Ton tjetër në Beograd nga kryeministri belg

Postuar në 25 Prill, 2018 11:43

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka luajtur sërish me mesazhet ndaj Europës duke shfrytëzuar një takim të tijin me kryeministrin e Belgjikës, Charles Michel. Ky i fundit ka qenë në Beograd pas vizitës që zhvilloi në Tiranë, e ku në një konferencë për shtyp me homologun shqiptar, Edi Rama, la të kuptohej se vendimi për hapjen e negociatave është ende në process shqyrtimi. Nga ana e tij, Vuçiç ka hedhur tezën se “Michel ka sjellë disa propozime të reja” të cilat siç tha ai do të bëhen publike kur të integrohen si pjesë e politikave të BE-së.

Iran/Dyshime se është zbuluar trupi i mumifikuar i Reza Shah Pahlavit

Postuar në 25 Prill, 2018 02:00

Zbulimi në Iran i një trupi të mumifikuar afër ish-mauzoleumit mbretëror ka ngritur dyshimet për gjetjen e kadavrës së ish-Shahut Reza Pahlavi, themelues i dinastisë Pahlavi. Mediat citojnë Hassan Khalilabadi, kryetar i Këshillit të Qytetit në Teheran i cili ka ngritur hipotezën se mund të jetë fjala për trupin e Shahut të dikurshëm të Iranit. Trupi u zbulua gjatë punimeve për ndërtimin e një faltoreje Shiite në Teheran.

Reza Pahlavi vdiq në ekzil dhe djali i tij, Mohammad Reza Shah erdhi në pushtet deri në vitin 1979.

Australi, plazh dhe gjueti njëkohësisht

Postuar në 24 Prill, 2018 23:06

Kundër agjendave të treta në Ballkan

Postuar në 24 Prill, 2018 22:54

Samiti i katër vendeve Bullgarisë, Serbisë dhe Greqisë dhe Rumanisë dha mesazhin se vendet e Ballkanit duhet të përcaktojnë zhvillimet në rajon bazuar në prioritetet e tyre dhe jo nga synimet apo agjendat e të tretëve. Cipas shprehu mbështetjen për perspektivën evropiane të Ballkanit, duke theksuar nevojën për të ndërtuar një vizion evropian "gjithmonë me kriteret e përcaktuara nga Bashkimi Evropian", për reformat dhe fqinjësinë e mirë.

Tendera pa garë dhe 25 mln dollarë nga arka e shtetit

Postuar në 24 Prill, 2018 21:09

Njeri i afërt me kryeministrin, president i një klubi futbolli dhe ish-qeveritar i rangut të dytë. Safet Gjici i cili ka mbajtur detyrën e prefektit të  Qarkut të Kukësit akuzohet se ka përfituar fonde publike në shumën e 25.2 milionë dollarëve përmes kompanive që ka transferuar tek të tretët.

Partia Demokratike pretendon se përmes dy shoqërive të ruajtjes fizike,  EUROGJICI SECURITY dhe TONI SECURITY, Gjici  ka përfituar 315 tendera, me vlerë 25.2 mln  nga të cilat 171 pa garë

Vetting-u toleron paratë e zeza policëve

Postuar në 24 Prill, 2018 18:30

Punonjësit e policisë që do t’i nënshtrohen Vetting-ut mund të deklarojnë deri në 1.5 milionë lekë  të ardhura të përfituara jashtë skemës së kontrollit tatimor.

Ky është një nga “lëshimet” ne ligjin që synon të pastrojë radhët e policisë nga efektivet e korruptuar.Të gjithë efektivet që kanë të ardhura të përfituara nga puna në të zezë apo nga aktivitete që nuk i justifikojnë dot ligjërisht, do t’u duhet të bejne një deklarim mbi burimin e kesaj shume, por nuk jane te detyruar ta dokumentojne, raporton Tv Klan.

Gjinar-Elbasan, shpërdorim detyre për dy ish-zyrtarët e LSI

Postuar në 24 Prill, 2018 18:05

Dy ish-zyrtarët e LSI-së, Andi Toma, dhe Dashamir Xhika akuzohen për shpërdorim detyre në rastin e rrugës Elbasan-Gjinar.

I pari drejtor i Përgjithshëm i Autoritetit Rrugor Shqiptar në periudhën Tetor 2013 – Shtator 2017 dhe i dyti Drejtor i Përgjithshëm i Autoritetit Rrugor Shqiptar në periudhën 2008 –2013 janë pjesë e 11 të pandehurve që janë çuar për gjykim pas përfundimit të hetimeve.

Vodafone, Abltelekom dhe Telekom kanë mashtruar abonentët

Postuar në 24 Prill, 2018 17:04

Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare urdhëron kompanutë celulare që duke  filluar  nga data 1 qershor  2018 të  rikthejnë vlefshmërinë  e paketave  standarte me  parapagim  nga  28  ditë  në  mujore (30 ditore).

Albtelecom,  Telekom  Albania dhe  Vodafone  Albania në shkelje të hapur të kontratës me abonentët në mars të vitit 2016 bënë ndryshimin e kohëzgjatjes së ofertave për shërbimet mobile për përdoruesit me parapagim nga 30 ditë në 28 ditë.

Interes nga dy kompani të huaja për TEC Vlorën

Postuar në 24 Prill, 2018 16:48

Dy kompani të huaja ofrohen për ta vënë në punë TEC-n e Vlorës, i cili megjithëse u ndërtua në 2012, nuk ka punuar asnjë ditë, për shkak të mosfunksionimit të një pajisjeje. Zëvendësministri i Energjetikës Enis Aliko tha për TemA TV se po bëhet studimi i fizibilitetit dhe shumë shpejt do të shpallet oferta. Ndërkaq, TEC-i është objekt i gjyqeve shumëvjeçare të KESH-it me palën italiane për dorëzimin e parave të lëna garanci.

Zëri i Amerikës zbardh prapaskenat

Postuar në 24 Prill, 2018 15:32

Po ushtojnë tamburët e suksesit të merituar të Majlinda Bregut që u zgjodh sekretare e Përgjithshme e Këshillit Rajonal të Bashkëpunimit. Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati lëshoi sot një deklaratë urimi duke kujtuar ndoshta me këtë rast se zonja Bregu që po mbulohet nga disa media me dafinat e një suksesi që nuk është personal, e ka detyrën një dhuratë nga qeveria shqiptare. Zëri i Amerikës e konfirmon indirekt këtë, kur interpreton se caktimi i Bregut në detyrën në fjalë, ka ardhur si kompromis me Podgoricën zyrtare.

Pages

Subscribe to ResPublica RSS