Kullat e Tiranës, një vizion personal i z. Rama
Në videon e mëposhtme titruar nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit shfaqet arkitekti Winy Maas, që ka mbajtur një leksion në një universitet në Londër përpara disa javësh.
Siç mund të shihet pykëzimi me kulla i Tiranës, edhe me koston e goditjes së trashëgimisë, ësht vizion personal i kryeministri Rama, qëkurse ishte kryebashkiak, e të cilin po e realizon sot pa pyetur kënd. Maas flet dhe për zhvillime në bregdetin e Jugut, ku pret të ndërtoje rezorte të tjera.
Reforma në drejtësi në prag të "katastrofës", e kupton edhe Hahn
I ardhur në Tiranë për të ashtuquajturin procesin screening (përshtatja me legjislacionin e BE) që i paraprin hapjes së negociatave, komisioneri i Zgjerimit, Johanes Hahn u kthye në zëdhënësin e qeverisë, duke i kërkuar opozitës të japë konsensusin për amendimin e ligjit "Për statusin e Gjyqtarëve dhe Prokurorëve".
Marrëzia e super-rrugëve prek edhe Malin e Zi. Kina financuese kryesore e aksit Tivar-Serbi
Qeveria e Malit të Zi e ka futur vendin në atë që mund të quhet eksperimenti shqiptar i infrastrukturës. Agjencia “Reuters” raportonte dje në mënyrë kritike projektin e ndërtimit të rrigës 165 km të gjatë që lidh portin e Tivarit me Serbinë, rrugë që kalon nëpër ura të mëdha dhe tunele.
Samiti Trump-Putin zhgёnjyes*
Ministria e Jashtme ruse e ripostoi njё tweet tё Trumpit duke i vёnё atij kёsisoj vulёn zyrtare tё Kremlinit. Presidenti amerikan nё postimin e tij akuzon SHBA-nё e si rrjedhojё edhe vetveten, si pёrgjegjёs pёr raportet e kёqia me Rusinё, madje shkruan, kjo sepse SHBA ka vepruar "me budallallёk". A ёshtё SHBA vet fajtore, qё shёrbimi sekret rus ka ndёrhyrё me haker nё autoritetet elektorale partiake dhe qё presidenti rus ka pushtuar Krimenё? Kjo ёshtё thjesht qesharake, por edhe njё veprim i paparё ndonjёherё nё historinё e re amerikane.
"Teatri, regjisori i Portokallisë përfaqëson vetëm veten"
Kryetari i Sindikatës së Artistëve të Skenës, Alert Çeloaliaj ka komentuar pretendimet e regjisorit të “Portokallisë”, Altin Basha sipas të cilit, Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit i kishte tradhëtuar pas kompromisit që Basha, Derhemi dhe Trebicka bënë me Erion Veliajn për punën e Teatrit.
Histeria e radhës kundër Trump pas samitit të Helsinkit
Ka mjaftuar një status në tuiter nga Donald Trump që mediat kundërshtare të tij në ShBA të nisin histerinë e radhës: atë të patriotizmit. Me një angazhim të habitshëm, njerëz të administratës Obama, por edhe të atij establishmenti të politikës ndërkombëtare që mund të quhet si Perëndimi, janë shfaqur me intervista, opinione në mediat kryesore për të vënë gishtin e akuzës dhe ndërsyer çdo emocion kundër presidentit aktual Trump. Arsyeja? Një pohim i tij sipas të cilit përkeqësimi ndër vite i raporteve SHBA-Rusi ka ardhur si pasojë e budallallëkut të amerikanëve.
Zaev denoncon përpjekje të Rusisë për destabilizim të Maqedonisë
Përpjekje të Rusisë për të sabotuar referendumin për emrin në Maqedoni ka denoncuar kryeministri Zoran Zaev, duke folur për përfshirje të biznesmenëve të fuqishëm grekë në nxitje trazirash, por pa përmendur emra.
Zaev tha në një intervistë për Buzzfeed se qeveria e tij ka marrë shumë ankesa se "biznesmenët grekë me lidhje të ngushta me Rusinë kanë paguar nga 13 000 deri në 21000 dollarë për të nxitur "incidentet të dhunshme "para referendumit.
Teatri Kombëtar, "mungon" pronari për 4000m2
Mbledhja e kësaj të hëne në komisionin e medias nuk ka sqaruar asgjë në lidhje me debatin e teatrit kombëtarë. Deputetët e opozitës kërkuan që të dinin pronarët kufizues me pronën e teatrit kombëtarë por interesit të tyre nuk iu përgjigj kryeregjistruesi Valdin Pjetri
Operacioni "Fundi i Marrëzisë"
Përfundoi rreth orës 16:30 të pasdites takimi historik i presidentëve të SHBA dhe Rusisë në Helsinki, ku Donald Trump u shfaq shumë entuziast si zakonisht, duke thënë se dëshiron të ndërtojë marrëdhënie të mira me Vladimir Putin.
"Mendoj se është një fillim i mirë për të gjithë botën”- u tha Trump gazetarëve në fund të takimit historik që zgjati më shumë se dy orë në pallatin presidencial në kryeqytetin finlandez.
Sinjale mirëkuptimi apo marrëveshje?
Kryetari i Komisionit Parlamentar të Ekonomisë, Erjon Braçe, ka deklaruar sot se ligji për konçesionet do të ndryshojë. Sipas tij, dispozita që parashikon konçesione të pakërkuara, pra konçesione që vijnë si propozim i subjekteve private, duhet anulluar.