Daçiç: Trump mund të vizitojë Serbinë në fund të këtij viti

Postuar në 05 Korrik, 2018 11:01

Ministri i Jashtëm serb. Ivica Daçiç është shprehur në një intervistë për serben “Telegraf” se presidenti amerikan, Donald Trump, mund të vizitojë Serbinë në një kohë të afërt. Sipas tij, vizita mund të zhvillohet ose në fund të këtij viti, ose në pranverën e ardhshme.

Video/Protesta për mbrojtjen e Teatrit Kombëtar para Parlamentit

Postuar në 05 Korrik, 2018 10:52

“Teatri hodhi tuç minjtë e Bashkisë” (Video)

Postuar në 04 Korrik, 2018 21:30

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit protestoi sërish kundër projektit të qeverisë për shembjen e godinës dhe ndërtimit të 6 kullave sipas planit të kompanisë Fusha.

Aktivistët thanë se janë mbledhur mbi 2 mijë firma dhe se arkitektë dhe specialistë të njohur kanë argumentuar me anë të një letre të hapur pse ekspertiza e njerëzve që janë në shërbim të bashkisë nuk qëndron.

AP: Trump hodhi idenë e një pushtimi ushtarak të Venezuelës në gusht të vitit 2017

Postuar në 04 Korrik, 2018 21:30

Associates Press raporton së fundmi për një ide të presidentit aktual të SHBA-së, Donald Trump, për pushtimin eventual të Venezuelës. Sipas AP, Trump ka pyetur për mundësinë e një pushtimi gjatë një bisede në Shtëpinë e Bardhë, gushtin e vitit të kaluar, e ku në të cilin ishin prezent edhe ish-sekretari i Shtetit, Rex Tillerson dhe Këshilltari për Sigurinë Kombëtare, H.R McMaster.

Ekspertja e OSBE-së: AMA është e ndikuar politikisht

Postuar në 04 Korrik, 2018 19:37

Mirella Marchese, eksperte e OSBE/ODHIR-it është përplasur këtë të mërkurë me kryetarin e Autoritetit të Mediave Audiovizive, Genti Sala për shkak të disa konkluzioneve të nxjerra nga OSBE-ja se AMA është e ndikuar politikisht.

PaparacoBashkia del huq me tërmetin (foto)

Postuar në 04 Korrik, 2018 18:56

Bashkia e Tiranës nxitoi të shpërndajë foto nga pasojat që sipas saj la tërmeti i paradites në godinën e Teatrit. Por pa një njoftim shoqërues, me idënë që mediat të inkuadrojnë këto foto si dëshmi e nevojës për të shembur ndërtesën ekzistuese.

Megjithë entusizamin për të vërtetuar alibinë se godina mund të bjerë nga çasti në çast, duhet thënë se fotografët e bashkisë nuk gjetëm më shumë se disa plasaritje të suvasë, që ndoshta kanë qenë edhe më parë.

Doshi zgjidh ngatërresat me veten, hapet rruga për rikthimin në PS

Postuar në 04 Korrik, 2018 12:38

Me ndihmën e Gjyaktës Tom Doshi doli i palagur nga atentati që i kishte inskenuar vetes, për të cilin akuzoi Ilir Metën. Ndonëse Prokuroria kishte kërkuar dënim me 1 vit burg për kallëzim të rremë, Gjykata e Tiranës e shpalli atë të pafajshëm, ndërkohë që vendosi 1 vit burgim për ish deputetin Mark Frroku, por për shkak të gjykimit të shkurtuar i mbeten 8 muaj burg.

Na kurseu një tjetër shfaqje! (Shkresa)

Postuar në 04 Korrik, 2018 11:45

Nga një avokat patologjik i kompanisë Fusha dhe projektit të Kullave në sipërfaqen ku shtrihet një pjesë e Teatrit Kombëtar, Erion Veliaj ka ndryshuar strategji por jo rolin që ka në këtë histori. Para pak ditësh shkoi në Komisionin e Medias duke bërë sa zhurmësin aq edhe qëndrestarin përballë deputetëve të opozitës ndonëse nuk ishte thirrur në seancë dëgjimore. 

Në luftë me mafiozët apo i mbështetur nga mafia?

Postuar në 04 Korrik, 2018 10:45

Ministri i Brendshëm i Italisë i ka deklaruar luftë mafias, duke thënë se do u sekuestrojë deri brekët. Në një shfaqje atipike për një ministër të Brendshëm, Salvini  u vetëfimua në pishinën e sekuestruar të një bosi të mafias me premtimin se do do godasë mafian dhe organizatat kriminale.
 

Primo Shllaku: Ideja për të na bërë mirë me zor është e dyshimtë

Postuar në 03 Korrik, 2018 23:29

Kundër shembjes së Teatrit Kombëtar ka dalë edhe Primo Shllaku, poet dhe pedagog i njohur, autor i disa librave.

Në protestën e mbajtur pasditen e së martës. Shllaku hoqi paralele mes sistemit të kaluar monist dhe pushtetit të sotëm. Ai tha se kompleksi i Teatrit është autentik dhe mbi të gjitha mbart vlera të mëdha të artit skenik.

 

 

Fjala e Primo Shllakut në protestën për Teatrin:

 

Pages

Subscribe to ResPublica RSS