Paketa Antishpifje, nismë patetike. Mund të cenojë të drejtat themelore
Unioni i Gazetarëve pozicionohet kundër nismës së kryeministrit Rama për paketën anti Shpifje. Në një intervistë për televizionin TemA, kryetari i Unionit, Aleksandër Çipa pohoi se nisma e kryeministrit mund të cenojë të drejtat e mbrojtura me Kushtetutë. Ndërkohë i kujtoi kreut të qeverisë se kuotat e informimit në Shqipëri janë më të ulëtat në rajon.
Kreu i PD-së flet për rikthimin e dënimit me vdekje
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha deklarohet pro dënimit me vdekje, duke shtuar madje se në momentin kur ai të vijë në pushtet, do të organizojë referendum.
Unë personalisht jam i gatshëm që këtë pyetje t’ia shtroj popullit shqiptar qoftë edhe si referendum në momentin që PD do të marrë përgjegjësinë për të qeverisur vendin
citon “Vizion Plus” Bashën pas vizitës që ai kreu në Mat ku së fundmi një person vrau tre të tjerë.
Kombit tonë i kërkohet të dalë nga lëkura e vet
Nëse bën të thuhet fjala e fundit si e para, atëherë mund të thuhet se shqiptarët si komb nuk kanë të ardhme të mirë. Natyrisht, duke shtuar menjëherë edhe këtë pjesë të mendimit: me këto mend që i kanë! Pra, me këto mend, me të cilat udhëhiqemi sot, ne shqiptarët të ardhmen nuk e kemi aspak të sigurt. (Meqë çdo hipotezë kërkon argumentim, që të shndërrohet në tezë, në vazhdim do të bëj përpjekje që të sjellë disa argumente për këtë hipotezë realiste, por që tingëllon si skepticiste e pesimiste.)
Varianti i ri për 14 shtatorin: Telefonatën nga ShBA e porositi vetë Berisha
Ja një fragment debati në studiot televizive ku siç ndodh rëndom, nga analiza “muhabeti ka rënë” te ngjarjet e së shkuarës. Konkretisht te 14 shtatori 1998:
Fatos Klosi: Berisha bëri edhe 14 shtatorin e 1998. Por e mori një shqiptar nga Teksasi që fliste anglisht. Dhe i thotë, mirë more por çfarë do bësh nesër? I tha tërhiqu, dhe Berisha u tërhoq, u zmbraps.
Ekskluzive/Zbardhet strategjia dhe deviza e fushatës elektorale të Erjon Veliajt
Mbeten vetëm pak muaj nga zgjedhjet lokale, por kryebashkiaku i Tiranës Erjon Veliaj ka nisur përgatitjet. Redaksia e “Të Kripura” ka marrë vesh disa hollësi nga mënyra sesi Veliaj mendon të organizojë fushatën.
Balkan Film Market, një platformë zbulimi për talentet
Ideologjitë na ndajnë. Ëndrrat dhe ankthi na sjellin së bashku”- Kjo thënie e Eugène Ionesco-s, i përshtatet më së miri hapësirës së Ballkanit, të mbushur plot me ngjarje dhe ku në kundërshtim me ndasitë ideologjike dhe politike, ato çfarë mund të bëjnë njerëzit në këtë hapësirë janë pikërisht ëndrrat dhe dhimbjet e përbashkëta.
Fillon betejën me shpifjen
Qeveria do të heqë dorë nga ballafaqimi i argumentave për çështje që ngrihen nga opozita apo nga media dhe do të zgjidhë në rrugë gjyqësore ato që i cilëson shpifje. Të paktën kjo nënkuptohet nga propozimi që kryeministri u ka paraqitur deputetëve në kuadër të paketës Antishpifje.
"Asnjë ministër dhe asnjë deputet i Partisë Socialiste nuk do të tolerojë më asnjë shpifje. Çdo shpifje të hedhur në drejtimin tonë nga kazani politik e mediatik, a qoftë edhe nga kazani i profileve zyrtare digjitale, ne do ta padisim në gjykatë"- thuhet në një postim të kryeministrit.
Babalja si metër i bashkëqeverisjes
Partia Socialiste ka dhënë kushtrimin: duhet të shpëtojmë Partinë Demokratike nga “Babalizmi”. Demkat dhe rrogëtarët e medias janë lëshuar në një performim histerik patriotizmi politik që mëton të thërrasë në binarët e realitetit opozitën. Të cilës pushteti europian që kullandris me ustallëk Shqipërinë, nuk mund t’ja zgjasë dorën në këto kushte.
Po ta shohësh nga pikëpamja terminologjike, kumbimi i etiketës “Babale” është provincial. Krahasuar me prodhimtarinë e Berishës në opozitë, ky fishek i pisqollës propagandistike socialiste, nuk vret. Sepse nuk ngjit.
E megjithatë, shteti i mafias ekziston
Personazhe të rëndësishme të maxhorancës socialiste: ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, pasuesi i tij, Fatmir Xhafaj, kryetari i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, sekretari i përgjithshëm i Kryeministrisë, Ëngjëll Agaçi, deputeti socialist, Rexhep Rraja, dhe një mori figurash të tjera të pushtetit, në harkun e një viti, janë vënë në qendër të akuzave për afera të ndryshme që shkon nga bashkëpunimi me krimin e organizuar deri te presioni mbi organet e drejtësisë për mbylljen e këtyre aferave.
1968, kur emigronin jugosllavët
Para pikërisht 50 vjetësh, më 12 Tetor 1968 Republika Federale Gjermane nënshkroi Marrëveshjen për Tërheqjen e Fuqisë Punëtore me Jugosllavinë atëherë socaialiste, të njohur si marrëveshja për "gastarbeiter"- punëtorë të ftuar për një kohë të caktuar. Shumë vetë erdhën për një vit, por qëndruan një jetë.