Marrëveshja Serbi -Kosovë cenon ndikimin rus në Ballkan
Ecuria e dialogut Prishtinë-Beograd që mund të çojë në një marrëveshje dypalëshe, ka krijuar premisat e duhuara për abrogimin e Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, që u miratua në vitin 1999. Florian Bieber i universitetit të Graz në Austri mendon se çdo formë marrëveshjeje do të duhet të merret me njohjen ndërkombëtare të Kosovës çka e bën atë jetike për të dyja vendet.
Mediat ruse: Putin i propozoi Trump referendum në Ukrainën Lindore
Agjencia ruse e lajmeve “Sputnik” shkruan sot se presidenti rus, Vladimir Putin, i ka propozuar homologut të tij amerikan, DonaldTrump, mbajtjen e një referendumi në Ukrainë Lindore. Sipas “Sputnik” propozimi është bërë gjatë diskutimit me dyer të mbyllura dhe se presidenti Trump ka kërkuar që ideja të mos bëhet publike gjatë konferencës së përbashkët për shtyp. Ideja e referendumit të kujton rastin e Krimesë, e cila u ankesua nga Rusia pasi “populli shprehu vullnetin e tij”.
Video/Pamjet e dhunimit të avokatit Ilia Ilia në Durrës
Report Tv ka publikuar sot pamjet e dhunimit të avokatit Ilia Ilia në Durrës para Gjykats së këtij qyteti. Janë dy persona që shfaqen në video të cilët dhunojnë Ilian, të pambulur dhe pa u sikletosur se po i sheh kush. Vetë avokati, në një prononcim të djeshëm për mediat akuzoi prokurorin Arjan Ndoji si porositës të sulmit. Avokati tha se me Ndojin kishte një përplasje në Gjykatë dhe se prokurori e kishte kërcënuar.
Samiti i Putinit
Revista “Time” shkruan se presidenti amerikan Donald Trump, jo vetëm dështoi në Samitin e Helsinkit ku u takua me Putin, por ai madje provokoi krizë autoriteti për vetë SHBA. Sipas shkrimit me autor Brian Benett, Trump i ka besuar më shumë presidentit rus sesa institucioneve dhe agjencive amerikane lidhur me ndërhyrjen ruse në zgjdhjet e fundit presidenciale në SHBA.
NDotja rekord në bregdetin e Republikës Domenikane
Një vizitë me axhendë kryesore plehërat e linjës Shqipëri-Kroaci
Vizita e parë e presidentes kroate Kolinda Grabar Kitaroviç në Tiranë, është ndoshta edhe vizita e parë e një kryetari shteti që si mesazh kryesor ka mjedisin. Ose më saktë mbetjet që Shqipëria eksporton ilegalisht drejt vendit fqinj.
Kroacia është donatori kryesor i një projekti për pastrimin e detit dhe duam ta ndihmojmë Shqipërinë që ta kalojë këtë problem për të ruajtur mjedisin
tha Presidentja kroate gjatë konferencës për shtyp me homologun shqiptar Ilir Meta.
Kompanitë e modës djegin stoqet e rrobave për të mos ua dhënë të varfërve
Moda është një industri mjaft fitimprurëse, me tonelata stoqesh çdo në vit. Por çfarë ndodh me ato rroba të prodhuara për kategori specifike që mbeten në magazinat e kompanive të modës.
Përgjigjja është domethënëse.
Markat luksoze si Burberry, preferojnë t’i djegin rrobat e tyre me vlerë miliona euro në mënyrë që të mos përfundojnë ... tek të varfërit e këtij planeti.
Pas Preshevës edhe Sanxhaku teston nervat e Beogradit zyrtar
A e ka njohur Sanxhaku Kosovën? Me këtë pyetje e niste sot raportimin e vet agjencia serbe e lajmeve “B92”, mbi një akt të Këshillit Kombëtar Boshnjak, i cili përmes kryetarit të vet, Sulejman Ugljanin ka ftuar Behgjet Pacollin, në cilësinë e
zv.kryeministrit dhe ministër i Jashtëm i Republikës së Kosovës
të marrë pjesë në punimet e këshillit në Novi Pazar.
Padi civile dhe penale për Teatrin Kombëtar nga Këshilli Bashkiak i Tiranës
Partia Demokratike po shikon çdo mundësi që parashikon ligji për të penguar shembjen e teatrit kombëtar. Eksperti ligjor në Partinë Demokratike, Gazmend Bardhi në një intervistë për TemA Tv u shpreh se mund të ketë padi penale dhe civile nëse tjetërsohet prona e Bashkisë tek teatri pa 3/5 e votave të Këshillit Bashkiak.
Qoka e fundit..?
Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka njoftuar sot për një marifet të zyrës së Misionit të Bashkimit Europian në Tiranë. Pas kërkesës për një takim me ambasadoren Romana Vlahutin dhe miratimit prej kësaj të fundit të kërkesës, AMT thotë se është njoftuar për në ndryshim formati dhe përfshirjen në takim të përfaqësuesve të Forumit për Mbrojtjen e Trashëgimisë.
