Për çfarë do protestohet realisht?
Opozita ka njoftuar një protestë madhështore për datën 26 maj. Arsye e saj është skandali i Babales me vëllanë e ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj.
Nëse dëgjon Monika Kryemadhin dhe Lulzim Bashën, qeveria i ka ditët të numëruara. Nëse ja ke ngenë edhe më shumë opozitës, mund të të kapë veshi ndonjë deklaratë si ajo e Edmond Spahos që thotë se “PS-ja ka njerëz të ndershëm, nuk k apse mban Xhafën ministër”.
Taksat që FMN rekomandon të rriten
Raporti i monitorimit të FMN për Shqipërinë përveç rezervave për politikat e uljes së borxhit, sugjeron edhe rritje të barrë fiskale, duke specifikuar edhe taksat që mund të preken.
Kështu FMN i rekomandon qeverisë të ndryshojë që nga taksa e regjistrimit të makinave, tatimfitimit të biznesit të vogël dhe deri në uljen e pragut për mostatimin e pagave.
“Ringjallja” e Freddie Mercury, një film biografik për “Queen”
“Pafundësia është vetëm 6 minuta" thotë i emocionuar një nga drejtuesit e shtëpisë diskografike pasi “Queen” e prezantojnë me këngën e tyre "Bohemian Rapsodi". "Më vjen keq për gruan tuaj, nëse mendoni se pafundësia është gjashtë minuta ... " u përgjigj Freddie Mercury. Ky është një nga fragmentet e filmit kushtuar grupit legjendar “Queen” dhe Freddie Mercury-t, i luajtur nga aktori Rami Malek.
Kë shqetëson prezenca e Turqisë në Ballkan?
Turqia vijon të renditet ndër temat kryesore të mediave Perëndimore që e shohin Ankaranë si një kundërshtar të fortë të Bashkimit Europian në rajonin e Ballkanit. Kështu gazeta gjermane Die Welt e konsideron presidentin turk si kujdestar të muslimanëve të Ballkanit. Gazeta merr shkas nga takimi elektoral i Erdogan në Sarajevë, duke nënvizuar se të gjitha vendet e BE kanë ndaluar presidentin turk të bëjë fushatë në këto shtete, ndërsa në Bosnje-Hercegovinë nuk kishte asnjë problem.
“Byroja e Sigurimeve, e jashtëligjshme, nuk i bindet AMF-së”
Kryetari i Komisionit të Ekonomisë, Erion Braçe ka konstatuar një sërë shkeljesh ligjore në tregun e sigurimeve, duke nisur nga aktiviteti i Byrosë së sigurimeve e deri te prerja e policave të sigurimit. Sipas Braçes, Byroja ka shkelur rregulloren për të zbatuar vendimet e AMF-së, ndërsa ka vënë në dukje edhe faktin që policat lëshohen pa kupon tatimor.
Nëse vjen lufta ose kriza, qeveria suedeze shpërndan broshura
Lufta mbetet një skenar i padëshirueshëm, megjithatë nuk përjashtohet mundësia që ajo të ndodhë. Kjo është arsyeja pse qeveria suedeze, bëri diçka prototipike në përpjekje për të përgatitur njerëzit për më të keqen e mundshme. Ajo do të shpërndajë për 4.8 milionë familje një broshurë për rreziqet që lidhen me shpërthimin e një lufte të re.
Broshura përfshin llojet udhëzimeve që nga mënyra sesi qytetarët të dallojnë një lajm të rremë dhe si të përgatiten për ngjarjet ekstreme të motit apo dhe për sulme terroriste dhe pushtime ushtarake.
"Iftari ynë do të jetë në Jeruzalem"
Një spot publicitar i operatorit kuvajtian të telekomunikacionit, Zain, sjell në vëmendje një krizë të thellë diplomatike siç është ajo për çështjen e Jeruzalemit, që së fundmi është shpallur kryeqytet i Izraelit nga disa shtete me në krye SHBA. Video paraqet një djalosh mysliman që i afrohet personazheve që imitojnë Donald Trump, Vladimir Putin, Angela Merkel, Justin Trudeau, Antonio Guterres dhe Kim Jong-un, i cili uron për muajin e Ramazanit dhe flet për Jeruzalemin si kryeqytet të Palestinës.
Shqipëria me probleme, borxh i lartë publik
"Vendi ende nuk është duke përfituar plotësisht nga kostoja e ulët e punës dhe afërsia me BE-në, për shkak të një mjedisi të vështirë biznesi, që pengon investimet. Prandaj është e rëndësishme që qeveria të përdorë këtë situatë të favorshme për të nxitur axhendën e reformave, në mënyrë që të nxisë rritjen potenciale, çka do të mundësojë që vendi të përfitojë nga pranimi potencial në BE".
Presidenti më i mirë, mënyrë për të thënë se LSI nuk ka më imazh kryetari
Lëvizja Socialiste për Integrim është aktualisht në krizë lidershipi. Lëvizjet dhe pakënaqësitë e disa deputetëve të saj që janë parë të votojnë ndryshe nga vendimet e Grupit, vënë në dukje dobësitë e drejtimit nga Monika Kryemadhi. E cila ka provuar se nuk është e përshtatshme për rolin e drejtuesit të një partie që ndodhet në pozicionin delikat të të qenit në mes të dy forcave kryesore.
Çifti Obama, kontratë me Netflix për serialë televizivë
Ish-presidenti amerikan Barak Obama dhe bashkëshortja e tij, Michelle, kanë arritur një marrëveshje me platformën Netflix për të prodhuar filma, seriale dhe dokumentarë.
Netflix nuk dha detaje të mëtejshme mbi planet e ardhshme të ish-çiftit presidencial. Kompania tha se Barak dhe Mishel Obama mund të vazhdojnë të prodhojnë seriale, reality show, dokumentare apo edhe filma. Për këtë qëllim, Obama themeloi kompaninë Higher Ground Productions.