Rigels Balili: Pas stadiumit fillojmë dhe ujësjellësin (Video)
Të zgjedhurit e bashkive të provincës kanë nisur të mos kompleksohen nga kamerat e televizioneve, madje kanë filluar t’i përdorin si dritare imazhi për ta reklamuar veten si promororë të zhvillimit. Pse jo, nën shembullin e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj që ka abonuar një grup xhirimi me vete.
Pasojat e ikjes nga vendi, mbyllen 16 shkolla në Fier
Pasojat e largimit të shqiptarëve po reflektohen edhe në sistemin arsimor. 16 shkolla 9-vjeçare nuk do të hapen këtë vit shkollor në qarkun e Fierit si pasojë e tkurrjes së numrit të nxënësve.
Sipas Drejtoreshës së Drejtorisë Arsimore në këtë qark, Yllka Beci, çdo vit ka një reduktim të numrit të nxënësve nëpër shkolla, më së shumti në Bashkinë e Fierit dhe Roskovecit
Udhëzimi për kalimin e të drejtës së pronës, përjashtohet trashëgimia. Nuk ka regjistrim në hipotekë pa pagesën e tatimit 15%
Në datën 30 korrik, Ministria e Drejtësisë dhe ajo e Financave kanë miratuar një Udhëzim të përbashkët që përcakton detyrimet tatimore që rrjedhin nga kalimi i të drejtës së pronësisë. Sipas këtij akti, tatimi për çdo kalim do të jetë 15% të fitimit që realizohet nga diferenca pozitive mes vlerës së shitjes dhe asaj të blerjes. Udhëzimi po ashtu sanksionon se pronat e paluajtshme që i nënshtrohen procedurave të kalimit të së drejtës, qofshin këto tokë bujqësore, truall apo ndërtesë, nuk do të regjistrohen nga hipotekat nëse nuk kryhet pagesa në fjalë. Pika 2 e Udhëzimit ka rëndësi:
Korrigjim kufijsh? Jo. Shqipëri e Madhe me liçencë nga Beogradi. Hahn bën politikën e Vjenës
Nëse fillon loja e shkëmbimit të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë, kjo nuk nuk do të përfundojë këtu, thekson në intervistë me Deutsche Welle, Milan Nič, ekspert i Shoqatës Gjermane për Politikën e Jashtme (DGAP) dhe i ngarkuar për studime në Qendrën Robert Bosch për Europën Qendore dhe Lindore. Një nga fushat e tij të ekspertizës është Ballkani Perëndimor.
Historike/Patriarkana do të njohë Kishën Ukrainase dhe Maqedonase pa konsensusin e Kishave të tjera
Patriarkana Ekumenike e Konstandinopojës ka vendosur që të shpallë autoqefalinë e kishave që duan të jenë të pavarura pa marrë konsensusin e kishave të tjera. Kjo raportohet nga agjencia maqedonase, MIA, që referon një agjenci bullgare, news.bg. Sipas këtyre burimeve, vendimi është marrë në mbledhjen e Sinodit të Shenjtë mbajtur në datat 1-3 shtator të këtij viti.
Efekti WikiLeaks, kreu i opozitës greke: Nuk votojmë për ratifikimin e marrëveshjes së Prespës
WikiLeaks dikton politikat edhe Ballkan. Ndërkohë që Maqedonia dhe Greqia po përpiqen të legalizojnë Marrëveshjen e Prespës për emrin, disa publikime të rrjetit në fjalë i kanë hedhur beznizë zjarrit. Gazeta greke “Kathimerini” citon kreun e opozitës greke të Demokracisë së Re, Kyriakos Mitsotakis të jetë shprehur se ai dhe partia e tij nuk do të votojnë për ratifikimin e marrëveshjes që përcakton njohjen e Maqedonisë me emrin Republika e Maqedonisë Veriore.
Kartolina turistike e shekullit të 21-të
Sali Berisha e kishte zakon: sa herë shkonte në Sarandë, i hapte fjalimet e tij me fjalinë: Saranda është e bukur.
Në fakt kjo fjali nuk të lë në baltë, përderisa nuk hyn as te repertori i demagogjisë. Saranda është vërtet e bukur në kuptimin e pozicionit dhe të gjirit.
Por as z. Berisha dhe as pasardhësi i tij, Edi Rama, që vetë promovohet si artist duke zgjedhur “më të bukurën” standard për qytetet si bulevardi i ri, ca bordura, stola dhe palma, nuk e kanë preferuar Sarandën për pushimet e tyre.
Garanci të shtuara për Zaev para referendumit. Merkel viziton Shkupin më 8 shtator
Maqedonia mbetet pika më delikate në Ballkanin Perëndimor dhe një vend ku përplasen disa interesa. Provë për këtë është fakti se kancelarja gjermane Angela Merkel do të vizitojë Shkupin më 8 shtator, vetëm tre javë përpara referendumit për Marrëveshjen e Prespës që çoi në zgjidhjen e konfliktit me Greqinë për emrin.
Llogaridhënie pa hesap, ministrat nuk lëvizin
Partia Socialiste mbodhi kryesinë ku vendosi të rifillojë një tjetër fushatë me qytetarët, ndonëse nuk ka mbyllur ende turin e llogaridhënies. Taulant Balla që për momentin mbulon edhe çështjet organizative tha se deputetët do trokasin derë më derë për të folur me popullin që është mësuar me rolin e spektatorit.
Rryshfet dhe gjoba, anketimi për inspektorët e tatimeve
Një anketim i qeverisë nëpërmjet Ministrisë së Sipërmarrjes nxori në pah se 23 për qind e bizneseve kanë pohuar se iu është kërkuar ryshfet gjate procesit te kontrollit.
Sipas anketës, ryshfeti u është kërkuar për të mbuluar mungesën e dokumentacionit përkatës dhe mosplotësimit të kritereve ligjore. Bizneset kanë pohuar se në 56.5% të rasteve inspektorët janë të prirur të vendosin gjoba apo të kryejnë pezullime. Gjithashtu bizneset kanë pohuar se gjobat në shumë raste janë shumë të larta në raport me shkeljet e gjetura.
