Qeveria kërkon kohë për arrestimet e nivelit të lartë
Prova që ndërkombëtarët duan për të besuar se qeveria e ka seriozisht luftën kundër korrupsionit janë arrestimet e nevielit të lartë, edhe për vetë faktin se mazhoranca nuk mund të ketë as alibinë e sabotimit të kësaj përpjekje nga Prokuroria.
Masakër në Kabul, vritet fotoreporteri i AFP dhe kolegë gazetarë
Të paktën 36 vetë u vranë, me të cilëve 8 gazetarë në një sulm të dyfishtë vetëvrasës që ndodhi të hënën në mëngjes në kryeqytetin e Afganistanit, Kabul. Përgjegjësinë për sulmin e ka marrë Shteti Islamik.
Botohet së shpejti Fjalori Historik i Shqipes
Fjalori historik i shqipes, është një nga projektet që Departamenti i Gjuhës Shqipe në Universitetin e Mynihut në bashkëpunim me Institutin e Gjuhësisë në Shqipëri ka në plan të sjellë në lëmin e shqipes. Fjalori, do të pasqyrojë lëndën leksikore që nga “Meshari” i Gjon Buzukut deri në fillim të shekullit XX. Lajmin e jep kreu i institutit, Valter Memisha, i cili thotë se fjalori ka rëndësi shumë të madhe.
Tensioni në Lindjen e Mesme
Udhëheqësi Suprem i Iranit Ayatollah Ali Khamenei akuzoi të hënën SHBA se po përpiqet për të zgjeruar krizën rajonale duke nxitur tension mes Arabisë Saudite dhe Teheranit. "Një nga mënyrat për të provokuar Iranin është të nxisin udhëheqësit pa përvojë të rajonit. Qëllimi i tyre është që të thellojnë krizën rajonale dhe të nxitur muslimanët për të luftuar kundër muslimanëve" - tha Ajatollah Ali Khamenei.
Midhjet me salmonelë? Ministria lan duart: Të sigurta, nëse kanë certifikatë
Pas akuzave se në treg ka midhje të infektuara, Zv/ministri i Bujqësisë, Roland Kristo, shpjegon TemA TV debatin mbi rezultatet e analizave për midhjet në liqenin e Butrintit. Sipas tij, procesi i prodhimit dhe tregtimit të midhjeve në zonë kalon në një proces të rregullt deporimi dhe midhja është e sigurt në rast se në shitje shoqërohet me certifikatë. Sa e besueshme është një gjë e tillë kjo ka shumë dyshime pasi në Shqipëri deporimi thuajse nuk kryhet fare.
TvT
Bankat "sabotojnë" programin IPARD për bujqësinë
Edhe pse fondet që jep Bashkimi Europian në fushën e bujqëisë janë në vlera të konsiderueshme, ato rrezikojnë të mos përpthithen nga të gjithë. Shkak për këtë është fakti që granti i dorëzohet fermerit pas përfundimit të investimit.
Nga ana e saj Minsitria e Bujqësisë kërkon marrëveshje me bankat që ato që ato të marrin si kolateral marrëveshjen e femerit me Agjencinë e Zhvillimit Rural Buqjësor. Kjo e fundit del përfitues i IPARD dhe në këto kushte investimi do të bëhej me paratë që merren nga kredia dhe ajo të shlyehej me grantin e BE-së
Rekord botëror/Sërfisti brazilian Rodrigo Koxa "vallëzon" mbi dallgën 24 m të lartë
Koxa e arriti rekordin më 8 nëntor në Portugali.
Deputeti gjerman, Frei: Çështja "Tahiri", kriter për hapjen e negociatave
Deputeti gjerman i CDU-së, Thorsten Frei, deklaron se çështja “Tahiri” është kusht për negociatat dhe se ajo është referuar qartë para palës shqiptare gjatë vizitës së kësaj të fundit në Gjermani. Në një intervistë për gazetën “Panorama”, Frei thotë se PS-ja mori në mbrojtje ish-ministrin e Brendshëm, Saimi Tahiri, duke mos lejuar një proces të plotë gjyqësor ndaj tij.
Skandali me emigrantët, ministrja britanike jep dorëheqjen
Ministrja e Brendshme britanike, Amber Rudd dha dorëheqjen të dielën për shkak të skandalit në trajtimin e emigrantëve që u dyndën në Britani të Madhe nga ishujt Karaibe menjëherë pas Luftës së Dytë Botërore.
54 vjeçarja, ishte gjetur në qendër të rreagimeve pas zbulimit se shërbimet e saj kishin vendosur një numër të caktuar për deportimin e kësaj kategorie emigrantësh dhe pasardhësve të tyre, të cilët ndihmuan në rindërtimin e Britanisë.
Bie miti i martesës në BE, rekord lindjesh jashtë martesës në Francë
Në shumë vende, institucioni i martesës duket se është "zbehur". Një tregues i qartë lidhur me këtë tendencë të dekadave të fundit është kryesisht lindja e fëmijëve jashtë martese.
Siç tregohet nga të dhënat e Eurostat Franca kryeson listën relative me rreth 60% të fëmijëve të lindur nga prindërit të cilët nuk janë të martuar, as me ceremoni civile apo fetare.
Në anën tjetër statistikat tregojnë se vendet e Ballkanit janë ende fanatike të martesës. Greqia shënom normën më të ulët që nga viti 2016 me vetëm 9.4% e lindjeve të regjistruara nga çiftet që nuk janë të martuar.