Njolla që mbeti në histori...!

Postuar në 18 Janar, 2019 17:15

Më 17 janar, 1998 u zbulua ajo që u quajt afera erotike e ish-presidentit amerikan Bill Klinton, me nëpunësen rishtare të Shtëpisë së Bardhë, Monica Levinksi. Skandali la gjurmë në historinë bashkëkohore të Shteteve të Bashkuara dhe edhe pse kanë kaluar 21 vjet, ... megjithatë njolla e Klinton në rrobat e Monica ende kuriozon publikun amerikan.

23-vjeçarja Levinski filloi punë në Shtëpinë e Bardhë në 1995 me një detyrë në zyrën presidenciale. Takimi i saj me 52 vjeçarin Clinton u provua fatal dhe lidhja e saj e paligjshme zgjati rreth dy vjet.

Tallavaja kushtetuese/Në një faqe firmos kryeministri Edvin, në tjetrën ministër Edveri

Postuar në 18 Janar, 2019 15:35

Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë publik sot një qëndrim të vetin për dekretimin e Edi Ramës si ministër i Jashtëm i Shqipërisë. Përmes një statusi në Facebook, Berisha, që ka patur edhe funksionin e ish-presidentit të Republikës, e quan aktin e sotshëm një ditë të zezë për kushtetueshmërinë e Shqipërisë, por pa prekur në asnjë rresht këtu përgjegjësinë e Presidentit aktual, Ilir Meta.  

Kjo është një e premte e zezë në historinë e kushtetutshmërisë dhe triumf i grushtit të shtetit brenda shtetit dhe kjo sepse:

Bëhuni gati për fjalën e radhës, bashkim

Postuar në 18 Janar, 2019 11:41

Teksti i këngës për bashkim tingëllon më së qarti serbisht.

1.

Karrierë e shkëlqyer. Që nga sot edhe ministër i Jashtëm

Postuar në 18 Janar, 2019 11:35

Presidenti i Republikës i ka dhënë fund dilemës për emërimin e kryeministrit Edi Rama në detyrën e ministrit të Jashtëm. Përmes një njoftimi për shtyp, presidenca bën sqarimin e mëposhtëm:

Presidentit të Republikës më datë 14 janar 2019, i është paraqitur propozimi i ri për emërimin e z. Edi Rama, Kryeministër edhe në funksionin e ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme.

Hahn blic në Tiranë, BE në alarm për eksodin e shqiptarëve

Postuar në 17 Janar, 2019 23:26

Qeveria ka mohuar vazhdimisht se numri i shqiptarëve që duan të ikin jashtë ka shënuar rritje nga viti në vit. Tani alarmi vjen nga Brukseli ku shifrat në rritje janë bërë shqetësim real për vendet anëtare.  Kjo thuhet në një njoftim që zyra e delegacionit europian në Tiranë shpërndau pas takimit që komisioneri Hahn pati me kryeministrin Rama pasditen e së enjtes.

Pazari 660 milionë euro

Postuar në 17 Janar, 2019 20:56

Serbia dhe Rusia firmosën 21 marrëveshje me vlerë 660 milionë euro. Putin u prit me ceremoni të vecantë me të shtëna kurse në rrugët e kryeqytetit dolën  mijëra veta për ta pritur gjatë lutjes në tempullin e Shën Savës.

Gjatë qëndrimit të tij në Beograd Putin ka theksuar se problemi i Kosovës mund të zgjidhet vetëm në kuadër të së drejtës ndërkombëtare.

Sandër, të besojmë që ke negociuar gjatë!

Postuar në 17 Janar, 2019 18:37

Intervista e Klement Balilit fatkeqësisht konfirmoi se shoqëria shqiptare vazhdon të jetë e tradhëtuar nga shteti që ka ndërtuar, të cilit vijon t’i besojë taksat dhe sigurinë apo dhe më keq akoma arsimimin e fëmijëve.

Dëshmi apo bllof? El Chapo dha 100 mln dollarë rryshfet ish-presidentit meksikan, Pena Nieto

Postuar në 17 Janar, 2019 15:34

Një dëshmitar kolumbian, Alex Cifuentes, ish-trafikant droge, ka deklaruar gjatë një seance gjyqësore në Neë York, se ish-bosi i trafikut të kokainës, Joaquin Guzman, i njohur me nofkën “El Chapo” i ka paguar ish-presidentit meksikan Enrique Pena Niet, 100 milonë dollarë për të mos e arrestuar. AFP shkruan se ka shumë të dhëna të dyshimta në këtë dëshmi që ëstë akuzë për ish-presidentin meksikan të vitit 2012.

Sërish bashkë!

Postuar në 17 Janar, 2019 14:44

Franca dhe Gjermania po bëhen gati të nënshkruajnë një traktat, ku të dy vendet janë të vendosur të kenë politikën e jashtme, të mbrojtjes, të sigurisë dhe të zhvillimit ekonomik të përbashkët. Ky traktat i pashoq po konsiderohet si gjedhe për të ardhmen e Bashkimit Europian (BE). Një vit më parë, diplomatë nga të dy vendet filluan të negociojnë një marrëveshje në frymën e Marrëveshjes të Elizesë (Élysée) të vitit 1963, e cila, zyrtarisht, la pas shekuj armiqësish të përbashkëta dhe farkëtoi aleancën franko-gjermane, që është kthyer në një forcë lëvizëse e BE-së.

Të rishikohet Marrëveshja e Dejtonit. Nuk ka siguruar të ardhmen e Bosnje-Hercegovinës

Postuar në 17 Janar, 2019 12:51

Turqia e Recep Tayyip Erdogan kërkon rishikimin e Marrëveshjes së Dejtonit të vitit 1995 që i dha fund luftës në Bosnje – Hercegovinë. Gjatë një konference për shtyp në Ankara me homologen kroate, Kolinda Grabar Kitaroviç, Erdogan deklaroi se marrëveshja e vitit 1995 nuk ka sjellë paqen.

Pages

Subscribe to ResPublica RSS