Hap derën e Kishës edhe për homoseksualët?

Postuar në 21 Maj, 2018 18:58

 Papa Francesco ka provokuar reagime të shumta sërish pas një deklarate që thuhet se ka bërë në prani të një personi që i përket komunitetit LGBTI.

Rrëmujë me taksën e pronës, bashkitë nuk e zbatojnë dot në terren

Postuar në 21 Maj, 2018 16:14

Taksa e pronës do të nisë zbatimin në janar të ardhshëm, pasi disa njësi vendore nuk e kanë zbatuar dot mënyrën e re të vjeljes së saj. Ministri i Financave Arben Ahmetaj tha se ky vit është një fazë tranzitore në mënyrë që bashkitë të përshtaten me metodologjinë e re.

Shpikja e shqiptarit Boutari...

Postuar në 21 Maj, 2018 15:56

Lajmi i sulmit ndaj kryebashkiakut të Selanikut, Yannis Boutaris, është përcjellë gjerësisht në mediat shqip. Si zakonisht profilizimi i personit në fjalë në mediat e Shqipërisë kalon nga refleksi i përhershëm për të gjurmuar prirjet shovene greke që janë bërë zhargon i denoncimit dhe i propagandës. Një nga mediat që ka dhënë diçka “më shumë” për Boutaris është televizioni Vizion Plus që del sot me një titull të tillë në faqen e vet online: Butari, shqiptari i Selanikut.  Pasi th

Sondazhi/Elektorati favorizon status quonë*

Postuar në 21 Maj, 2018 13:59

E thënë ndryshe, a ka në këto momente ky  elektorat një “humor” aq “të zymtë” sa ta nxisë të hidhet në trazira, apo revolta sociale? Pyetja lind natyrshëm nga fakti që ka disa kohë që liderë të ndryshëm të opozitës artikulojnë thirrje drejtuar elektoratit shqiptar që shkojnë nga thjesht “mosbindja qytetare”, deri në pjesëmarrje në demonstrata të dhunshme.

Kërcënimi rus për Ballkanin, kartë presioni për negociatat

Postuar në 21 Maj, 2018 13:11

Një "sinjal inkurajimi" për të rinj shqiptarë dhe maqedonas e konsideron ministri për çështjet evropiane në Gjermani, Michael Roth mbështetjen për hapjen e negociatave të anëtarësimit me dy vendet e Ballkanit.

"Hapja e negociatave për anëtarësim do të jetë për popullin, mbi të gjitha për të rinjtë në Shqipëri dhe Maqedoni një mesazh inkurajues"- tha  Roth për gazetën Die Ëelt, duke shtuar se “rruga drejt anëtarësimit është natyrisht e gjatë dhe  se çdo hap është i lidhur me kushte të qarta".

Ndërron jetë historiani Bernard Lewis

Postuar në 21 Maj, 2018 11:37

Ka ndërruar jetë në moshën 101 vjeçare Bernard Lewis, një ndër historianët më të njohur për çështjet e Lindjes së Mesme. Ai ishte këshilltar i liderëve izraelitë dhe amerikanë dhe shkrimet e tij për historinë e këtij rajoni patën ndikim të madh, por edhe provokuan kundërshti. Një prej kritikëve të tij ka qenë edhe Edward Said që e akuzon Lewis për sjellje paternaliste ndaj Islamit, demagogji dhe injorancë.

Komike, makina e policisë dhe ajo e trafikantëve bien të dyja në lumë

Postuar në 21 Maj, 2018 11:12

Ngjarja ka ndodhur më 12 mars:

Zbulohet vrimë e zezë me masën e 200 miliardë diejve. Shkëlqen më shumë se një galaktikë

Postuar në 21 Maj, 2018 11:05

Shkencëtarët nga Australian National University kanë zbuluar një vrimë të zezë që rritet në mënyrë të jashtëzakonshme. Ajo e rrit masën e vet me atë të një dielli si ai i sistemit tonë, për çdo dy ditë. Ajo ndodhet shumë larg, 12 miliardë vjet dritë larg, ndërkohë që vetë mosha e universit mbahet të jetë 13.5 miliardë vjet dritë dhe ka arritur në masën e 200 miliardë diejve.

Kjo vrimë e zezë po rritet kaq shpejt saqë shkëlqen shumë më tepër se një galaktikë”, citohet dr. Christian Wolf që është pjesë e kërkimit.

1.7 mld euro të këmbyera në 4 muajt e parë të 2018

Postuar në 21 Maj, 2018 10:58

Ekonomia shqiptare po përballet me një vërshim gati të paprecedentë të eurove në treg. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, oferta e euros në tregun vendas është rritur me 35 për qind në katër vitet e fundit.

Gati qeveria e re në Itali, Europa në ankth

Postuar në 20 Maj, 2018 18:46

Italia më në fund duket se do të ketë qeverinë e dalë nga zgjedhjet e fundit. "Marrëveshja për qeverinë e re të Italisë dhe emrin e kryeministrit është përfunduar"- tha kreu i Lega Mateo Salvini. 
Kryeministri nuk do të jetë asnjë nga liderët e dy partive, Lega Nord dhe Pesë Yjet. Salvinini dhe Di Maio u takuan përsëri në Romë për të përcaktuar detajet e fundit të marrëveshjes.

Pages

Subscribe to ResPublica RSS