Mediat/Kreu i NATO-s: Aleanca nuk ndërhyn nëse Irani sulmon Izraelin
Media të ndryshme si agjencia ruse “Sputnik” dhe televizioni Iranian “PressTv” raportojnë mbi një deklaratë të sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, dhënë për revistën gjermane “Spiegel” sipas të cilit në rast të një sulmi të Iranit ndaj Izraelit, Aleanca nuk do të ndërhyjë.
Izraeli është partneri i NATO-s, por përderisa nuk është anëtar i Aleancës, Neni 5 nuk mund të aplikohet
Regjistrimi i makinave/ Reduktohen procedurat, por jo tarifat
Drejtoria e Shërbimit të Transportit Rrugor po përgatit një sërë aktesh nënligjore të cilat parashikojnë lehtësimin të procedurave për regjistirimin e mjeteve për herë të parë dhe ndryshimin e pronësisë. Lajmin e bënë të ditur për Tema Tv, Drejtori i Drejtorisë së Regjistrimit të Mjeteve, Fiqiri Midha, ndërsa kjo drejtori ende nuk ka një përgjigje për kalimin e kontrollit fizik të mjeteve te privati.
Video/Zv.ministri i Mbrojtjes: Bëni sa më shumë fëmijë! Është detyrë patriotike
Zv.ministri i Mbrojtjes, Petro Koçi, ka bërë thirrje që shqiptarët të bëjnë sa më shumë fëmijë, duke konsideruar se kjo është një detyrë patriotike. Ai ka folur para ushtarakëve me rastin e Ditës së Fëmijëve, 1 qershorit, me ç'rast është mbajtur edhe një aktivitet.
SHBA kërkon dislokimin e sistemit mbrojtës THAAD në Gjermani
SHBA kërkon dislokimin e sistemit të mbrojtjes raketore të lartësive të mëdha, THAAD, në Gjermani. Agjencia “Reuters” shkruan se propozimi është bërë nga pala amerikane dhe pritet të tensionojë edhe më tej marrëdhëniet me Rusinë.
FAZ: Gjermania përfiton 4.5 mld euro për refugjatët
4.5 miliardë euro do të marrë Gjermanina nga BE për çështjen e refugjatëve. Këto para janë pjesë e buxhetit evropian për periudhën nga 2021 deri më 2027.
Deri atëherë, mbetet shumë për t'u bërë. "Ne nuk kemi avancuar kaq shumë" tha zëdhënësi i qeverisë Steffen Zaimpert duke u përpjekur të zbusë impaktin e lajmit të publikuar nga gazeta Frankfurter Allgemeine Zeitung.
Për çdo qytetar jashtë BE-së, Gjermania do të marrë 2,800 €. Megjithatë, edhe vendet e tjera si Italia apo Greqia pritet të përfitojnë nga kjo politikë e financimit për emigrantët.
Testi antidoping, Bolt humb rekordin
Pozitiv në testin antidoping u gjet atleti xhamajkan i stafetës 4x100, Nesta Carter, duke detyruar superstarin Usain Bolt të kthejë medaljen e artë të fituar në Lojërat Olimpike 2008 në Pekin.
Carter raportohet se ka përdorur stimuluesin e ndaluar Methylhexamine. Ai u përfshi në sportistët që u rishikuan për doping, ku u analizuan mbi 454 ekzemplarë nga Lojrat e Pekinit. Në shkallën e parë, IOC ka penalizuar ekipin xhamajkan me anulimin e medaljes së artë.
333 balena të vrara për qëllime kërkimore
Japonia provokoi edhe njëherë reagimin e komunitetit ndërkombëtar për shkak të programit famëkeq të gjuetisë së balenave për "qëllime kërkimore". Sipas të dhënave nga Komisioni Ndërkombëtar të Vrasjes së Balenave, gjatë "hulumtimit" të programit 12 javor, janë vrarë në total 333 balena, 152 meshkuj dhe 181 femra - prej të cilëve 122 ishin shtatzënë.
"Greqia, partneri strategjik i SHBA në Ballkan"
Për ambasadorin amerikan në Athinë, Geoffrey Pyatt pozita gjeostrategjike e Greqisë në rajonin e Mesdheut dhe Ballkanit është me rëndësi për stabilitetin, sigurinë dhe prosperitetin në rajon. Në Forumin e Bashkëpunimit të Ballkanit dhe Detit të Zi, Pyatt foli për një strategji afatgjatë të mbështetjes amerikane për rimëkëmbjen ekonomike të Greqisë.
80 vjet Superman
Tetëdhjetë vjet pas lindjes së tij, Superman vazhdon të përfaqësojë në imagjinatën kolektive superheroin dhe të mbushë arkën e kompanisë amerikane D.C. Comic.Në pranverën e vitit 1938, kompania që ekzistonte para D.C Comics lëshoi një seri të re, Action Comics. Në numrin e parë, 13 faqet i iushin dedikuar një heroi krejtësisht të ri, një të huaj me fuqi të mbinatyrshme, i mbijetuari i fundit i planetit Kripton: Ky është Supermani, Njeriu prej Çeliku.
Dokumenti/Holanda i thotë “Jo” hapjes së negociatave
E përmendur si një nga dy vendet skeptike për hapjen e negociatave të Shqipërisë, Holanda duket se e ka marrë vendimi për t’i thënë jo rekomandimit pa kushte nga Komisioni Europian. Këtë thotë një dokument i qeverisë holandeze, bërë pubik nga Tv Klan, ku bëhet një vlerësim i paketës së zgjerimit për vitin 2018.