Rusia kërkon nga Turqia kalimin e Afrinit nën administrimin e Sirisë

Postuar në 10 Prill, 2018 09:52

Rusia i ka kërkuar zyrtarisht Turqisë që të dorëzojë qytetin verior të Sirisë, Afrin, nën kontrollin e Damaskut zyrtar.

Ministri i Jashtëm rus, Sergey Lavrov, deklaroi në një konferencë për shtyp me gazetarët dje se kalimi i Afrin nën administrin e Damaskut është diçka që pritet, përderisa Ankaraja zyrtare nuk ka deklaruar asnjëherë se e ka pushtuar Afrinin. 

Qyteti kontrollohej nga kurdët derisa Turqia ndërhyri ushtarakisht për të asgjësuar bërtham të YPG-së që i konsideron terroriste dhe për të cilat pretendon se kryejnë aktivitet terrorist në kufi.

Mish për top, snajperisti izraelit filmon vrasjet (Video)

Postuar në 10 Prill, 2018 09:50

Një video që tregon vrasjen e një palestinezi nga një snajperist izraelit në Rripin e Gazës ka shkaktuar reagime të forta. Pamjet tregojnë një njeri të paarmatosur që ecën në afërsi të kufirit i shënjestruar në kokë nga snajperisti.

Kur objektivi rrëzohet në tokë, snajperisti dhe ushtarët e tjerë festojnë me britma suksesin e shënjestrës. Autenticiteti i videos, i cili u shpërnda gjerësisht në rrjetet sociale, nuk mundi të konfirmohej nga Agjencia Gjermane.

Terror a jo - instrumentalizimi i një amoku

Postuar në 10 Prill, 2018 09:26

Thonë se frika nuk është udhëzuese e mirë. Ndoshta është kjo arsyeja pse është kaq e lehtë të bëhet politika duke përdorur frikën. Sidomos me frikën nga  sulmet terroriste. Incidenti tragjik në Mynster të Gjermanisë (gjerm. : Münster) tregon se edhe vetëvrasja tragjike me viktima të tjera e një të sëmuri mendërisht – së paku kaq dihet deri tani – po instrumentalizohet për qëllime politike. Edhe pse në këtë rast nuk kemi të bëjmë me një sulm terrorist.

Artistët me projektin e tyre për Teatrin. Thirrje gjithë shqiptarëve jashtë për të kontribuuar

Postuar në 09 Prill, 2018 20:19

Katër kate dhe duke ruajtur godinën ekzistuese. Në këto parametra përkufizohet projekti që artistët kanë prezantuar gjatë një takimi të sotshëm përmes të cilit kanë kundërshtuar sërish projektin e qeverisë që pashikon prishjen e objektit elzistues.

Konflikte dhe lakmi: Si u bë deputeti Alket Hyseni pronar resorti në Dhërmi

Postuar në 09 Prill, 2018 15:22

Në qershor 2016, Këshilli Kombëtar i Territorit i udhëhequr nga kryeministri Edi Rama miratoi lejen e zhvillimit për kompleksin turistik ‘Ionian Olea’ – një resort vilash dhe apartamentesh luksoze në bregdetin e fshatit Dhërmi në bashkinë Himarë.

Leja zhvillimore e kompleksit, që shtrihet mbi katër parcela toke bujqësore në plazhin e Drimadhesit, të regjistruara në zonën kadastrale 1481 dhe 1481-1739 është miratuar me kërkesën e zhvilluesve Mirela Papuli dhe Artan Dumi.

"Do ta rikonstruktoj unë". Kisha: Projekti dhe paratë janë vetëm tonat

Postuar në 09 Prill, 2018 13:13

Kisha e Shën Prokopit pritet të fillojë së shpejti kthimin në identitet. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj e lançoi projektin si punë të përbashkët të Bashkisë me kishën, por, e vërteta, në fakt duket të jetë ndryshe. Kontributi i Bashkisë nuk është asgjë më tepër, por vetëm leja për rikonstruksionin. Kjo bëhet e ditur në një prononcim të At Ilia Maznikut për TvT, përgjegjës për Kishën, të cilën sot Erjon Veliaj pretendon se po ua dhuron besimtarëve.

PD popozon TVSH 15%

Postuar në 09 Prill, 2018 12:41

Teksa qeveria e majtë ka hedhur poshtë çdo mundësi për reduktimin e normës së TVSH-së, nga opozita vjen një propozim për uljen në 15% të kësaj tarife. Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha tha në një takim me shoqata të biznesit se ulja e normës së TVSH-së është pjesë e planit të kësaj force politike për ekonominë.Kujtojmë që norma e TVSH-së nuk është 20% dhe nuk është ulur asnjëherë, si nga qeveritë e majta ashtu dhe ato të djathta, ndonëse vite më parë u përfol një ulje me 1 pikë përqindje.

Youtube dhe Google nën akuzë nga organizatat e fëmijëve

Postuar në 09 Prill, 2018 10:24

Disa organizata amerikane akuzojnë YouTube dhe kompaninë mëmë të saj Google se përmes praktikave ilegale mbledhin të dhënat personale të fëmijëve dhe i përdorimin ato për reklama të caktuara.Kështu njëzet e tre organizata për mbrojtjen e të drejtave digjitale të fëmijëve kanë apeluar tek Autoriteti Federal i Tregtisë në SHBA (FTC) duke u kërkuar  të hetojnë këto praktika.

Hungaria ngjyroset “Portokalli”, Orban rikonfirmohet

Postuar në 09 Prill, 2018 09:10

Viktor Orban mori një fitore dërrmuese të dielën në zgjedhjet parlamentare në Hungari. Suksesi i një prej kryeministrave më të diskutueshëm në Europë është i pashembullt.  Partia e tij Fidesz mori 48,8% të votave me një avantazh prej gati 30 pikë përqindje nga kundërshtarët.

Ky rezultat do të thotë se Fidesz mbledh 133 vende në parlament nga 199 gjithsej duke i lejuar që ashtu si në dy zgjedhjet e mëparshme, në vitin 2010 dhe 2014, të ketë shumicën e nevojshme për të kaluar reformat kushtetuese.

Ndërpret fjalët “Krishti u Ngjall” dhe këndon himnin

Postuar në 08 Prill, 2018 21:08

Aktualiteti politik në Greqi dhe përplasjet në distancë mes Athinës dhe Ankarasë ku nuk kanë munguar tonet e luftës kanë interferuar edhe në hierarkinë e Kishës. Në një gjest simbolik kryepeshkopi Jeronimus teksa këndonte fjalët “Krishti u Ngjall” para qindra besimtarëve në katedralen e Athinës me rastin e festimit të Pashkëve, ndërpreu në mes liturgjinë duke nisur këndimin e himnit kombëtar.

Mediat shkruajnë se kjo lëvizje e Primatit të Kishës Greke ndodh për herë të parë, pasi në vitet e mëparshme, Jeronimi vazhdonte normalisht meshën teksa në sfond dëgjohej himni kombëtar.

Pages

Subscribe to ResPublica RSS