Kremlini: Kemi një plan për Kurskun. Ukraina ka humbur 11 240 trupa

Postuar në 10 Shtator, 2024 15:32

Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov, ka deklaruar se Rusia ka një plan për të dëbuar trupat ukrainase nga rajoni i Kurskut.

Sigurisht që ushtria ka të gjitha planet e nevojshme por nuk mendoj se këto plane mund të diskutohen publikisht

ka thënë ai.

Vuçiç hyn në fushatën elektorale në Kosovë me pozën e serbomadhit

Postuar në 10 Shtator, 2024 14:47

Presidenti serb Aleksander Vuçiç ka paralajmëruar masa serioze ndaj Kosovës në 72 orët e ardhshme. Ai ka njoftuar se këto masa vijnë si përgjigje e sjelljes së Prishtinës dhe pas takimeve me Miroslav Lajçak dhe ambasadorin amerikan në Beograd, Chris Hill.

Për kë të votoj më 2025-n?

Postuar në 09 Shtator, 2024 19:13

Më gjej se kë të votoj vitin e ardhshëm!

Ja pyetja apo kërkesa e një të njohuri që në një fjali të vetme mbërthen dilemën e madhe të kohës që jetojmë në këtë vend. Sepse një ndër aftësitë e pamohueshme të këtij vendi, e jona në tërësi, por sidomos e mentalitetit që sundon në krye është që të bësh të qartë qytetarin se çfarë nuk do.

Për cilin të votosh në vitin 2025? Për Edi Ramën, Spiropalin, Belinda Ballukun, Erion Veliajn? Apo për Sali Berishën dhe familjen e tij?

Hapa praktikë për krijimin e shtetit palestinez

Postuar në 09 Shtator, 2024 18:33

Rusia ka hedhur një hap të ri në drejtim të konfliktit në Lindjen e Mesme duke rikthyer angazhimet e Luftës së Ftohtë. Gjatë një takimi në kuadër të Këshillit për Dialogu dhe Bashkëpunim Strategjik Rusi-Gjiri Persik, ministri i Jashtëm rus, Sergey Lavrov, ka bërë thirrje për hapa praktikë në krijimin e një shteti palestinez.

Gripi i shpendëve/ Regjistrohet rasti i parë i kalimit nga njeriu te njeriu

Postuar në 09 Shtator, 2024 15:36

Në SHBA është regjistruar rasti i parë i gripit të shpendëve, i transmetuar nga njeriu te njeriu, pra pa kontakt të drejtpërdrejtë me kafshët e infektuara.

Pacienti është një i rritur nga Misuri, i cili u shtrua në spital më 22 gusht dhe u trajtua me ilaçe antivirale kundër gripit.

Denoncimi i opozitës serbe: Serbët po e lënë Kosovën në heshtje

Postuar në 09 Shtator, 2024 14:28

Mediat opozitare serbe, krahas përfaqësuesve të opozitës, po flasin për një eksod të heshtur të serbëve nga Kosova. Përveç Nenad Çanak dhe Sonja Biserkos që kanë folur për krijimin e qendrave të reja të banimit në Sanxhak, gazetarë dhe profesorë në Beograd kanë përsëritur të njëjtën gjë. Profesori i jurisprudencës në Beograd, Miodrag Jovanoviç ka folur për një largim jashtë vëmendjes së mediave, për shkak se ngjarjet në Veri po zhvillohen shumë shpejt dhe serbët janë braktisur.

800 miliardë euro për të ringritur Europën!

Postuar në 09 Shtator, 2024 12:56

Ish-kryeministri italian dhe presidenti i BQE-së, Mario Draghi, ka prezantuar sot një raport 328  faqesh mbi konkurrencën e Bashkimit Evropian në Bruksel, me të cilin synohet ringritja e ekonomisë europiane dhe adresimi i sfidave me të cilat përballen Shtetet e Bashkuara dhe Kina. Dokumenti, i ndarë në pesë fusha kryesore (produktiviteti, reduktimi i varësisë, klima, përfshirja sociale dhe strategjitë sektoriale), përfshin 170 propozime, të cilat do të  përfshihen në letrat e misionit drejtuar komisionerëve të rinj të BE-së.

KOASH akuzon Ardit Bidon për politikë anti-ortodokse ndaj stafit të Arkivit Qendror

Postuar në 08 Shtator, 2024 22:07

Kisha Ortodokse Autoqefale Shqiptare ka reaguar në lidhje me publikimin në rrjetet sociale të pasaportës diplomatike të Kryepeshkopit Anastas. Përmes profilit të "Radios Ngjallja", KOASH akuzon drejtorin e Arkivit të Shtetit për mashtrim dhe ndjekje të një axhende antiortodokse që nga marrja e detyrës.    

Erdogan bën thirrje për aleancë islamike kundër Izraelit  

Postuar në 08 Shtator, 2024 17:01

Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan, ka bërë thirrje për krijimin e një aleance të gjerë të vendeve islamike për t’i dalë përpara "kërcënimit të ekspansionizmit", që sipas tij vjen nga Izraeli.

Tsipras nxjerr nga skena Kasselakis. Kongres i jashtëzakonshëm për liderin e ri të Syriza-s

Postuar në 08 Shtator, 2024 14:28

Alexis Tsipras ka goditur sërish. Përmes një manovre të brendshme të “Grupi 87”, ish-kryeministri i Greqisë ka vënë në lëvizje dhe ka miratuar një mocion ndaj kryetarit të Syriza, Stefanos Kasselakis.

Me 163 vota pro, Komiteti Qendror kaloi mocionin që detyron tani partinë të thërrasë një kongres të jashtëzakonshëm për të votuar një lider të ri.

Pages

Subscribe to ResPublica RSS