Zhgënjen Kardashiani i qeverisë Rama
Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu është fotografuar në plazhet e Jugut.
U dhunua nga muxhahedinët, kanadezi akuzon ambasadën e SHBA-ve
Një shtetas kanadez me kombësi iraniane akuzon Shtetet e Bashkuara të Amerikës se kanë ndërhyrë te Policia Shqiptare për të liruar muxhahedinët e arrestuar dy javë më parë për dhunë ndaj tij. Sipas Mustafa Muhamed, një agjente e CIA-s në Ambasadën Amerikane e ka bërë këtë.
Ndërkohë, nga Ambasada Amerikane nuk ka asnjë reagim në lidhje me këtë pretendim. Muhamed, i cili pret që të takojë pas shumë vitesh vajzën e tij, që ndodhet në kampin e muxhahedinëve në Manzë, thotë tha se e ka çuar çështjen në gjykatë.
TemaTv
Serbia, Vuçiç paralajmëron rikthimin e shërbimit të detyrueshëm ushtarak
Presidenti serb, Aleksandër Vuçic, ka deklaruar sot se Serbia mund të rikthejë shërbimin e detyrueshëm ushtarak. Ai ka folur në një konferencë për shtyp pas një stërvitjeje të zhvilluar në aeroportin e Batanjicës, duke sqaruar se detyrimi ushtarak, nëse do të hyjë në fuqi, do të jetë nga 3 në 6 muaj. Sipas Vuçiç, kjo masë do të shërbejë për të parandaluar çdokënd që synon të kërcënojë Serbinë.
Bojkoti i KMSH-së nga qeveria, a po paralajmërohet zëvendësimi i Bruçajt?
Sot besimtarët myslimanë kanë festuar një ndër festat kryesore të tyre, Kurban Bajramin. Siç është bërë zakon tashmë, politika e respekton këtë ditë me vizita dhe urime në selinë e Komunitetit Mysliman të Shqipërisë. Për ditën e sotme KMSH-ja përcjell këtë njoftim:
Dy popuj, një gjuhë politike. Tsipras aktron nga Itaka: Greqia po rilind
Një ditë pasi Greqia doli nga monitorimi i rreptë ndërkombëtar për rimëkëmbjen financiare, kryeministri grek, Alexis Tsipras, ka luajtur me një gjetje propagandistike. Nga ishulli i Itakës, vendilnja e supozuar e heroit mitik, Odiseut, Tsipras i është drejtuar popullit grek me fjalë optimiste, duke deklaruar se odseja modern greke mori fund, edhe pse me një faturë shumë të rëndë.
Procesi i fasadizimit sipas soc-Rilindjes
Këmbëngulja e Ramës për të prishur Teatrin Kombëtar është shpjeguar kryesisht me makutërinë për të përfituar një mal me “mbi dyqind milionë euro” nga ndërtimi i kullave prej “Fushës”.
Nuk lexohen më libra? Lexohen statuset e politikanëve
INSTAT jep sot një raportim shqetësues. Vitin që lamë pas u lexuan pak libra, madje 1 milionë shqiptarë nuk lexuan asnjë libër të vetëm. Shqiptarët që kanë lexuar mjaftueshëm mirë, 5-10 libra jnanë rreth 102 mijë, kurse më shumë sesa 10 libra janë 44 mijë.
Trump i vë përpara të gjithë. Kompanitë europiane tërhiqen nga Irani
Kompania e njohur franceze “Total” ka njoftuar tërheqjen nga kontrata 4.48 miliardë dollarë me Iranin për shfrytëzimin e fushave të gazit. Kompania thotë se ka vendosur largimin pas firmosjes së sanksioneve nga presidenti amerikan Donald Trump. “Total” është tërhequr pavarësisht mbështetjes nga autoritetet franceze dhe ato europiane.
Kazani i liderëve
Për çfarë demarkacioni e keni fjalën? Ju e dini mirë që ka një linjë administrative të kontrolluar nga KFOR prej afërsisht 20 vjetësh