Laureati i Nobelit në Fizikë në një video sensuale
Befasi më së paku ka shkaktuar një video e krijuar nga laureati i këtij viti të çmimit Nobel per Fizikën, Zerar Muro, e postuar në YouTube. Fizikanisti francez shfaqet duke vallëzuar nën tingujt e muzikës rege në laboratorin e tij së bashku me një koleg, të rrethuar nga shumë studente femra, disa prej të cilave bëjnë edhe kërcim sensual.
BE rrëzon buxhetin e Italisë (letra)
Komisioni Evropian ka hedhur poshtë projektbuxhetin preliminar të qeverisë italiane, sipas La Repubblica.
Në të njëjtën kohë, sipas informacionit, Komisioni shprehu shqetësim serioz për rritjen e deficitit qeveritar.
Qëndrimi negativ i Komisionit ka të bëjë veçanërisht me raportin e deficitit ndaj PBB-së, i cili parashikohet të arrijë 2.4% në projektbuxhetin paraprak për 2019.
Qehajai i legalizimeve, si qytetar pa Qytet
“Nuk eshte Firence. Thjesht sikur Durresin t’ua kishim lene ne dore pushtonjesve ta ndertonin…
Kjo fjali që mundet të jetë nesërdej, një ndër të rrallët amanete pavetorë, vargje lëngonjës intelektualësh që rrojtën or vlla rrojtën, por “nuk e panë Zonjë”, është në fakt një status rrjetesh sociale e Artan Lames.
Po afrojnë zgjedhjet/Të njohim variantin siçilian të dëshmisë së penalitetit
E mbani mend kryeministrin Edi Rama kur deklaronte se për deputetët e vet që po dilnin se ishin njerëz të krimit, lante duart e thoshte se “kur kandiduan u kërkuam dëshminë e penalitetit”? Nëse jo, shihni videon e mëposhtme sa për të rifreskuar kujtesën.
Jeruzalemi i humbur
Gazeta “Haaretz” publikon së fundmi pjesë të koleksionit fotografik të Kolonisë Amerikane në Jeruzalem. Historia e Kolonisë është kuriozitet më vete, njësoj si fati i fotografive në fjalë, që na shfaqin para syve, befasitë e një peizazhi natyror, urbanistik, rustik dhe njerëzor që ngjan si i krijuar për nevoja të artit.
Dy fjalë për përmendoren e një "Etnomartiri"*
Faqja më e madhe me lajme kishtare greqisht Romfea.gr (portal i pavarur), njoftoi se në fshatin Sopik të "Vorio Epirit", u përkujtua At Kristo Papa, i cili vdiq në burgun e Burrelit në vitin 1951, mbasi "u torturua nga regjimi ateist, sepse nuk e mohoi besimin e tij".
Përderisa përkujtimorja e kryer nga kleri i KOASh-it këto ditë njoftohet vetëm në Greqi, fatkeqësisht kjo përshpirtje merr një përmasë jo spirituale, gjë që duket në politizimin e vetë titullit të shkrimit greqisht: "U nderua etnomartiri (dëshmori i kombit) prifti Kristos Papas".
Biznesmenët e Buxhetit
Para disa ditësh, disa media prestigjoze në Tiranë, thuajse shpallën si blerës të Telekom Albania, kompaninë serbe, Telekom Serbia. Më vonë, lajmi u ndryshua, me arsyetimin se serbët u ndaluan nga pala shqiptare për shkak të ngjyrimeve politike që mund të ketë.
Basha i kundërvihet Veliajt me Tabakun
Partia Demokratike shpërndau një metarial për një takim të deputetes Jorida Tabaku me banorë të gjashtë fshatrave në rrethinat e Tiranës.
Pa mohuar problematikat që ka periferia e kryeqytetit, për të cilat kryebashkiaku aktual nuk flet fare, njoftimi që iu është shpërndarë mediave për vizitën e zonjës Tabaku i ngjan një material propagandistik.
Më shumë se hallet e fshatarëve të Qinamit, Kasallës, Çekrezit, Kallmetit, Orit dhe Rradheshit PD duket se ka lanncuar për testim modelin që i kundërvihet kryetarit aktual të Bashkisë.
Shqipëria, opsion i hapur për kamp emigrantësh
Qeveria ka bërë për shumë kohë lojën kukamfshehti me çështjen e ngritjes së qendrave të pritjes për emigrantët. Fillimisht u bënë deklarata ambigue pas vizitës së kryeministrit në Austri dhe takimit me kancelarin Kurz, ndërsa më pas u mohua gjithçka.
Strehimi i emigrantëve u bë çështje edhe në samitin e Bashkimit Europian ku sërish nuk u gjet një zgjidhje. Diskutimi nxorri sërish kokë me rastin e ministerialit të Ministrave të Brendshëm që u mbajt në Tiranë, ku ministri austriak la të hapur opsionin e bisedimeve dypalëshe.
A po lind Serbia e Putinit?
Vizita e Vuçiqit në Rusi kaloi, dilemat mbeten, pasojat do të fillojnë të shihen në javët në vazhdim, kur do të fillojnë të zbatohen urdhërat e Putinit. Mbase urdhërat mund të bëhen më të qarta gjatë vizitës së Putinit në Beograd, që pritet të zhvillohet gjatë nëntorit të këtij viti. Por, edhe para asaj vizite, mund të fillojë një ofensivë e re serbomadhe kundër Kosovës, sepse ajo tashmë është akorduar në Moskë.