Rasti i rrallë kur Publikja shndërrohet në Private - eksperimenti i Tiranës

Postuar në 27 Qershor, 2018 22:34

Vazhdon debati për Teatrin Kombëtar nëse duhet rikonstruktuar godina ekzistuese apo të ndërtohet një godinë e re, diskutim ky që ka sjellë debate mes artistëve por edhe vetë politikës. Një pjesë e artistëve janë kundër shembjes së kësaj godine dhe këtë gjë ata e ka

Firma artistësh dhe një ekspertizë e pabesueshme për Teatrin

Postuar në 27 Qershor, 2018 18:50

Politika ia ka dalë të vendosë në përdorim të vetin disa prej artistëve të njohur që sot kanë vënë firmën në një letër të hapur drejtuar autoriteteve publike, e mbi të cilën kanë vënë firmën edhe emra që njihen vetëm në kafenetë afër Teatrit Kombëtar. Në letrën e shpërndarë për mediat, artistët në fjalë që kryesohen si firmë nga I mirënjour Pirro Mani, e në vazhdim me Gëzim Kamen, Viktor Zhustin, apo Eva Alikajn dhe Spiro Dunin, kërkohet ndërtimi i një godine të re për Teatrin, duke përcaktuar se sipërfaqja aktuale e godinës të mos përdoret për asjë gjë tjetër.

Kërkohet hetim për përmbytjen e Bashkisë dhe Bibliotekës Kombëtare

Postuar në 27 Qershor, 2018 18:46

Partia Demokratike kërkon hetim për përmbytjen e Bibliotekës Kombëtare dhe Bashkisë së Tiranës. Deputetët Romeo Gurakuqi dhe Hekuran Hoxhalli thanë se kjo situatë erdhi si pasojë e punimeve skandaloze në Sheshin Skënderbej.

Sipas tyre megjithëse është kryer 20 milionë euro investim mungon sistemi i shkarkimit të ujërave nëntokësorë.

Salvini: BE mund të shpërbëhet në 12 muajt e ardhshëm

Postuar në 27 Qershor, 2018 15:14

Bashkimi Europian është duke u përballur me një krizë ekzistenciale dhe mund të shpërbëhet brenda 12 muajve të ardhshëm, thotë në një intervistë për revistën gjermane Der Spiegel, Ministri i Brendshëm italian dhe zëvendëskryeministri Matteo Salvinin.

Luftë për pushtet në Kishën Orthodhokse Greke të SHBA dhe në Patriarkanë

Postuar në 27 Qershor, 2018 14:30

Kisha Orthodhokse greke, përfshirë Patriarkanën e Stambollit, ku ajo ka selinë qendrore kryesore, është përfshirë prej një muaji në një debat shumë të madh që ka të bëjë me disa teza të hedhura nga miliarderi greko amerikan, Efstathios(Stathios-Steve) Valiotis.

Derhemi: Nuk ka marrëveshje, por bisedime. Grup ndërkombëtar për çështjen e Teatrit

Postuar në 27 Qershor, 2018 12:31

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, njoftoi përmes rrjeteve sociale se ka arritur një marrëveshje në lidhje me Teatrin Kombëtar. Në një postim në profilet e tij, Veliaj shfaqet krah artistëve që ishin kundër prishjes së Teatrit Kombëtar, si regjisori Altin Basha dhe aktorët Arben Derhemi e Alfred Trebicka. Veliaj shprehet se marrëveshja e arritur me artistët është një dritë jeshile për negociatat për një teatër të ri. Detaje në lidhje me këtë marrëveshje nuk dihen ende.

Serbi/Dy vjet burg për bashkëshorten e Sllobodan Millosheviç

Postuar në 27 Qershor, 2018 11:15

Gjykata e Lartë në Serbi ka dënuar me dy vjet heqje lirie, Mirjana Markoviç, bashkëshortja e ish-presidentit serb, Sllobodan Millosheviç. Akuza për Markoviç ishte për posedim të paligjshëm apartamentesh në vitin 2000 dhe ajo merr fund 15 vjet pas zyrtarizimit të saj.

Markoviç u dënua në mungesë pasi ajo që në vitin 2005 është në kërkim ndërkombëtar dhe bashkë me të dënime u dhanë ede për Zivka Knezeviç, ish-sekretare e qeverisë serbe dhe për ish-drejtorin e Shërbimeve Diplomatike, Milos Loncar. Markoviç ndodhet në Rusi si azilante politike.

Të thuash "Jo" pa ta kërkuar njeri, esadizmi në versionin zyrtar

Postuar në 27 Qershor, 2018 10:50

Një ditë pasi Brukseli e ngeli në klasë qeverinë shqiptare, gazeta gjermane "Bild" publikon një intervistë me kryeministrin shqiptar duke theksuar se zoti Rama ka vendosur t'i thotë "Jo" Europës për ngritjen e një kampi refugjatësh. 
"Qeveria shqiptare hedh poshtë propozimin për ngritjen e qendrave të pritjes për emigrantët dhe refugjatët që duan të arrijnë në shtete e BE"- citohet të ketë thënë Edi Rama. 

Një urim të cilit i do gjetur kuptimi

Postuar në 27 Qershor, 2018 01:42

Vendimi i djeshëm i Këshillit të Europës që shty deri në vitin 2019 hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë, edhe kështu të kushtëzuara, do të diskutohet shumë dhe në mënyra të ndryshme. Por zyra e BE-së në Tiranë, e drejtuar nga Romana Vlahutin, ka menduar të urojë vendin tonë, pra qeverinë për atë që e quan sukses në rrugën drejt BE-së. përmes një mesazhi në rrjetet sociale, zyra e BE-së uron vendin tonë, duke lexuar si arritje një vendim që në Shqipëri shikohet prej disave si dështim.

 

Europa i lë pas derës

Postuar në 26 Qershor, 2018 18:19

Danimarka, Franca dhe Holanda detyrojnë Brukselin të shtyjnë për verën e ardhshme hapjen e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë. Kjo është deklaruar nga Ministri i Jashtëm grek Nikos Kotzias, pas daljes nga Këshilli i Çështjeve të Përgjithshme në Luksemburg.

Burimet diplomatike raportuan per CNN.gr  se mundësia e diferencimit të Maqesonisë nga Shqipëria do të krijonte rivalitete dhe tensione në Ballkan dhe nuk do të ndihmonte në stabilitetin rajonal.

Pages

Subscribe to ResPublica RSS