2 miliardë euro jashtë sistemit bankar, Banka e Shqipërisë pa statistika zyrtare për valutën e huaj

Postuar në 06 Prill, 2018 19:33

Paraja jashtë sistemit bankar shqiptar arriti kulmin në fund të 2017 duke regjistruar një shifër rekord prej 265 miliardë lekësh, sipas bankës qendore, ose rreth 2 miliardë euro.

Kjo shumë përbën një të pestën e parasë që qarkullon gjithsej në ekonominë tonë. Në shkurt të 2018 paraja jashtë sistemit bankar ishte 257 miliardë lekë, gati 500 milionë euro më shumë se shkurti i 2014.

Ekspertët e ekonomisë e lidhin këtë me barrën e lartë fiskale që e detyron biznesin të operojë në një ekonomi informale.

Video/Zbulohen gjeoglife të reja në Nazca të Perusë

Postuar në 06 Prill, 2018 16:04

Ambasadori Lu zbulon "armikun" e LGBTI, Tritan Shehu

Postuar në 06 Prill, 2018 13:43

Donald Lu kapërcen pragun e misionit të vet diplomatik për të rrëfyer lart e poshtë nëpër Shqipëri sesi shqiptarët duhet të respektojnë komunitetin LGBTI. Në një konferencë për të drejtat e pompuara të këtij komuniteti z. Lu që është përfaqësues i SHBA në Tiranë dhe asgjë më shumë se kaq, ka përmendur edhe emra deputetësh që sipas tij janë kundër këtij komuniteti.

Spaho: Koncesioni i skanimit në dogana, kusht për heqjen e vizave. Pagesa i njihej si kosto biznesit

Postuar në 06 Prill, 2018 13:26

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Edmond Spaho, ka përsëritur sot gjatë një interviste për TvT se opozita i përmbahet idesë për heqjen  e tarifës për kalimin një rrugën Durrës-Kukës. Sipas tij, taksat kombëtare që vilen për mirëmbjatjen e rrugëve mjaftojnë në këtë drejtim. Ai është pyetur për dallimin mes koncesioneve të dhëna së fundmi dhe atyre të dhënë p.sh nga PD-ja, konkretisht për atë të skanimit në dogana. Z. Spaho ka deklaruar se skanimi në dogana ka qenë kusht për heqjen e vizave me BE-në.

(I)U ngrit!

Postuar në 06 Prill, 2018 10:45

Kryemistri ia hodhi edhe kësaj radhe me ndihmën e shumicës. Dhe shumica parlamentare në një vend dhe një situatë si kjo e tanishme është e barabartë në frymë dhe funksion me atë që njihet si berihaja.

Donald Lu paralajmëron arrestimin e Tahirit

Postuar në 05 Prill, 2018 21:34

Hetimet mund të çojnë shumë shpejt Sajmir Tahirin drejt ndjekjes penale. Ambasadori amerikan në Tiranë Donald Lu deklaroi në emisionin opinion se për departamentin e Shtetit hetimi për ish-ministrin e Brendshëm por edhe ai për ish-kryebashkiakun e Kavajës, Elvis Roshi do të provojnë nëse prokuroria do të veprojë e pandikuar politikisht.

"Kosova, maja e ajsbergut për gylenistët"

Postuar në 05 Prill, 2018 20:35

Rrëmbimi i 6 shtetasve turq nga Kosova duket të jetë vetëm maja e ajsbergut, e një operacioni të Inteligjencës Turke (MIT) të shtrirë në 18 vende të botës. Zv/kryeministri turk Bekir Bozdağ tha në një intervistë për mediat e vendit të tij se agjentët turq kanë rrëmbyer dhe kanë transferuar në Turqi deri tani 80 vetë të akuzuar për lidhje me rrjetin e Fetullah Gylen.

"Misioni i MIT është të mbledhë informacione. Ne i kemi dhënë MIT-së autoritetin për të kryer operacione edhe jashtë vendit"- tha ai, duke konfirmuar se operacionet do të vazhdojnë.

Tërheqje publiçitare!

Postuar në 05 Prill, 2018 17:52

Ka një ngjashmëri të personazheve që prodhon politika në Shqipëri me gjetjet regjisoriale të kinemasë së para viteve 90’. Një panoramë që përveçse konfirmon arritjet e Kinostudios Shqipëria e Re, na ndihmon të kuptojmë se vazhdojmë të jemi peng i tipologjive që personifikojnë degradimin e pushtetit dhe komizmin që e shoqëron një fazë të tillë. Kryeministrit që kemi i rri mirë ky kostum, pasi për të disatën herë  detyrohet të justifikojë me teorizime tërheqjen nga “marrëzitë” që ndërmerr vetë.

TVSh për biznesin e vogël, sipërmarrësit protestojnë duke ulur qepenat

Postuar në 05 Prill, 2018 15:08

Në shenjë proteste për vendimin e përfshirjes në regjimin e TVSH-së, tregtarët e tregut ushqimor në Tiranë kanë ulur qepenat për afro dy orë. Të frikësuar për të dalë para kameras, ata shprehen se rruga e vetme tashmë mbetet falimentimi.

TemaTv

Del Toro: "Përbindëshat kanë shpirt delikat"*

Postuar në 05 Prill, 2018 15:03

Intervista me regjizorin e njohur Gulliermo del Toro është realizuar nga "The Talks".  

 

Zoti del Toro, keni përjetuar ndonjëherë ndonjë përvojë paranormale?

Kam parë një UFO kur isha adoleshent. Dhe kam dëgjuar dy fantazma gjatë jetës sime.

Vërtet? Si ishte?

Reagova me shumë frikë. Isha shumë i trembur teksa po shohja UFO në qiell. Të jep me të vërtet një sens sesi mund të thyhen rregullat e natyrës. Papritur ndodheni përballë diçkaje që është e pamundur, kështu që reagimi I parë është shoku.

Pages

Subscribe to ResPublica RSS