Policia: Vetëvritet Olsi Ibro! Viktima, një prej të akuzuarve për skandalin e mikrokredive

Postuar në 20 Korrik, 2024 11:33

Drejtuesi i firmës ligjore ADCA dyshohet se i ka dhënë fund jetës duke u hedhur nga lartësia. 45-vjeçari Olsi Ibro  ishte në kërkim për skandalin e mashtrimit me mikrokreditë. Policia njoftoi se ngjarja ka ndodhur sot në një pallat në ndërtim e sipër në rrugën “Ramazan Shijaku”.

Seksi si ilaç

Postuar në 19 Korrik, 2024 23:58

Efektet pozitive të seksit në shëndetin e njeriut janë pranuar në kultura të ndryshme prej shuë kohësh. Në mjekësinë tradicionale kineze, seksi i pamjaftueshëm konsiderohet shkak për sëmundje.

Nina Cheng, eksperte e mjekësisë kineze thotë se seksi i rregullt është thelbësor për shëndet të mirë.

Ndërsa mjekësia tradicionale kineze shpesh thekson efektet e mundshme afatgjata të aktivitetit të tepruar seksual, shumë nuk e kuptojnë se seksi i pamjaftueshëm konsiderohet gjithashtu shkak për sëmundje në mjekësinë kineze,” shton ajo.

Një marrëveshje e minutës së fundit për Macron

Postuar në 19 Korrik, 2024 18:32

Partia e Emmanuel Macron-it mund të ketë një rol më të madh sesa pritej në qeverinë e re. Kjo falë një marrëveshjeje të minutës së fundit të arritur me deputetët francezë me prirje të djathtë.

Dy grupet politike krijuan një aleancë ad-hoc për të rizgjedhur Yawl Braun-Pivet si kreun e Asamblesë Kombëtare Franceze, zyrtari i katërt më i lartë në Francë.

Në bashkimin e forcave, centristët dhe qendra e djathtë kapën momentin politik, duke i dhënë njëkohësisht një goditje të papritur rivalëve të tyre më në të majtë.

Serbia, marrëveshje me BE për lëndët e para  

Postuar në 19 Korrik, 2024 18:02

Serbia dhe Bashkimi Europian nënshkruan një memorandum mirëkuptimi për një partneritet strategjik për lëndët e para. Kjo do të prekë direkt industrinë e makinave elektrike dhe bateritë.

Ne arritëm të sjellim gjithçka të rëndësishme dhe të vlefshme nga Evropa në Serbi”, tha presidenti Aleksandar Vuçiç pas ceremonisë së nënshkrimit.

Greqi, propozohet "Etika" për ata nxënës që nuk duan mësimin fetar

Postuar në 19 Korrik, 2024 14:41

Qeveria greke ka menduar të hedhë një hap në laicitetin e shkollës duke reflektuar ndryshimet në përbërjen dhe veçoritë e popullsisë. Sipas mediave greke, ata studentë apo nxënës që nuk identifikohen me ndonjë besim fetar, apo që nuk janë ortodoksë kristianë, do të mësojnë etikë në vend të udhëzimeve fetare, nëse ata do të përbëjnë një numër të mjaftueshëm.

Kundërpërgjigje Rusisë, raketa amerikane në Gjermani nga viti 2026

Postuar në 19 Korrik, 2024 14:27

Vendimi për të dislokuar raketat amerikane me rreze të gjatë veprimi në Gjermani nga viti 2026 është një përgjigje ndaj dislokimit të sistemeve raketore taktike Iskander në Rajonin e Kaliningradit të Rusisë.

Ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius, në një intervistë për Tageblatt, me qendër në Luksemburg, thotë se “ajo që Shtetet e Bashkuara do të bëjnë në Gjermani nga viti 2026 nuk është gjë tjetër veçse një përgjigje ndaj kërcënimit të Rusisë të përfaqësuar nga dislokimi i raketave Iskander në Kaliningrad".

Vangjel-Rama e kanë bërë Fjalë: Me Belerin për Himarë

Postuar në 19 Korrik, 2024 14:02

Ka dalë sot me një status dygjuhësh në faqen e vet në Facebook, Vangje Tavo. Kandidati i PS-së për bashkinë e Himarës në zgjedhjet e 4 gushtit.

Po vetë qeveria e beson Censin 2023?

Postuar në 19 Korrik, 2024 13:43

Komunitetet fetare të Shqipërisë kanë vënë në diskutim të dhënat e Censit 2023. Asnjë prej këtyre komuniteteve, hiq Bektashinjtë ndoshta – nuk kanë pranuar se numri i komuniteteve që përfaqësojnë përkon me shifrat e Censit. Por Censin e kanë vënë në diskutim, madje kundërshtuar si të manipuluar, edhe komunitetet e pakicave që kanë cilësuar se regjistrimi është tërësisht i deformuar. Qeveria ka nisur disa herë adresarin dhe nuk e ka realizuar dot, patjetër edhe për shkak të përgjësisë sonë si qytetarë. Të të gjithëve.

Edhe Obama kërkon tërheqjen e Biden

Postuar në 19 Korrik, 2024 13:36

Ish-presidenti amerikan, Barack Obama, bëhet demokrati i radhës që kërkon tërheqjen Joe Biden nga gara. Sipas Washington Post, Obama beson se 81-vjeçari duhet "të konsiderojë seriozisht qëndrueshmërinë e kandidaturës së tij".

WP i referohet disa burimeve pranë ish-presidentit Obama, i cili nuk reagoi pas botimit të lajmit.

Duan ta krahasojnë me Trump, por ironikisht rasti i Berishës ngjan me atë të Biden

Postuar në 19 Korrik, 2024 00:23

Ka një përpjekje të pakuptimtë nga disa aktorë të opozitës për të krahasuar rastin e Donald Trump me atë të Sali Berishës. Në aspektin gjyqësor dhe mandej atë politik, duke supozuar se njësoj si Trump në ShBA edhe Berisha qëndron i vetëm përballë establishmentit në Shqipëri. 

Nëse heqim kullat e Tiranës, ky krahasim edhe mund të kalonte si një argument i mendjeve të irrituara të asaj që sot edhe z. Berisha e quan “partia më e madhe e opozitës” në mbështetje të një teorie viktimizimi dhe analogjie të Davidit me Goliatin. 

Pages

Subscribe to ResPublica RSS