Xhamia e Namazgjasë/“Pronarët kanë të drejtë të kërkojnë kompensim nga Komuniteti Mysliman”

Postuar në 13 Prill, 2018 12:53

Ndërtimi i Xhamisë së Namazgjasë në Tiranë është duke shkuar drejt përfundimit. Objekti në fjalë do të zgjidjë çështjen e faljes së besimtarëve, duke ndërfutur në kryeqytetin shqiptar një monument të stilit osman, shprehje e qartë e ndikimit të Turqisë së sotme në vendin tonë. 

Përtej këtij aspekti, është edhe një tjetër që është trajtuar shpesh. Xhamia ngrihet mbi një truall për të cilin ka kontestime dhe që po trajtohet në proces gjyqësor.  Komuniteti Mysliman i Shqipërisë nuk e ka konsideruar problem një gjë të tillë, por për disa besimtarë kjo është çështje që ka rëndësi. 

Bërryla korrupsioni

Postuar në 13 Prill, 2018 11:48

Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar dje gjatë një interviste në ABC News se ambasadorja e BE-së në Tiranë, Romana Vlahutin, i ka kërkuar ish-prokurorit të Përgjithshëm, Adriatik Llalla arrestimin e tij. Berisha ka shtuar se Llalla i ka referuar këtë kërkesë ish-presidentit Bujar Nishani që mesa duket është burimi i informacionit. Ky deklarim pason provokimin ndaj Presidentit të Republikës, i cili përfshihej si figurë e korruptuar në një përmbledhje të raportit të Freedom House publikuar nga Zëri i Amerikës.

Prag konflikti në Siri. Fushatë e gjerë propagandistike për sulmin kimik në Douma

Postuar në 13 Prill, 2018 10:37

Ajo që ndodhi në Douma të Sirisë në datën 7 prill 2018 mund të ketë ndikime përcaktuese për konfliktin sirian. Mediat perëndimore I kanë dhënë jehonë maksimale atij që besohet se është një sulm kimik ku janë përdorur agjentë nervorë dhe klorinë.

SHBA ishte më e ashpra ndër vendet në Perëndim, teksa presidenti I saj, Donald Trump kërcënoi se do të godiste me raketa, njësoj si në vitin 2017 në Khan Sheikhoun. 

Sërish probleme me sistemin on-line të QKB

Postuar në 12 Prill, 2018 19:44

Sistemi on-line i Qendrës Kombëtare të Biznesit ka patur sërish avari serioze në funksionimin e tij, duke nxjerrë thuajse jashtë funksionit shërbimin për qytetarët. 

Problemet u raportuan më herët gjatë javës, ku bizneset u ndeshen me sorollatje për shkak të bllokimit të punës. Jo zyrtarisht u tha se shkak ishin bërë problemet me fibrën optike të linjës së internetit, të cilat u tha se do të riparoheshin por të enjten u përsërit e njëjta situatë. 

4000 me zero për Kanunin

Postuar në 12 Prill, 2018 15:51

4000 viktima nga drejtësia penale apo civile në Shqipëri. Kjo është shifra që jep kreu i Komitetit për Pajtimin, Gjin Marku, në një prononcim për TvT. Rasti për të kujtuar këtë bilanc që ndoshta është harruar në serinë e statistikave të përvitshme ku vrasja ka fituar statusin e normalitetit në jetën tonë, është ai i vrasjes së Marjo Majollarit pas së cilës thuhet se qëndron pikërisht një motiv i gjakmarrjes. 

120 gazetarë të larguar nga puna vetëm për vitin 2018

Postuar në 12 Prill, 2018 13:18

Kreu i Unionit të Gazetarëve, Aleksandër Çipa ka deklaruar në një prononcim për TvT, se vetëm për vitin 2018 janë larguar nga puna rreth 120 gazetarë.

Sipas tij, largimet janë kryesisht në sektorin e mediave online, për arsye nga më të ndryshmet, përfshirë pagesat e ulëta, mospagimin për gazetarë të rinj në provë etj.. Sipas Çipës, situata e medias në Shqipëri është nga më të rëndat në vitet e fundit.

 

Sulm mbi Siri? Trump ndryshon sërish qëndrim

Postuar në 12 Prill, 2018 12:58

Një javë më parë deklaroi se SHBA do të tërhiqet nga Siria për të lënë të Tjerët të merren me të. Një ditë më parë kërcënoi se do të bombardonte në Siri me “raketa të reja dhe inteligjente” për shkak të sulmit barbar me armë kimike në Ghouta.

Sot përmes një cicërime në tuiter, Donald Trump ka ndryshuar sërish mendje duke lënë të kuptohet se sulmi ndaj Sirisë, apo në Siri mund të mos ndodhë së shpejti.

Opozita nis luftën e miellit (Video)

Postuar në 12 Prill, 2018 12:32

Seanca e kësaj të enjte në parlament u shoqërua me tension pas vendimit të PD-LSI për të përshkallëzuar qëndrimet ndaj kryeministrit.

Deputetë të opozitës bllokuan foltoren e kuvendit me kërkesën për lirimin e 11 protestuesve kuksiane që mbahen të arrestuar  si dhe përjashtimin e Edi Ramës nga seanca për fyerje të deputetëve në kuvend. Pas disa ndërprerjesh dhe përjashtimin e tre deputetëve të opozitës, Flamur Noka, Klevis Balliu dhe Ervin Salianji që hodhën miell dhe shishe me ujë ndaj kryeministrit kuvendi mbylli punimet.

Babai i Dolly-t “ofrohet” si eksperiment për Parkinsonin

Postuar në 12 Prill, 2018 10:19

Sir Ian Wilmut, biologu britanik që ka klonuar delen Dolly në vitin 1996, i ka hapur rrugën një terapie qelizore embrionale për sëmundjen e parkinsonit. Ai njoftoi se vuan vetë nga kjo sëmundje neurodegjenerative dhe është ofruar si një "eksperiment" për për të testuar trajtimet e reja.

Zaev i mbijeton mocionit të mosbesimit

Postuar në 12 Prill, 2018 09:26

Parlamenti i Maqedonisë hodhi poshtë mocionin e mosbesimit të kërkuar  nga opozita për qeverinë e Zoran Zaev. Në votimin e kryer pas mesnate, pro kërkesës të paraqitur nga ana e VMRO-DPMNE votuan 40 deputetë (që u përkasin partive të opozitës), ndërsa 62 deputetë nga partitë e koalicionit qeverisës votuan kundër. Votat që garantuan mbijetesën e qeverisë ishin ajo e deputetit Blagoja Despotoski nga VMRO-DPMNE dhe Vesel Mehmedit nga Aleanca për Shqiptarët, partia e të cilit u largua pak kohë më parë nga koalicioni qeverisës.

Pages

Subscribe to ResPublica RSS