“Të tjera mesazhe kërcënuese nga deputeti me karafil”
Ilir Demaliaj pretendon se është kërcënuar hapur edhe pas denoncimit publik që bëri për deputetin socialist Fidel Ylli dhe deputetin Tom Doshi. Sipas tij, është sërish njëri nga këta dy personazhe që ka e ka kontaktuar për t’i dhënë mesazhin se rrezikon të zhduket nëse vijon me akuzat.
“Kam marrë kërcënime dhe e njoftoj Fidel Yllin dhe Tom Doshin se nuk mund të më kërcënojnë. Tom Doshi mund të blejë fshatarët atje në Malësi, por nuk mund të më blejë njeri mua”-thekson Demaliaj.
Mrojtje e hapur për Xhafën nga ambasadori Lu
Opozita do ta interpretonte si takim të ambasadorit amerikan me vëllain e një trafikanti droge, vizitën në zyrë dhe më pas lëvizjen me të njëjtën makinë të Donald Lu-së dhe Fatmir Xhafës. Në gjuhën politike vizita të tilla përkthehen në mesazhe të qarta mbështetje për atë që shfaqet në krah të ambasadorit.
Pse po hesht PD për denoncimin e Demaliajt?
Dy deputetë të parlamentit shqiptar janë denoncuar publikisht se kanë kanosur me armë një person dhe përtej kuriozitetit mediatik, sensibiliteti i shoqërisë dhe intitucioneve duket të jetë zero. Mirëkuptohet heshtja e partisë që i ka në gjirin dhe vokacionin e saj këta dy individë, konkretisht Fidel Yllin dhe Tom Doshin.
Duel freshistësh(video)
Shokë armësh - Demaliaj sqaron historinë e pistoletës në kokë nga Ylli dhe Doshi
Ilir Demaliaj ka sqaruar sot për gazetën “Panorama” sesi është kërcënuar nga dy deputetët aktualë, Tom Doshi dhe Fidel Ylli. Ose më saktë: Fidel Ylli dhe Tom Doshi.
Atë që bëri vetë sot e quan tradhëti - ishullit Othonoi iu dha vlerë e plotë në vitin 2009
Sot ish-kryeministri Sali Berisha, bëri qytetarin dixhital në vetë të parë duke denoncuar nga “brenda” spiunët e greupit negociator që po negocion marrëveshjen e detit me Greqinë. Nuk dihet halli i momentit i qytetarit dixhitalo-ajror Berisha që nxjerr këtë temë në momentin kur partia ku ai bën pjesë po shpëton Fatmir Xhafën duke vrarë me budallallëkun e paraqitjes në Kuvend, vetë diskutimin për ministrin e Brendshëm. Por kjo ka pak rëndësi. Rëndësi – qoftë edhe për të qeshur – ka ajo që thotë z. Berisha që dikur ka marrë vendime në këtë vend.
Izrael/Nismë për njohjen ndërkombëtare të sovranitetit mbi Lartësitë Golan
Pas njohjes së Jeruzalemit nga SHBA si kryeqytet,vjen lëvizja e radhës. Mediat raportojnë për një konferencë të thirrur nga anëtari i Parlamentit izraelit, Yair Lapid në të cilën është bërë thirrje që Lartësitë Golan të njihen si pjesë e Izraelit.
Ju drejtohem Ju, Donald Trump, president I SHBA-së, nga Parlamenti i Izraelit: pas lëvizjes suaj kurajoze për Izraelin me njohjen e Jeruzalemit kryeqytet dhe zhvendosjen e ambasadës, njihni tani sovranitetin e Izraelit mbi Lartësitë Golan
Zbulimet historike mund të jenë përllogaritur gabim
Datimi me radiokarbon, një prej mënyrave më të rëndësishme dhe më të përdorura në përcaktimin e vjetërsisë së një objekti arkeologjik, mund të jetë e gabuar.
Studiuesit matën disa unaza pemësh nga jugu i Jordanisë me anë të kësaj mënyre. Mosha e drurit rezultoi nga 1610 deri në 1940 pas erës sonë. Por më pas arkeologët zbuluan se përllogaritjet datuese në një vend me atmosferë tjetër ndryshojnë me rreth 20 vjet.
Tarifa e rishikuar e Rrugës së Kombit në kurriz të buxhetit
Qeveria ka nisur sërish fushatën e informimit për tarifën e rishikuar të Rrugës së Kombit. Dy ministrat Arben Ahmetaj dhe Damian Gjiknuri zhvilluannjë takim me biznese të Kosovës ku premtuan se do të ketë një taksë të reduktuar për përdoruesit e shpeshtë të rrugës së Kombit dhe se kompesimin e uljes së tarifës do ta paguajë buxheti i shtetit.
Luftë me lekun për të “shpëtuar” euron
Pikiata e euros ka detyruar Bankën e Shqipërisë të ndërhyjë në tregun e këmbimit valutor për të frenuar një dobësim të mëtejshëm të monedhës europiane.
Pas një mbledhjeje të Këshillit Mbikëqyrës, guvernatori Gent Sejko pranoi se ka një tepricë të valutës europiane në treg dhe se Banka e Shqipërisë do të ndërhyjë me një operacion që prek kursin e këmbimit dhe normën e interesit të lekut.
Kështu Banka vendosi të blejë sasi valute të huaj në treg për dhe paralelisht tëulë edhe normën bazë të interesit të lekut me 0.25 pikë përqindje, duke e çuar në nivelin 1%.