Haberi i bazës së NATO-s në Kuçovë/Projekti me turqit daton të paktën para vitit 2014

Postuar në 07 Gusht, 2018 01:53

Në Shqipëri do të ndërtohet një bazë ajrore e NATO-s. Madje vendimin për këtë gjë e paska marrë Këshilli i Atlantikut. 

Me këto fjalë në Facebook, kryeministri Edi Rama u bë i gjallë si lajm, në po atë ditë, kur në Kosovë Hashim Thaçi frynte zjarrin e tensioneve duke propozuar korrigjim kufijsh me Serbinë.

Ndërkombëtarët kërkojnë verifikime të reja për kreun e Gjykatës së Lartë, Xhezair Zaganjori

Postuar në 06 Gusht, 2018 18:03

Pas Bashkim Dedes që kryeson Gjykatën Kushtetuese, Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit kërkon apelimin e vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për kreun e Gjykatës së Lartë, Xhezair Zaganjori. Përmes një njofitmi, zyra e Komisionerëve Publikë bën me dije, se ONM ka rekomanduar apelimin e vendimit të KPK-së që konfirmonte në detyrë Zaganjorin.

A do të jetë Kuçova bazë e NATO-s nën drejtimin dhe praninë e Turqisë?

Postuar në 06 Gusht, 2018 17:45

Ish-shefi i Shtabit të Forcave të Armatosura, Jeronim Bazo, thotë se ndërtimi i bazës ushtarake të NATO-s në Kuçovë tregon se Shqipëria është në gjendje të prodhojë siguri dhe stabilitet. Në një intervistë në studion e lajmeve të Tema TV, në lidhje me bazën ajrore që NATO do të ndërtojë në partneritet me qeverinë shqiptare, Bazo u shpreh se  ky është një hap që tregon maturinë e Shqipërisë 10 vjet pas anëtarësimit në Paktin e Atlantikut Verior.

BE nuk duhet të heqë vëmendjen nga Mesdheu

Postuar në 06 Gusht, 2018 14:30

Sot Mesdheu është i fragmentarizuar dhe nën kontrollin e askujt. Kjo është edhe arsyeja e destabilizimit të tij të paprecedentë. Kështu mendon historian i njohur francez, Maurice Aymard, i cili përmes një interviste për gazetën italiane, “Corriere della Sera” thotë se historia i përgënjeshtroi të gjitha shpresat dhe parashikimet.

Serbia përplaset me Izraelin ( Video)

Postuar në 06 Gusht, 2018 10:39

Teksa Beogradi është në vorbullën e propozimit për korrigjim kufijsh me Kosovën dhe një paqartësie mbi të ardhmen e Asosacionit të Komunave Serbe, hapet një front i ri polemikash këtë herë me Izraelin.

Autoritetet serbe kanë reaguar ashpër ndaj pjesëmarrjes së pilotëve dhe një delegacioni izraelit në ceremoninë festive që Kroacia organizoi në përkujtim të Operacionit Stuhia, i cili bëri të mundur kthimin nën kontrollin e kroatëve të disa zonave të banuara nga serbë.

Ca fjalë për “Tipin e plazhistit”

Postuar në 05 Gusht, 2018 22:47

Qytetërimi i një vendi matet edhe nga veshja e qytetarëve të tij. Vera është periudha më e mirë e vitit për ta matur këtë gradë qytetërimi. 

Nëna e Bin Laden thyen heshtjen

Postuar në 05 Gusht, 2018 17:29

Është gruaja që lindi një prej terroristëve më famëkeq në historinë botërore. Nëna e Osama bin Laden, ish-kreut të Al-Kaidës prej më shumë se dy dekadash, ka thyer heshtjen dhe ka folur herë të parë publikisht.

Shtatë vjet pas vrasjes së djalit të saj në Pakistan nga amerikanët, Alia Ghanem është intervistuar nga një gazetar i të përditshme britanike "Guardian" në shtëpinë e saj në Jeddah të Arabisë Saudite. Sipas saj,  Osama ishte një "djalë i turpshëm dhe i mirë", por pësoi një “shpërlarje truri” gjatë studimeve të tij.

Kur drejtori i Komunales flet për Teatrin dhe harron Kullat

Postuar në 05 Gusht, 2018 16:42

Përsërit se diçka do të mbetet. Kryebashkiaku Erion Veliaj e ka bërë të vetën këtë aksiomë edhe për çështjen e Teatrit Kombëtar. Zoti Veliaj flet për amanete aktorësh, por nuk di të thotë cilat janë ato, u janë shkruar dhe kujt i janë lënë?

Partneritet strategjik apo Protektorat?

Postuar në 05 Gusht, 2018 15:17

Cila duhet të jetë marrëdhënia  e Shqipërisë me Turqinë? Ja një pyetje e cila pavarësisht se në realitetin diplomatik, politik, ekonomik dhe ushtarak të shekullit të 20-të, gjen kryesisht përgjigje pozitive, sfidohet nga narrativat historike që përbëjnë bazën e asaj që mund të quhet ngrehina ideologjike e shtetit shqiptar.

Një krahasim i Turqisë me Gjermaninë naziste

Postuar në 05 Gusht, 2018 11:41

Për Asli Erdogan, shkrimtare turke, e cili rrezikon dënimin me burgim të përjetshëm në Turqi, situata në vendin e saj është shumë serioze. 
"Mënyra se si gjërat shkojnë në Turqi më kujton Gjermaninë naziste", tha shkrimtarja 51-vjeçare nga Frankfurti ku ajo jeton.

"Unë mendoj se është një regjim fashist. Nuk është ende Gjermania e viteve 1940, por ajo e viteve 1930"- shpjegon ajo duke iu referuar periudhës kur nazistët imponuan fuqinë e tyre duke shtypur çdo zë kundër.

Pages

Subscribe to ResPublica RSS