Një histori e tmerrshme inçesti në SHBA (Video)

Postuar në 15 Prill, 2018 10:18

Një histori e pabesueshme inçesti në SHBA la pas katër të vdekur, duke përfshirë edhe një foshnje 7 muajshe. 42-vjeçari Steven Pladl, i cili kishte marrëdhënie incesti me vajzën e tij të 20-vjeçar biologjike, Katie Pladl  ishte dënuar nga autoritetet në SHBA për incestit, pasi u bë e njohur se ata ishin martuar dhe kishin lindur një  djalë me emrin Bennett Pladl.

Huqet e vjetra të "Policisë që Duam"

Postuar në 14 Prill, 2018 23:20

Tema Tv raporton sot për një rast që dëshmon probleme serioze në funksionimin e Policisë së Shteit dhe sidokos në raportin e forcës dhe dhunës psikologjike që shpesh synohet të imponohet nga punonjës të saj. Në adresë të saj ka ardhur një denoncim nga një kompani transpoorti së cilës i janë bllokuar mjetet por pa akt bllokimi.  

Ushqimet dhe Ujësjellësi i Tiranës rritën çmimet e shportës

Postuar në 14 Prill, 2018 18:26

Kostoja e jetesës në Shqipëri u rrit me 2 për qind në mars në krahasim me një vit më parë, ku të gjitha grupet e shportës së Indeksit të Çmimeve të Konsumit pësuan rritje, bëri të ditur Instituti i Statistikave. 

Furnizimi me ujë u shtrenjtua me 17.7 për qind në shportën kombëtare, ku përfshihet rritja me 44% e çmimit të ujit në Bashkinë Tiranë si dhe rritja me 15% në Bashkinë Durrës, ndërkohë që në bashkitë e tjera nuk ka pasur rritje të çmimeve, raporton BIRN.

"Raketa që provojnë dobësinë, jo forcën e Perëndimit"

Postuar në 14 Prill, 2018 16:08

Vendet e Perëndimit kanë përshëndetur dhe mbëshetur sulmin ajror mbi Siri të rakorduar mes SHBA-Britani-Francës. Janë tre vende që përbëjnë zemrën e aleancës atlantike të pas Luftës së Dytë Botërore, tre vende anëtare të përhershme të Këshillit të Sigurimit që duket se ndjejnë se duhet të ruajnë dhe mbrojnë atë rend global që zuri fill me Jaltën.

Rusët dhe Assad ironizojnë "raketat e mençura" të Trump (Video)

Postuar në 14 Prill, 2018 13:16

Ndonëse me pasoja, sulmet ajrore të SHBA, Francës dhe Britanisë mund të konsiderohen si ... një sukses i madh për Bashar al-Assad dhe ushtrinë e tij.

Presidenca siriane ka postuar në Twitter një video që tregon Assadin duke shkuar në zyrën e tij të shtunën në mëngjes. Publikimi i kësaj video përforcon pohimin e ushtrisë siriane që pretendon se ka shkatërruar shumë nga raketat inteligjente të fuqive perëndimore.

Rusia: Koha që sistemi mbrojtës S-300 t'i jepet Sirisë dhe vendeve të tjera

Postuar në 14 Prill, 2018 13:12

Sulmi ajror i SHBA-Britanisë së Madhe – Francës ndaj Sirisë ka hapur diskutime të reja mbi përhapjen e sistemeve ajrore mbrojtëse që deri më sot përdoren nga shumë pak shtete.

Perëndimi bombardon Sirinë (Video)

Postuar në 14 Prill, 2018 09:13

Shtetet e Bashkuara, Britania dhe Franca kordinuan një sulm me raketa të shtunën në mëngjes kundër objektivave siriane si kundërpërgjigje për përdorimin e armëve kimike nga Bashar al-Assad.

Ndërhyrja ushtarake e udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara u njoftua nga Presidenti i SHBA Donald Tramp, që theksoi në një konferencë për shtyp se kishte urdhëruar sulme precize në Siri.

Një eksperiment i dështuar me taksën progresive në Shqipëri

Postuar në 13 Prill, 2018 21:32

Duke lënë pas krizën ballkanike dhe globale të pas vitit 2010, dhe me thirrjet kontraverse politike se Shqipëria nga njëra anë i shpëtoi dhe nga ana tjetër pësoi rënien më të madhe ekonomike, 8 vite më pas me dy shifra krejt naive dhe po aq kontraverse, vendi ynë rezulton me rritje ekonomike 3.8 për qind dhe me 325 mijë banorë më pak.

Teza e rrezikut rus funksionon vetëm me Serbinë

Postuar në 13 Prill, 2018 17:19

Shqiptarët kontrollojnë stabilitetin e tre apo katër shteteve në Ballkan dhe mund të afektojnë klimën e sigurisë më gjerë, por sërish ata po humbasin terren në planin gjeopolitik. Kjo mund të shihet fare qartë në raportet bilaterale me vende të Perëndimit dhe sidomos në mënyrën sesi loja diplomatike kurdiset në shetetet në fjalë jo duke kërkuar bisedimin e drejtpërdrejtë, por duke përdorur të ashtuquajturit liderë shqiptarë si postierë të Brukselit apo Uashingtonit për Rusinë dhe për bashkëqytetarët sllavë.

Kroacia del mbi "heretizmin"

Postuar në 13 Prill, 2018 16:27

Parlamenti i Kroacisë ka ratifikuar Konventën e Stambollit për luftën kundër dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje, pavarësisht nga kontradiktat e Kishës Katolike që  vazhdon të ushtrojë një ndikim të madh në vend.

Me mbështetjen e Kishës Katolike dhe partisë konservatore në pushtet HDZ shumë kroatë ishin kundër ratifikimit të kësaj Konvente, që angazhon shtetet në luftën kundër dhunës ndaj grave, përdhunimit martesor dhe linçimit të organeve gjenitale femërore.

Pages

Subscribe to ResPublica RSS