Orban, nga rruga në politikë (Video)

Postuar në 29 Nëntor, 2018 10:32

Ka ardhur nga rruga dhe doli sërish në rrugë për t’i treguar një miku amerikan se rrugën drejt pushtetit nuk e ka patur të lehtë. Kryeministri hungarez Viktor Orban dhe aktori i njohur amerikan Chuck Norris kaluan një paradite së bashku në Budapest.

Negociata e çuditshme: Serbia njeh kufijtë, por jo Kosovën. Thaçi lëshon kufijtë, të fitojë njohjen!!!

Postuar në 29 Nëntor, 2018 02:47

Kosova do të ndahet. Ky është edhe plani i Amerikës.  Këtë duket sikur po do të thotë presienti i Kosovës Hashim Thaçi që së fundmi është në një përpjekje të personalizuar për atë që e përshkruan me eufemizëm si Marrëveshje historike me Serbinë.

Po cila është kjo marrëveshje? Në thelb ajo synon njohjen e Kosovës si shtet nga Serbia, në këmbim të garancive për pakicën serbe në Kosovë, por edhe ndryshimin e kufijve duke bërë korrigjime përkatëse. Vetë Thaçi e thotë këtë në një intervistë të djeshme për Zërin e Amerikës:

Policia që nuk do donim kurrë!

Postuar në 28 Nëntor, 2018 23:54

Emisioni “Top-Story” është përqendruar në serinë e sotme në situatën kriminale në qytetin e Vlorës. Nëse e sheh në një vështrim të përgjithshëm, emisioni në thelb ka zbardhur dosjen e aktivitetit criminal për të cilin dyshohet dhe akuzohet në media, Edison Harizaj, i njohur si Faqedjeguri. Fjala është për personin që u ekzekutua në Shkozet të Durrësit pak kohë më parë dhe për të cilën siç konstaton edhe Top-Story ende nuk ka ndonjë të dyshuar kryesor.

Propozimi: Taksë qarkullimi brenda Tiranës. Do të mbulohet si "fond solidariteti"

Postuar në 28 Nëntor, 2018 19:04

Një tjetër tarifë apo taksë  për ata që hyjnë në Tiranë.  Sipas burimeve nga kabineti i z. Rama, bëhet e ditur se është duke u shqyrtuar vendosja e tarifave simbolike për kalimet e automjeteve në urat e Lanës në Tiranë. Tarifa po mendohet të mbahet gjatë pagesës së detyrimeve për automjetet, por një ide ëstë që ajo mund të paguhet edhe në parkingjet në kryeqytet, të cilat kanë vendndodhje gjeografike që e bën të detyrueshëm kalimin e tyre nga një urë.

Ku gënjen Supermani? Vetëm në Tironë...

Postuar në 28 Nëntor, 2018 18:46

Erjon Veliaj deklaroi dje - e bashkë me të edhe mediat që i shkojnë nga pas - se pas një takimi me banorë të Unazës së Re, ishte gjetur zgjidhja. PD-ja sot pretendon se në fakt në takim kanë qenë punonjës të Bashkisë së Tiranës dhe këtu duhet shtuar edhe një fakt: Takimi nuk ka qenë Live, por me regjistrim. Lali i ka të zakonshme këto gënjeshtra që i zgjasin vetëm një ditë.

SHBA nuk do të shkojë më në luftë për çështjet europiane

Postuar në 28 Nëntor, 2018 18:28

Kriza më e fundit mes Rusisë dhe Ukrainës, që po përqendrohet mbi një përpjekje për të mos njohur sovranitetin rus mbi gadishullin e Kerch, pjesë e Krimesë,  ka sjellë në vëmendje sjelljen e Perëndimit. SHBA dhe aleatët e vet e kanë dënuar sulmin rus, ndërkohë që vetë Moska ka sqaruar versionin e saj duke cilësuar lëvizjen e anijeve ukrainase në zonë, si provokim.

Rusia konsideron se Krimea dhe ura që lidh atë me hinterlandin rus në Azov është çështje e mbyllur qyshkur se gadishulli u mor nga Vladimir Putin me ato që në Perëndim quhen manovra të luftës hibride.

Përshtypje të ndryshme në vetëm pak vjet: Shqiptarët duan të ikin...

Postuar në 28 Nëntor, 2018 14:35

Ish-ambasadori amerikan në Tiranë, Alexander Arvisu, ka dhënë një intervistë për Albanian Daily News, përmes së cilës ka përcjellë disa mendime të veta për zhvillimet e fundit. Arvisu, që ndodhet në Tiranë me rastin e një dekorate që I është akorduar nga Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka pranuar se ndikimi i SHBA në botë po bie. Edhe interesi i vetë SHBA për prani në rajone si Ballkani ka rënë.

Evropa dhe kërcënimi i nacionalizmit. "Sot nuk ekziston sovraniteti evropian"

Postuar në 28 Nëntor, 2018 13:37

 

Përktheu: Jordan Jorgji/Pedagog në Universitetin Fan S. Noli, Korçë

Ndiqet penalisht komediani që fshiu hundën me flamur (Video)

Postuar në 28 Nëntor, 2018 11:23

Komediani spanjoll, njëkohësisht edhe prezantues televiziv Dani Mateo u paraqit në gjykatë të hënën, pas një shakaje në show-n e tij satirik, ku u shfaq duke fshirë hundët me flamurin spanjoll.

Gjykata duhet të vendosë nëse ai ka konsumuar veprat penale të “urrejtjes" dhe sulmit publik ndaj simboleve kombëtare të Spanjës. Sipas Kodit Penal spanjoll, komediani spanjoll rrezikon nga gjobë deri  me në katër vjet burgim.

Prag lufte mes Rusisë dhe Ukrainës (Video)

Postuar në 28 Nëntor, 2018 10:21

Presidenti ukrainas Petro Poroshenko deklaroi të martën se vendi i tij po përballet me "kërcënimin" e pushtimit  rus dhe shpërthimin e një "luftë totale" me Rusinë, pas incidentit të dielën në Detin Azov.

"Forcat e ushtrisë ruse të stacionuara përgjatë gjithë kufijve tanë është rritur ndjeshëm. Kërcënohemi nga një konflikti i armatosur me Rusinë"- tha Porosenko gjatë një interviste televizive, duke shtuar se numri i tankeve ruse në rajonin kufitar është trefishuar në krahasim me muajin shtator.

Pages

Subscribe to ResPublica RSS