Rekord burgimesh të përjetshme në Turqi
Turqia e Recep Tayyip Erdogan ka dhënë dënime shembullore për ata që i cilëson si pjesëmarrës në grushtin e shtetit të korrikut 2016. Deri më tani janë përfunduar së gjykuari 200 nga 289 çështje të hapura për këtë ngjarje dhe përmes tyre janë dhënë dënimet të gjata për 2 453 të akuzuar, mes të cilëve 1 655 dënime me burgim të përjetshëm.
Ndërron jetë bashkëshortja e gjyqtarit Hallunaj
Mediat raportojnë vdekjen e bashkëshortes së gjyqtarit të Krimeve të Rënda, Dritan Hullunaj, Enkelejda Hallunaj. Sipas raportimeve të para Enkelejda Hallunaj është hedhur nga ballkoni I apartamentit ku banonte ndërkohë që nuk njihen arsyet e këtij veprimi.
Hallunaj kaloi pak ditë më parë procesin e vetingut në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit dhe u rikonfirmua në detyrë.
Dritëhije mbi Hallunajn, konfirmohet Prokurori i Tahirit
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konfirmoi në detyrë prokurorin e Krimeve të Rënda, njëherësh zv.drejtues i kësaj prokurorie, Gentjan Osmani.Ky i fundit ka qenë pjesë e treshes së prokurorëve, që iu drejtuan vitin që shkoi Kuvendit për arrestimin e Tahirit.
Gjatë seancës dëgjimore që u mbajt dy ditë më parë, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konstatoi probleme me blerjen e një apartamenti në vitin 2009.
Hidhet teza e korrigjimit të kufijve
Nga refuzimi kategorim për të diskutuar çështje kufijsh me Serbinë, tema e Kosovës duket se po merr një kthesë që po çon në idëne e shkëmbimit të territoreve. Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në një intervistë për agjencinë e lajmeve Associated Press u shpreh i hapur për të diskutuar korrigjim kufijsh në bisedimet e ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian
Parashuta pa kuptim dhe premtime për aeroporte
Ministrat e kanë bërë praktikë tashme dhe nuk kanë asnjë ndrojtje për të furnizuar redaksitë e lajmeve me materiale video dhe audio për punën e shkëlqyer që po bëjnë në mbështetje të projekteve të zhvillimit.
Ndërron jetë Gaqo Çako
Është ndarë sot nga jeta tenori i mirënjohur i skenës shqiptare, Gaqo Çako. Ai u lind më 24 janar të vitit 1935 dhe mbante titullin Artist i Popullit. Çako ka qenë për një kohë të gjatë i pranishëm në skenën shqiptare dhe është ngulitur në memorien e dy brezave për zërin e tij të ngrohtë dhe një lloj karizme në skenë.
A po çon kolapsi i Gjykatës së Lartë në lirimin e personave me rrezikshmëri të lartë?
Ngecja në rrjetën e vettingut të gjyqtarëve të gjykatës së lartë Artan Broci dhe Sheklzen Selimi, ka nxjerrë jashtë funksionit edhe Gjykatën e Lartë. Ndërkohë Avokat Baftjar Rusi në një intervistë për Televizionin TemA ngriti alarmin se ky ngërç me Gjykatën e Lartë ka bërë që kriminelë që mund të dënoheshin edhe me burgim të përjetshëm të lirohen për shkak se humb fuqia e paraburgimit.
Vetëm shkolla mund të krijojë një botë ku dyshimi është pasuri
Shkolla është rasti që u jepet njerëzve për të mësuar të mendojnë me kokën e vet”. Kështu më ka thënë njëherë zëvendësdrejtori i një instituti në Italinë e Jugut. “Shkolla është bota ku kultivohet dhe rritet mendimi”, vijonte ai, “është bota që autorizon nxënësin të besojë te vetja, te idetë e veta, te identiteti i vet; të rritet pa shtrëngesat e stereotipeve dhe kushtëzimeve. Një nxënës, falë studimit, ka mundësinë të lërë në hije modelet që bëhen obsession për grupin e miqve të tij, një tjetër që bëhet viktimë e bullizmit ka mundësinë të zbulojë se është më i fortë se vetë bullizmi.
Aleancat fluide Basha-Xhafaj-Veliaj vs Rama-Berisha-Meta
Dy lëvizje politike tronditën dje filxhanin e parashikuesve të politikës shqiptare. Së pari ishte deklarata e Besnik Mustafajit – të cilin në fakt nuk e pyet kush, veç po kërkoi të flasë vetë – se Lulzim Basha duhet të japë dorëheqje nëse humbet zgjedhjet lokale të vitit 2019 dhe së dyti, oferta publike e kryeministrit për një bashkëqeverisje me opozitën.
SHBA, Bllokohet printimi 3D i armeve plastike
Një gjykatë amerikane vendosi një masë të përkohshme e cila pengon qeverinë federale të lejojë shpërndarjen përmes internetit të modeleve të armëve plastike të cilat mund të prodhohen nga printera tre-dimensionale.
Washingtoni dhe tetë shtete të tjera bënë padi kundër qeverisë federale, e cila kishte arritur një marrëveshje me një aktivist për të drejtët e armëve për ta lejuar të shpëndante lirisht skicat e tij.
