Këshilltari i Trump shantazhon hapur: Kriza turke zgjidhet në çast nëse lëshohet pastori Brunson
Këshilltari i Presidentit amerikan për Sigurinë, John Bolton, ka deklaruar se kriza në marrëdhëniet me Turqinë mund të mbarojë në çast nëse Ankaraja do të lëshojë patorin Andrew Brunson.
Bolton bëri komente rreth kësaj çështjeje gjatë një interviste për Reuters në Izarel, ku ndodhet për vizitë.
Qeveria turke bëri një gabim shumë të madh duke mos e lëshuar pastorin Brunson
është shprehur Bolton.
Shpërbërja morale e BE-së
Bashkimi Evropian i ka vazhduar sanksionet kundër Rusisë, të cilat kanë për qëllim dënimin e personave të përfshirë në agresionin në Ukrainë. Pak a shumë këto sanksione janë të drejtuara kundër personave të afërt me presidentin Vladimir Putin. Në krye të Bashkimit Evropian, me kryesimin e radhës, është Qeveria e Austrisë. Dhe ministrja e Jashtme e këtij shteti është aq e afërt me presidentin e Rusisë saqë e ka ftuar atë në dasmën e saj.
Zhgënjen Kardashiani i qeverisë Rama
Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu është fotografuar në plazhet e Jugut.
U dhunua nga muxhahedinët, kanadezi akuzon ambasadën e SHBA-ve
Një shtetas kanadez me kombësi iraniane akuzon Shtetet e Bashkuara të Amerikës se kanë ndërhyrë te Policia Shqiptare për të liruar muxhahedinët e arrestuar dy javë më parë për dhunë ndaj tij. Sipas Mustafa Muhamed, një agjente e CIA-s në Ambasadën Amerikane e ka bërë këtë.
Ndërkohë, nga Ambasada Amerikane nuk ka asnjë reagim në lidhje me këtë pretendim. Muhamed, i cili pret që të takojë pas shumë vitesh vajzën e tij, që ndodhet në kampin e muxhahedinëve në Manzë, thotë tha se e ka çuar çështjen në gjykatë.
TemaTv
Serbia, Vuçiç paralajmëron rikthimin e shërbimit të detyrueshëm ushtarak
Presidenti serb, Aleksandër Vuçic, ka deklaruar sot se Serbia mund të rikthejë shërbimin e detyrueshëm ushtarak. Ai ka folur në një konferencë për shtyp pas një stërvitjeje të zhvilluar në aeroportin e Batanjicës, duke sqaruar se detyrimi ushtarak, nëse do të hyjë në fuqi, do të jetë nga 3 në 6 muaj. Sipas Vuçiç, kjo masë do të shërbejë për të parandaluar çdokënd që synon të kërcënojë Serbinë.
Bojkoti i KMSH-së nga qeveria, a po paralajmërohet zëvendësimi i Bruçajt?
Sot besimtarët myslimanë kanë festuar një ndër festat kryesore të tyre, Kurban Bajramin. Siç është bërë zakon tashmë, politika e respekton këtë ditë me vizita dhe urime në selinë e Komunitetit Mysliman të Shqipërisë. Për ditën e sotme KMSH-ja përcjell këtë njoftim:
Dy popuj, një gjuhë politike. Tsipras aktron nga Itaka: Greqia po rilind
Një ditë pasi Greqia doli nga monitorimi i rreptë ndërkombëtar për rimëkëmbjen financiare, kryeministri grek, Alexis Tsipras, ka luajtur me një gjetje propagandistike. Nga ishulli i Itakës, vendilnja e supozuar e heroit mitik, Odiseut, Tsipras i është drejtuar popullit grek me fjalë optimiste, duke deklaruar se odseja modern greke mori fund, edhe pse me një faturë shumë të rëndë.
Procesi i fasadizimit sipas soc-Rilindjes
Këmbëngulja e Ramës për të prishur Teatrin Kombëtar është shpjeguar kryesisht me makutërinë për të përfituar një mal me “mbi dyqind milionë euro” nga ndërtimi i kullave prej “Fushës”.
Nuk lexohen më libra? Lexohen statuset e politikanëve
INSTAT jep sot një raportim shqetësues. Vitin që lamë pas u lexuan pak libra, madje 1 milionë shqiptarë nuk lexuan asnjë libër të vetëm. Shqiptarët që kanë lexuar mjaftueshëm mirë, 5-10 libra jnanë rreth 102 mijë, kurse më shumë sesa 10 libra janë 44 mijë.
Trump i vë përpara të gjithë. Kompanitë europiane tërhiqen nga Irani
Kompania e njohur franceze “Total” ka njoftuar tërheqjen nga kontrata 4.48 miliardë dollarë me Iranin për shfrytëzimin e fushave të gazit. Kompania thotë se ka vendosur largimin pas firmosjes së sanksioneve nga presidenti amerikan Donald Trump. “Total” është tërhequr pavarësisht mbështetjes nga autoritetet franceze dhe ato europiane.
