbia është vendi i përshtatshëm. 

124 muxhahedinë dezertojnë nga Manza, alarmohet policia

Postuar në 24 Mars, 2018 11:14

124 ish-muxhahedinë të opozitës iraniane janë larguar nga kampi në Manëz, pasi  po ndeshen me kërcënime për jetën. Ata dyshohen si bashkëpunëtorë të Ambasadës Iraniane.
Në një relacion të Policisë thuhet se ajo ka marrë një varg masash për mbrojtjen e muxhahedinëve iranianë  ish-anëtarëve të MEK (opozitës iranianëve) sepse dyshon për një skenar vrasjesh të mundshme nga anëtarët aktualë.

Nagaharole, Indi: Elefanti "tymos" hirin e druve

Postuar në 23 Mars, 2018 18:59

Dilemat e para politike të Erjon Veliajt

Postuar në 23 Mars, 2018 18:52

Erjon Veliaj, kryebashkiaku i Tiranës ka hedhur një hap të parë drejt asaj që mund të rezultojë një përballje e fortë poltike brenda Partisë Socialiste. Duke folur në emisionin “Real Story” në Vizion Plus, z. Veliaj ka deklaruar se ai është i gatshëm të rikandidojë por kjo sipas tij nëse Partia Socialiste e vendo kështu.

Unë nuk jam këtu për të vetëkandiduar”, tha ai.

Pages

Subscribe to ResPublica RSS