Prishi Teatrin, stadiumin, Gardën, mori edhe kullat dhe tani shpall sërish Qendrën Historike të Tiranës

Postuar në 03 Tetor, 2018 22:30

Pasi  miratoi ligjin e prishjes së Teatrit Kombëtar dhe ndërtimin aty të 6 kullave në pronë publike dhe pasi shkatërroi sheshin “Skënderbej”, kryeministri ka vendosur të shpallë qendrën historike të Tiranës dhe zonën mbrojtëse të saj. 

Vendimi është marrë sot në mbledhjen e qeverisë dhe ai formalisht është propozuar nga kukulla - ministre e Kulturës. 

Qark i shkurtër, Kumbaro-Veliaj-Xoxa për Biennalen e Venecias

Postuar në 03 Tetor, 2018 21:17

Më datën 1 Shtator zyra për shtyp e Ministrisë së Kulturës shpërndau një njoftim ku lajmëronte se në edicionin e 58-të të Ekspozitës Ndërkombëtare të Artit në Venecia Shqipëria do të përfaqësohet nga artisti Driant Zeneli, informacion që u publikua edhe në web-in e Ministrisë.
http://kultura.gov.al/driant-zeneli-do-te-perfaqesoje-shqiperine-ne-edic...

Koncesioni i karburanteve ekspozon qeverinë

Postuar në 03 Tetor, 2018 20:17

Paracaktimi i fituesit për konçesionin e kolaudimit të matësve në pikat e tregëtimit të  karburanteve dhe gazit është denoncuar nga një kompani holandeze që ka marrë pjesë në garë. 

Edhe pse zyrtarisht fituesi do të shpallet në 18 Tetor, Shoqëria Penzoil Trading SA, me seli në Zvicër, ka depozituar ankimimin,1 javë pas hapjes së procedurës nga qeveria, më datën 28 Shtator.

“Ka institucione të arsimit privat që janë ngritur me para të pista“

Postuar në 03 Tetor, 2018 13:24

Asnjë prej reformave në arsim që janë ndërmarrë vitet e fundit nuk është çuar deri në fund. Rotacioni politik e ka ndërprerë secilën prej tyre ose i ka zeruar për të propozuar një tjetër. Kjo sipas ish-drejtueses së Arsimit për Tiranën, Majlinda Keta, ka çuar në kaos dhe mosfunksionim siç duhet të institucioneve arsimore.

Sekuestrohet karburanti i Habilajve në Vlorë

Postuar në 03 Tetor, 2018 12:42

Pasuri të Artan Habilajt në Vlorë janë sekuestruar sot me urdhër të Prokurorisë së Krimeve të Rënda. Paraditen e kësaj të mërkure antikimi ekonomik në policinë e Vlorës vendosi shiritat e bllokimit në një karburant në pronësi të vëllezërve Habilaj.

Biznesi i ngritur pranë spitalit të Vlorës dyshohet se është përftuar nga para të dyshimita. Artan dhe Mosi Habilaj janë të akuzuar për trafik ndërkombëtar droge.

Rusia paralajmëron veto për Maqedoninë

Postuar në 03 Tetor, 2018 12:34

Ministria e Jashtme ruse ka lënë të hapur mundësinë e vetos në OKB për Marrëveshjen e Prespës. Moska ka rikonfirmuar qëndrimin e saj kundër aderimit të Maqedonisë në NATO, duke e quajtur të pavlefshëm referendumin e së dielës për shkak të pjesëmarrjes së ulët.

"Miku Aleksander" nuk bindet: Na mbetet vetëm të respektojmë neutralitetin e Serbisë

Postuar në 03 Tetor, 2018 12:20

Në Tiranë po zhvillohet konferenca “Serbët dhe Shqiptarët – Në cilin drejtim?”, organizuar nga TANJUG dhe Agjencia Telegrafike Shqiptare. Në konferencë ka folur edhe ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, i cili është përpjekur të tregohet realist, në ndryshim nga eprori i tij që kur vjen puna te Serbia është entuziast. Ministri ka folur për marrëdhënie të brishta, që mund të zhvillohen normalisht si mes dy fqinjëve. Ai nuk ka harruar Luginën e Preshevës, ku Serbia duhet të bëjë më shumë, ndërkohë që ka shprehur zhgënjimin e vet për qasjen neutrale të Serbisë në çështjen e sigurisë.

Gjermania tenton edhe njëherë rikthimin e lidhjes speciale me SHBA

Postuar në 03 Tetor, 2018 11:50

Marrëdhënia transatlantike është në krizë. Kjo pohohet prej kohësh dhe madje për këtë kanë nisur të diskutohen disa ide. Të cilat nuk përjashtojnë edhe një shkëputjes mes SHBA-së dhe Europës.Por historia e afërt e të dy anëve të Atlantikut që i dha formë botës së pas Luftës së Dytë Botërore, është me shumë ndikim sa të injorohet njëherë e mirë. Një rol qendror në ristabilizimin e marrëdhënieve ka Gjermania e cila nuk e fshesh stresin e saj si vend që ndodhet sërish nën presionin e dyanshëm gjeopolitik.

Ky është Ballkani

Postuar në 03 Tetor, 2018 10:39

Rezultati i referendumit për çështjen e emrit në Maqedoni demonstron se rajoni  në të cilin Greqia bën pjesë ka rënë peng i një humori të pazakontë dhe me siguri anti-sistemik. 

Gjermania është ende e ndarë*

Postuar në 03 Tetor, 2018 08:42

Angela Merkel për shkak të karrierës së saj të veçantë mund të quhet fitimtarja më e madhe e bashkimit të Gjermanisë. Prej 13 vitesh qeveris Gjermaninë kancelarja kristiandemokrate e lindur në Hamburg dhe e rritur në Republikën Demokratike Gjermane, RDGJ, që prej disa kohësh qeveris më shumë keq se sa mirë. As për kancelaren federale që është nga anët e tyre nuk janë dot krenarë gjermanolindorët. Ndoshta prandaj edhe distanca qeveri-të qeverisur është më e madhë në lindje të Elbës se sa në perëndim.

Pages

Subscribe to ResPublica RSS