Pse nuk ka protestë para Ministrisë së Gjiknurit?

Postuar në 08 Dhjetor, 2018 13:19

Sot banorë të zonës së Astirit kanë dashur t'i bashkohen protestës së studentëve të Ministria e Arsimit, por kjo ka shkaktuar përplasje mes tyre. “Nuk duam, nuk ju pranojmë, nuk duam politikë”-thanë protestuesit studente, të cilët nuk duan të bashkojnë kauzat, pasi janë çështje të ndryshme.

Funerali i një feste të vjedhur

Postuar në 08 Dhjetor, 2018 12:29

Sot është përkujtuar 8 dhjetori i vitit 1990. E ka përkujtuar Partia Demokratike, një parti që qeverisi Shqipërinë për të kontribuuar për katastrofën e sotme.

Për të pafundmin vit rresht aty ka folur Sali Berisha, ka përsëritur elozhet standarde, ka ngritur lart figurën e Azem Hajdarit. Ka bërë thirrje për largimin e qeverisë. Ka folur Lulëzim Basha, i emëruari kryetar i kësaj partie, fjalët e të cilit nuk kanë ndonjë rëndësi.

Kanë folur zyrtarë të tjerë që janë numra në grazhdin e opozitës që funksionon me vetëpunësim.

Video/Jelekët e verdhë në Francë kërkojnë largimin e Presidentit Macron

Postuar në 08 Dhjetor, 2018 12:20

Protetsa që nisi për një taksë karbuanti është shndërruar në politike. Protestuesit po kërkojnë largimin e Macron ndaj të cilit ushqehet një antipati dhe mosbesim.

Video/Protesta e studentëve përqendrohet para Ministrisë së Arsimit

Postuar në 08 Dhjetor, 2018 11:57

Nga Olti Peçini tek Avdiol Dobi. Nga Sali Berisha tek Edi Rama...

Postuar në 07 Dhjetor, 2018 23:23

Një mjek stomatolog dhe një recepsionist mund t’i bashkojë çdo gjë në këtë botë, por vetëm në Shqipërinë e Sali Berishës dhe të Edi Ramës, që është e njëjta gjë, i bashkon fakti se ata bëhen pronarë kompanish që marrin konçesione në milliona euro.

Ja shembulli:

Më 16 shtator 2013 qeveria e z. Berisha kaloi në Parlament dhe miratoi kontratën koncesionare të skanimit fituar nga OSI Systems. Kjo e fundit I kalon 49% të aksioneve për vetëm 5 mijë lekë të vjetra një partneri shqiptar, S2 Albania, në drejtimin e një dentisti me emrin Olti Peçini.

A shpjegohet kjo protestë me arrogancën e pushtetit dhe tradhëtinë e opozitës?

Postuar në 07 Dhjetor, 2018 19:23

 

Arroganca e Macron na bashkon ne të gjithëve

Skandali i Unazës së Re, dy rrugë për Gjiknurin: Dorëheqje, ose pranga

Postuar në 07 Dhjetor, 2018 14:57

Skandali i zbuluar nga tpz.al ku një kompani që fiton tendera publikë në Shqipëri ka falsifikuar firmën e një zyrtari amerikan përbë një pikë ngopjeje për raportin që kjo qeveri ka me ligjin dhe legjitimitetin.

Video/Nuk kërkoi falje, zgjodhi rrugën e Ramizit

Postuar në 07 Dhjetor, 2018 13:29

Zakonisht kryeministri Edi Rama kërkon falje kur e sheh punën keq. Kërkoi falje për Kushtetutën që e katandisi në një rreckë, u kërkoi falje kuksinaëve.

Por sot ai ka vendosur të përmbushet si politikan duke imituar Ramiz Alinë që 28 vjet më parë pranoi të takonte studentët që më pas u bënë pjesë e partive politike. Me këtë rast Rama ka shansin t'i vjedhë përfundimisht PD-së datën, 8 dhjetor, të cilën e ka uzurpuar si të vetën, ndonëse studentët e injoruan ftesën e tij për dialog në studio.

Urdhërarrest për gazetarin

Postuar në 07 Dhjetor, 2018 12:51

Autoritetet turke kanë lëshuar një urdhër arresti për gazetarin Can Dundar, ish-drejtor i gazetës opozitare. Ai është nën hetim për protestat anti-qeveritare në vitin 2013 në parkun Gezi të Stambollit.

Prokurorët pretendojnë se Dundar ka luajtur një rol aktiv në demonstrata, duke nxitur trazira nga mediat sociale. Ata akuzojnë ish-kryeredaktoin e gazetës opozitare se ka mbështetur anëtarët e një organizate terroriste.

“ShBA nuk kanë bërë presion për ndryshimin e kufijve. Krijimi i ushtrisë së Kosovës, hap pozitiv”

Postuar në 07 Dhjetor, 2018 12:45

ShBA mendon ndryshe nga NATO lidhur me krijimin e ushtrisë së Kosovës njoftuar për t’u formalizuar më 14 dhjetor. Ambasadori i ri amerikan në Kosovë, Philip Kosnett ka deklaruar për RTK se krijimi i ushtrisë është një hap pozitiv. 

Liderët e Kosovës kanë folur për mënyrën sesi Forcat e Armatosura të Kosovës do të marrin pjesë në misionet paqeruajtëse jashtë vendit. Kjo është e mirëpritur. Kosova ka arritur pikën kur në vend se të jetë vetëm konsumator i sigurisë ndërkombëtare, mund të kontribuojë në të

Pages

Subscribe to ResPublica RSS