Trump ndalon importin e makinave luksoze nga Gjermania: Nuk do të shihet asnjë Mercedez në Fifth Avenue

Postuar në 31 Maj, 2018 14:37

Lufta ekonomike dhe tregëtare e presidentit amerikan Donald Trump ka kapur nivele të tjera me publikimin e një raporti që bën me dije se SHBA ka ndërmend të ndalojë importin e makinave luksoze nga Gjermania.

Rrjeti CNBC ka publikuar një material sipas të cilit Trump ka ndërmend të ndalojë importin e makinave luksoze gjermane dhe se këtë gjë ia ka theksuar në takim edhe presidentit francez, Emmanuel Macron, të cilit thuhet se i është shprehur se:

Ndalimi do të vijojë deri sa në Fifth Avenue në New York të mos shihe më Mercedez

Bavaria vendos Kryqin në çdo ndërtesë publike

Postuar në 31 Maj, 2018 13:32

Gjermania është vendi që ka pranuar t’u japë statusin e azilantit shumë emigrantëve që kaluan kufirin e BE gjatë krizës së refugjatëve. Aq sa lulëzoi sllogani "Refugees Ëelcome" por nga ana tjetër pati edhe një rritje të mbështetjes për  ideologjinë naziste dhe partinë e krahut të djathtë AFD.

Palët më konservatore të krahut të djathtë, si p.sh. Bashkimi Kristian Social, shprehën shqetësimin për rritjen e numrit të refugjatëve muslimanë dhe emigrantëve, duke thënë se kjo valë ekstrakomunitarësh po kërcënon identitetin gjerman.

Ministria e pabesueshme e Bujqësisë, prodhimi i midhjes në kushte skandaloze

Postuar në 31 Maj, 2018 12:36

Para një muaji doli lajmi se midhja e Sarandës rezultoi me salmonelë. Mediat që e raportuan një gjë të tillë i referoheshin analizave të kryera nga Agjencia Kombëtare e Ushqimit, që konstatonin kushtet skandaloze të nxjerrjes, përgatitjes dhe tregëtimit të midhjes, e cila në Sarandë shitet rrugëve.

Kisha e Maqedonisë kalon nën juridiksionin e Patriarkanës

Postuar në 31 Maj, 2018 11:32

Me ndërhyrjen e patriarkun ekumenik Bartolomeu, Kisha Maqedonase ka kërkuar që të kthehet nën emërtmin "Kryepeshkopata e Ohrit" dhe të vendoset nën juridiksionin e Patriarkanës së Stambollit.

Ky konsiderohet një hap i rëndësishëm për daljen e saj nga izolimi i futur që prej vitit  1967, kur Kisha Orthodhokse Maqedone shpalli Autoqefalinë e vet ndërkohë që Maqedonia ishte pjesë e Jugosllavisë.

Akuza të reja për Facebook

Postuar në 31 Maj, 2018 10:11

Facebook po përballet me akuza të reja, pas skandalit të rrjedhjes së të dhënave personale të Cambridge Analytica. Sipas padisë së bëra nga Qendra Evropiane e të Drejtave Digjitale, punonjësit e Facebook injoruan dispozitat e miratuara dhe manipuluan përmes njoftimeve të rreme përdoruesit e tyre që të pranonin me nxitim kushtet e tyre.

Amfiteatri i Tiranës, Veliaj bojkotohet nga Kryeministri

Postuar në 30 Maj, 2018 22:10

Ca shkallë të sistemuara dhe pastruara, disa drita, një pastrim, një rrethim dhe skena e përurimit të radhës është gati për z. Veliaj. Ai ka shpërndarë sot tekstin e lajmit për hapjen e amfiteatrit të Tiranës në Liqenin Artificial, tekst në të cilin bie në sy frazeologjia klishe, me krahasime bajate të z. Veliaj. Ky është lajmi që na vjen nga Komunalja e Tiranës, ndërkohë që lajmi politik është bojkoti i aktivitetit nga z. Rama. I cili ka bojkotuar edhe virtualisht.

Bisedimet për emrin e Maqedonisë, asnjë reagim nga Tirana zyrtare

Postuar në 30 Maj, 2018 19:51

Ashtu siç është konfirmuar zyrtarisht nga Greqia dhe Maqedonia, bisedimet dypalëshe për zgjidhjen e çështjes, kanë hyrë në fazën finale. Procesi i gjatë dhe i vështirë i negociatave që ka vijuar prej vitesh, do të finalizohet tashmë me emrin që sipas asaj që shkruajnë mediat greke do të jetë përcaktim gjeokrafik dhe jo historik - Republika e Maqedonisë Veriore.  Por pavarësisht se është një çështje me ndjeshmëri të madhe për rajonin e Ballkanit, Tirana zyrtare e ka shoqëruar me heshtje këtë proces.

80 call center pa licenca. Kreu i AMF: Kemi dërguar disa shkresa

Postuar në 30 Maj, 2018 15:35

Dyshimit se janë 80 kompani në sektorin Call Center, të cilat mashtrojnë përmes telefonisë dhe përdorin aktivitetin për pastrim parash, drejtori i AMF-së, Ervin Koçi i është përgjigjur se e ka cuar ankesën pranë 4 institucioneve, përfshi dhe SHISH.

Pyetjen për aktivitetin e paligjëshëm të tyre, e ka bërë kreu i Komisionit të Ekonomisë, Erion Brace gjatë diskutimeve të raportit vjetor të AMF-së.

Në konkluzionin qe Brace ka dhene per punën e AMF, ka përsëritur akuzën se institucioni i Drejtuar nga Koci, po lejon funksionimin e Byrosë së Sigurimeve në paligjshmëri të plotë.

Nga "Kushtetuta më idiote" te polici të huaja në kufi. Kujt i duhen këto lloj negociatash?

Postuar në 30 Maj, 2018 15:04

As Austria nuk jep garanci apo datë për hapjen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë me Bashkimin Europian. Gjatë një konference për shtyp mes kryeminisrave Edi Rama dhe Sebastian Kurz në Vjenë, ky i fundit ka zbardur qëndrimin austriak që është një Po për Shqipërinë, por pa datë.

“Përralla” e radhës për Kosovën

Postuar në 30 Maj, 2018 11:38

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka marrë përsipër të bindë popullin e tij se çështja e pavarësisë së Kosovës është e mbyllur. Në një intervistë për të përditshmen serbe “Novosti”, flet me një keqardhje për sedrën e lënduar të serbëve, të cilët do të ngrihen mbi “dhimbjen” për të fituar diçka tjetër, ndoshta statusin e të privilegjuarit.

Pages

Subscribe to ResPublica RSS