Veliaj riaktivizon idenë e sigurimit të detyrueshëm për pronën
Në daljen e radhës në media, kryebashkiaku Veliaj, duke marrë shkas edhe nga zjarri i rënë në një fabrikë riciklimi në Tiranë rihodhi në qarkullim tezën e sigurimit të detyrueshëm për pronën, një projektdraft i propozuar nga Banka Botërore që ndodhet në sirtarët e qeverisë dhe Autoritetit të Mbikqyrjes Financiare, por ende në fazë përgatitore.
Intervista/Arkady Shilkloper, artisti i njohur rus në Tiranë: Tradita muzikore shqiptare, shumë mundësi për zhvillim
Artisti i madh rus me banim në Gjermani, Arkady Shilkloper vjen për herë të parë në Tiranë në Festivalin Ndërkombëtar të Instrumenteve të Tunxhit. Një nga instrumentistët më të mirë në botë të kornos dhe alphorn-it, Shilkloper do të intepretojnë krah virtuozëve nga Italia, Amerika, Izraeli, Rumania dhe Kosova.
Intervista e plotë për TemaTV:
Irani kërkon hapjen e ambasadës shqiptare në Teheran
Hapja e ambasadës së Shqipërisë në Iran do të jetë një hap i rëndësishëm për zgjerimin e shkëmbimeve tregtare mes dy vendeve. Kështu ka deklaruar kryetari i Unionit të Dhomave të Tregëtisë së Iranit, Gholam Hossein Shafei në një takim të përbashkët me dhomat e tregtisë në Shqipëri.
Buzëqeshje protokollare dhe parakushte për negociatat
Buzëqeshja e kryeministrit Rama në fotografinë protokollare me kancelaren Merkel nuk pasqyron frymën e takimit që u zhvillua në Berlin. Skepticizmi i Gjermanisë i shprehur edhe në deklaratat e kryetarit të Komitetit për Çështjet e Brendshme në Bundestag, Gynter Krishbaum rezultoi i qënësishmëm. Nga burime mësohet se kancelarja Merkel ka folur për parakushte para se Gjermania të japë votën pro hapjes së negociatave.
Qeveria u pret fondet bashkive debitore
Të gjitha bashkitë që nuk paguajnë detyrimet e prapambetura do t'u priten fondet që buxheti i shtetit jep në formën e transfertës së pakushtëzuar.
Paralajmërimi është konkretizuar edhe me një udhëzim të ministrit të Financave, ku urdhërohet bllokimi i transaksioneve financiare të njësive vendore nëse nuk shlyejnë detyrimet.
Udhëzimi po ashtu sanksionon që edhe në rastet kur ndërmarjet në pronësi të bashkive nuk shlyejnë borxhet ndaj palëve të treta, dhe evidentohet se përgjegjëse për këtë shkak është njësia vendore, sërish bllokon transaksionet.
Macron eklipson kancelaren Merkel
Presidenti francez, Emmanuel Macron është pritur në mënyrë të pazakontë në SHBA. Pas takimit me presidentin Donald Trump, Macron ka folur para Kongresit amerikan. Macron I është referuar historisë së përbashkët, ai e ka quajtur Kongresin tempull të demokracisë, duke shkuar më tej në bazën e përbashkët të historikut të të dyja vendeve. Vizita e Macron paraprin atë të kancelares gjeërmane Angela Merkel, por po shikohet qysh tani si një ofensivë që përcakton lidershipin e Europës.
Madrid/Kryebashkiakja jep dorëheqjen. Kishte diplomë false dhe u filmua duke vjedhur në supermarket
Kryebashkiakja e Madridit Cristina Cifuentes jep dorëheqjen pasi shfaqet në një video duke vjedhur në supermarket, disa javë pas akuzave për diplomë masteri të falsifikuar. Dyshohet se ajo mori pa paguar dy kremra anti-rrudhë që kushtonin 40 euro, raporton BBC.
Cifuentes, 53 vjeçe, dorëzoi diplomën e masterit të saj javën e kaluar, kur u konstatua se dy firma në dokument ishin të falsifikuara. Dorëheqja e saj është një goditje për kryeministrin Mariano Rajoy, partia e të cilit është përballur së fundmi me skandale korrupsioni.
Fate Velaj godet me rolin e Gjergj Arianitit. Organizon Skënderbeun në versionin "tallava"
Fate Velaj, këshilltar, artist, piktor, romancier dhe i apasionuar pas dielit dhe hënës, ka organizuar dasmën e Skënderbeut në Kaninë.
Kanina është fshati i tij dhe Velaj, një natyrë ekzibicioniste që preferon ta quajë veten njeri të kulturës, ka inskenuar atë që mund të quhet Rilindje e Historisë.
Audio/Intervista e Liri Belishovës për Robert Elsien
Kjo është një intervistë e Liri Belishovës dhënë për Robert Elsie në vitin 2011. Mund të konsiderohet si një lloj dëshmie dhe refleksioni mbi fillimet e lëvizjes komuniste në Shqipëri dhe atë që ndodhi pas Luftës. Aty Belishova flet për drejtuesit e regjimit, përfshirë Enver Hoxhën, Mehmet Shehun dhe Nako Spirun.
Rritet urrejtja për gazetarët në Perëndim
Liria e shtypit u përkeqësua vitin e kaluar në të gjithë botën, ndërsa klima e urrejtjes ndaj gazetarëve, e cila është kultivuar kryesisht në Evropë dhe SHBA kërcënon demokracitë perëndimore.Kështu thotë raporti vjetor i organizatës joqeveritare, Reporterët pa Kufij (RSF), ku liria e shtypit, siç përshkruhet në raport është e zymtë.