Kontrabandë me fluidet ftohëse të ndaluara në BE

Postuar në 16 Gusht, 2018 10:54

Fluide të rrezikshme ftohëse të  prodhuara në Indi dhe Kinë dhe të ndaluara në Bashkimin Evropian, u konfiskuan në pikën doganore të Kakavës duke u eksportuar drejt Greqisë.

Seksioni greek i CNN raporton se çdo vit nga Shqipëria hyjnë sasi të mëdha të ftohësit (freon) i destinuar për kondicionerë dhe frigoriferë. Importohen nga Shqipëria me një të tretën e çmimit të produktit të lejuar , por cilësia e tyre është e dyshimtë, pasi  disa nga komponentët nuk mund të tregtohet në BE.

Mini hidrocentralet, shkatërrimi i fundit për Ballkanin

Postuar në 16 Gusht, 2018 10:52

Një mëngjes kantieri i ndërtimit ishte hapur. "Fillimisht askush në fshatin tonë nuk  e dinte, se për çfarë po punohej", thotë Tahira Tibold, kryetare bashkie e komunës Krushçica në Bosnjen Qendrore. Lumi që mban emrin e këtij fshati të vogël, shtrihet në një zonë të mbrojtur natyrore dhe furnizon me ujë të pijshëm disa fshatra. Vetëm pas disa ditësh u bë e qartë, që atje po ndërtohej një shkallë dige për një të ashtuquajtur mini-hidrocentrali 10 MVA.

Evitohet tragjedia, shpërthim gazi dhe zjarr në Çerdhen 14

Postuar në 16 Gusht, 2018 10:37

Çerdhja 14 në Tiranë u përfshi gjatë natës nga një zjarr në ambjentet e brendshme pas një shpërthimi të një bombule gazi..

Policia ka njoftuar zyrtarisht se  "rreth orës 04:57, në rrugën “Aldi Demi”, në një dhomë e cila shërbente si magazinë për një çerdhe ka patur rënie zjarri. Zjarri është fikur dhe ka patur vetëm dëme të vogla materiale. Paraprakisht sipas policisë zjarri dyshohet të ketë rënë si pasojë e rrjedhjes së gazit nga një bombël gatimi”

Soros bën planet për ndarjen e Kosovës, fajin e ka Trump

Postuar në 15 Gusht, 2018 14:11

Përpjekja për të gjetur burimin nga ku zë fill pakti i Thaçit me Vuçiç për ndryshimin e kufijve të Kosovës e Serbisë ka deri më tani dy versione, të paktën mediatike.  Ai që lidhet me ndikimin e Fondacionit Soros  dhe administratës së re amerikane që lobon për politikat e presidentit Trump. Versioni i pari është më bindës pasi, të paktën deri më tani pasi  i referohet një raporti të botuar në prill të vitit 2018 në Beograd me përkrahjen e  Fondacioni për Shoqëri të Hapur

Harvardi mbetet Universiteti më i mirë në botë

Postuar në 15 Gusht, 2018 11:33

Për të 16-in vit rradhazi Universiteti i Harvardit mban vendin e parë në botë i ndjekur nga Universiteti i Stanford. Treshen e parë e plotëson Universiteti i Kembrixhit,  i ndjekur nga Massachusetts Institute of Technology (MIT).  Vlerësimi është bërë nga Akademia Botërore e Vlerësimit të Universiteteve  (ARWU) që njihet ndryshe edhe si “Renditja e Shangait”.

Në vendin e pestë është Universiteti i Berkeley në Kaliforni dhe pas tij vijnë  Universiteti  Princeton, ai i Oksfordit, Columbia, Instituti i  Teknologjisë në Kaliforni dhe Universiteti i Çikagos.

Turqia liron papritur dy ushtarakët grekë (Video)

Postuar në 15 Gusht, 2018 10:01

Pas 167 ditësh në burgjet turke të sigurisë së lartë, dy oficerët grekë të arrestuar për kalim të paligjshëm të kufirit dhe spiunazh u liruan nga akuzat. Ata mbërritën rreth orës 3 pas mesnatës në aeroportin e Selanikut ku u pritën me nderime nga ministri i Mbrojtjes dhe familjarë të tyre.

Çëeshtja e  dy ushtarëve grekë ishte tema më e nxehtë në marrëdhëniet mes Athinës dhe Ankarasë.

Polifonia e ekskluzivitetit

Postuar në 14 Gusht, 2018 22:08

Shitësi i fiqve që lufton ambulantët e Tiranës*

Postuar në 14 Gusht, 2018 19:52

Gjatë fushatës për zgjedhjet vendore në vitin 2015, Erion Veliaj zbuloi se kur kishte qenë i ri kishte shitur fiq tek Pazari i Ri për të siguruar të ardhura.

“Unë jam me parimin që askush nuk duhet të ndihet keq që në një moment të jetës ka bërë një punë të ndershme për të jetuar,” i tha Veliaj emisionit ‘Wake Up’ në Top Channel në vitin 2017.  “Shumë njerëz e përflasin me humor këtë histori, por unë them që kushdo i ri që kërkon të eci përpara me punë, pavarësisht vështirësive që mund të ketë në familje, duhet ta bëjë këtë, sepse jetës asnjëherë nuk i dihet,” shtoi Veliaj.

Thaçi sfidon Merkel, pakti me Vuçiç brenda 2019

Postuar në 14 Gusht, 2018 18:42

Pavarësisht qëndrimit të kancelas Merkel kundër ndryshimit të kufijve në Ballkan, Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi thotë se thënë se korrigjimi i kufijve me Serbinë, në kuadër të fazës së fundit të dialogut, mund t’i hapë rrugë dy shteteve që të anëtarësohen në Bashkimin Evropian.

Tragjedi nga shembja e Urës në Xhenova (Video)

Postuar në 14 Gusht, 2018 13:42

Skena tmerri  në Xhenova të Italisë pas rërzimit të një ure. Autoritetet raportojnë për dhjetra viktima e të plagosur. Ura ishte pjesë e autostratës A 10 në dalje të Xhenovas. Tragjedia ndodhi në 13:00 më orën lokale për shkaqe që sipas mediave lidhen me kushtet e motit dhe një stuhi që përfshiu zonën.

Disa makina thuhet se kanë rënë nga 50 metra lartësi. Ekipet e emergjencës dhe ato zjarrfikëse janë në luftë me kohën për të nxjerrë të mbijetuar nga rrënojat.  Ministri italian i Transportit e përshkroi ngjarjen si një 'tragjedi të jashtëzakonshme'.

Pages

Subscribe to ResPublica RSS