Një dokumentar për masakrën naziste në fshatin çek të Lidicës

Postuar në 01 Qershor, 2018 16:32

Në Lidice një fshat, 20 km larg nga Praga, është kryer një nga krimet më të tmerrshme të Luftës së Dytë Botërore. Më 10 qershor, 1942 nazistët ekzekutuan të gjithë burrat, ndërsa gratë dhe fëmijët u dërguan në kampet e përqendrimit në Gjermani dhe Poloni. Shumë pak ia dolën të arratiseshin, ndërsa fshati u shkatërrua plotësisht nga buldozerët dhe u shndërrua në një fushë ...

1 qershori dhe trupa e estradës opozitare

Postuar në 01 Qershor, 2018 15:47

Sot gazeta “Panorama” nxori lajmin e survejimit të kreut të PD-së, Lulzim Basha. Gazeta citonte burime të vetat, pa sqaruar se cilat janë të paktën arsyet e survejimit nga njësi të policisë operacionale.

PD-ja e mori lajmin dhe e bëri fakt të axhendës së saj ditore. Sipas saj, audiopërgjimi i vëllait të Fatmir Xhafës ka çuar në këtë survejim. Se për çfarë nuk sqarohet. Fundja Babalja nuk mbylli asnjë Pazar hashashi, nga Tragjasi në Vlorë, ndaj edhe nuk është se ka prishur ndonjë të tillë. Pse atëherë ky survejim? Dhe mbi të gjitha kush druhet nga z. Basha, kush kërkon ta sulmojë?

Do të jemi një kontinent i vetëm

Postuar në 01 Qershor, 2018 15:38

Kjo është gjeografia e Tokës pas 250 milionë vjetësh. Pllakat tektonike lëvizin vazhdimisht, përplasen dhe mbajnë gjallë një dinamikë që shformon vazhdimisht atë që ne e shohim përmes hartave.

Integrim personal në BE - Brenda perimetrit të Tepsisë...

Postuar në 01 Qershor, 2018 15:11

Europa nuk është në ditët e vet më të mira. Kjo gjë dihet, por edhe shihet në llojin e politikanëve që e drejtojnë dhe vendosin për të, paaftësia e të cilëve po përcakton kursin e ri të shoqërive që po orientohen drejt populizmit.

Anadollakët e pandryshueshëm të Europës

Postuar në 01 Qershor, 2018 14:12

Gazeta konservatore greke “Kathimerini” publikonte dje një letër të një qytetari australian me origjinë greke i cili jeton në Greqi. Letra i drejtohet kryeministrit Alexis Tsipras në formën e një vënieje në dijeni për atë që autori e quan “aventura ime me sektorin publik”. 

Propozimi i Kurtit: Ballkani të bashkohet kundër Serbisë

Postuar në 01 Qershor, 2018 11:55

Albin Kurti i Vetëvendosjes ka hedhur idenë e një aleance anti-serbe në Ballkan që sipas tij do të bashkonte shqiptarët, kroatët, boshnjakët, malazezët dhe maqedonasit. Ai e ka cilësuar Serbinë si problemin kryesor në Ballkan, ndonëse nuk ka specifikuar se çfarë rreziku përbën Serbia për Maqedoninë, Bullgarinë, apo edhe Kroacinë.

Propozimi i bërë në Tiranë përkon me rritjen e vëmendjes nga qarqet perëndimore mbi rrezikun e depërtimit të Rusisë në Ballkan, veçanërisht në Serbi, ku duket se krahu rus ka ndikim të madh në politikën serbe.

Standardi i dyfishtë i Autoritetit Kombëtar të Ushqimit

Postuar në 31 Maj, 2018 21:44

Qeveria vazhdon të mbajë heshtje në dëm të shëndetit publik, duke mos treguar emrin e kompanisë që sillte 53 ton mish të infektuar nga Brazili. I kontaktuar nga TemA TV, drejtori i AKU, Agim Ismaili tha se nuk e bën publike firmën meqenëse mishi nuk është hedhur në treg. Ky rast deformon standardin e punës së AKU, e cila rregullisht raporton detajet për firmat e kontrolluara dhe produktet me probleme

Vuçiç i jep një dorë "mikut Edi" në Tiranë: Nuk jam si Rama që lyp nëpër Europë

Postuar në 31 Maj, 2018 19:25

“Unë kam një qasje të ndryshme nga Edi Rama, unë nuk dua të lyp për çfarëdo lloj arsyeje". Kështu i është përgjigjur presidenti serb Aleksandër Vuçiç pyetjes së gazetës franceze “Le Monde”, lidhur me Samitin e vendeve të Ballkanit Perendimor  që u mbajt në Sofje.

Pyetja ka qenë nëse ka ende kuptim të duash të hysh në BE para vitit 2020, pas qëndrimeve të Macron se “BE fillimisht duhet të reformohet dhe pastaj të zgjerohet”.

"Babai", truk i pornografisë apo i fantazive tabu

Postuar në 31 Maj, 2018 19:04

Baba. Është një fjalë aq e mrekullueshme që me shumë gjasë ju çon në një kohë kur ishit një vajzë e ëmbël dhe e pafajshme nën kujdesin dhe tutelën e babait tuaj, të fortë dhe mbrojtës. Megjithatë, koncepti i "babait" tani ka marrë konotacione të seksualizuara.

Një raport i Porn Hub për faqet pornografike X-Hamster's 2018 dhe Porn Hub zbuloi se opsionet "dad" dhe "stepdad and daughter" ishin nga kërkimet më të popullarizuara në internet nga gratë në Amerikë.

Fotolajm/Trump diskuton reformën në burgje me Kim Kardashian

Postuar në 31 Maj, 2018 17:38

Presidenti amerikan Donald Trump ka pritur në Shtëpinë e Bardhë multiprofesionisten Kim Kardashian. Sipas njoftimit në Twitter nga Trump ata kanë folur për reformën në burgje. 

Pages

Subscribe to ResPublica RSS