Basha frenon optimizmin e qeverisë

Postuar në 17 Prill, 2018 21:44

Lulzim Basha i ndodhur në Gjermani për disa takime me grupin parlamentar të CDU-CSU të kancelares Merkel reagoi për vendimin e Komisionit Europian për t’i dhënë Shqipërisë rekomandimin për hapjen e negociatave. Basha thotë në deklaratën e tij se vendimi i Komisionit është  është shprehje e vullnetit politik të BE-së për të mbështetur aspiratën europiane të Shqipërisë dhe se ka vende si Gjermania që janë skeptike për të dhënë në takimin e Këshillit Europian në 28-29 qershor votën pro hapjes së negociatave.

Greqia dhe Turqia, luftë e pashpallur në Egje

Postuar në 17 Prill, 2018 20:29

Tensionet në Egje mes Turqisë dhe Greqisë, janë një front i padeklaruar lufte, që nuk ka mbetur vetëm në nivel deklaratash. Athina flet zyrtarisht për një konflikt të hapur ushtarak, që kulmoi me rrëzimin e një avioni Mirage dhe humbjen e jetës së një piloti grek gjatë fluturimeve për monitorimin e hapësirës ajrore.

"Jemi në një luftë të pashpallur në Egje, por pozicionimi i forcave tona bëhet në mënyrë të tillë që të mos kemi humbje të  pilotëve tanë"- tha zëvendësministri i Mbrojtjes, Fotis Kuvelis.

Monologu i përparimit (Video)

Postuar në 17 Prill, 2018 17:48

Nuk ka vonuar dhe kryeministri Rama  i ka dhënë merita vetes dhe qeverisë që drejton për rekomandimin e hapjes së negociatave me Bashkimin Europian, duke përmbledhur në një monolog eklektik kontributin që sipas tij ai dhe Partia Socialiste kanë dhënë në këtë drejtim.

Biletë rekomandimi nga BE, por duhet bindur Këshilli

Postuar në 17 Prill, 2018 16:55

Shqipëria mori më në fund rekomandimin pa kushte të Komisionit për hapjen e negociatave të anëtarësimit në Bashkimin Europian, një vendim me rëndësi simbolike për momentin pasi procesi do të duhet të marrë miratimin e vendeve anëtare në mënyrë që Shqipëria të hedhë hapin e radhës. Bonusi politik i shkon qeverisë që tashmë ka një argument më shumë për të thënë se po udhëheq vendin në drejtimin e duhur për aq kohë sa ka plotësuar prioritetet e integrimit.

"Serbia bën biznes me Kosovën, Shqipëria bën folklor"

Postuar në 17 Prill, 2018 15:13

Në panairin e biznesit “Prishtina 2018” që do të mbahet në 18-21 prill,  ajo që bie në sy është pjesëmarrja e një kompanie të vetme nga Shqipëria. Për kreun e Dhomës së Tregtisë, Tiranë, Nikolin Jaka, ky është një sinjal alarmi që duhet të bjerë në vesh të politikës së dy vendeve.

TvT

"Serbia, e vetmja "demokraci defektoze". Të tjerët janë regjime hibride"

Postuar në 17 Prill, 2018 14:15

Ballkani ka bërë mbrapa në gjendjen e demokracisë. Ky është mendimi i Joan Hoey, drejtuesja Rajonale për Europën në Njësinë e Inteligjencës pjesë e grupit që publikon edhe revistën e njohur “The Economist”.

Në një intervistë për “European Western Balkans”, Hoey thotë se se situata demokratike në Ballkan është shqetësuese dhe ajo ka shënuar një rënie me 9% mes viteve 2006-2017 që është më e lartë se rënia në mbarë Europën.

Taktikë e heqjes dorë nga Kosova?

Postuar në 17 Prill, 2018 12:38

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj është bërë sërish lajm në Serbi me deklaratat e tij në Happy Tv, një televizion serb. 
Sipas asaj që përcjell agjencia B92, Haradinaj është shprehur ndër të tjera se: 

Kosova nuk ka një politikë të jashtme. Ne bëjmë pjesë në klubin e vendeve të drejtuarabnga Amerika

Luftë autoritarizmit në Europë...

Postuar në 17 Prill, 2018 12:09

Presidenti i Francës Emmanuel Macron ka bërë thirrje për forcimin e demokracisë në Bashkimin Europian, reformimin e Eurozonës dhe rritjen e asaj që e quajti sovraniteti europian.

"Siria nuk është Aushvic. Aushvici nuk mund të krahasohet me Asgjë"

Postuar në 17 Prill, 2018 11:41

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë Heiko Maas ka dhënë së fundmi një intervistë të cilën revista “Spiegel” e ka publikuar me titullin: Siria nuk është Aushvic. Ministri në fjalë ka deklaruar se ka hyrë në plitikë për shkak të Aushvicit, kampit të shfarrosjes organizuar dhe drejtuar nga Gjermania naziste.

Akuzë për "kusarët" e Teatrit

Postuar në 17 Prill, 2018 10:20

Aktori Robert Ndrenika është një prej emrave që vazhdon të kundërshtojnë fort shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar dhe projektin danez të propozuar nga qeveria.

Në mbledhjen e radhës së Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar, Ndrenika  hodhi dyshime për grabitje të tokës së Teatrit për qëllime private, ndrësa ftoi edhe drejtues të institucioneve të prononcohen. 

Pages

Subscribe to ResPublica RSS