Krisja e armaturës*

Postuar në 23 Janar, 2019 11:41

Në njëfarë mënyre studentët këto dy muajt e fundit ia kanë dalë të detyrojnë klasën politike të provojë medicinën e hidhun që non stop prej 25 vitesh kanë gatuar për të gjithë ne. Refuzimi për të dëgjuar e për të negociuar nuk është një tipar mbizotërues i grupeve sociale që rregullisht janë keqtrajtuar nga kjo qeveri; reagimi më shumë duket si refleks i kushtëzuar i dikujt që duke e pasë lakun në fyt, nuk ka çfarë të humbasë në këtë betejë. 

Rikonfirmohet Aleanca franko-gjermane

Postuar në 22 Janar, 2019 22:02

Angela Merkel dhe Emmanuel Makron shprehën gatishmërinë e tyre për afrimin e dy vendeve dhe avancimin e projektit për Evropën duke nënshkruar një traktat të ri që ngjalli reagimin e nacionalistëve në të dy vendet.

"Ata që harrojnë vlerën e pajtimit franko-gjerman bëhen pjesë e krimeve të së kaluarës, ata që shpërndajnë gënjeshtra u bëjnë keq njerëzve që thonë se mbrojnë dhe historisë tonë", tha presidenti francez.

Kriminterni - gangsterët dhe Kremlini

Postuar në 22 Janar, 2019 17:16

Në shtator të vitit 2011, dy çeçenë të dyshuar si të përfshirë në shpërthimet vetëvrasëse të janarit, në aeroportin “Domodedovo” të Moskës, që la pas 37 të vdekur, sapo ishin larguar nga xhamia e Stambollit pas faljes së të premtes, bashkë me një shokun e tyre, kur u qëlluan për vdekje. Sipas një akuze të cituar në një prej gazetave kryesore turke, prokurorët kishin identifikuar dy prej vrasësve që ishin rusë që punonin për Shërbimin Federal të Sigurisë(FSB), i cili sipas prokurorëve, po luftonte grupet çeçene në Turqi, përfshirë ata me lidhje me kryengritjen çeçene kundër Moskës.

Beni iku bashkë me PPP-të e pakërkuara

Postuar në 22 Janar, 2019 14:34

Parlamentit i është dërguar një projektligj për heqjen e mundësisë ligjore për koncesione që i mundësuan qeverisë të nënshkruajë mbi 1 miliardë euro kontrata vitet e fundit.

“Ky projektligj përcakton se  që pas datës 1 korrik 2019 nuk do të jetë më e mundur të propozohen nga sektori privat projekte koncesioni/PPP, në formën e propozimit të pakërkuar për ndërtimin, operimin, mirëmbajtjen dhe rehabilitimin e rrugëve nacionale me rëndësi të veçantë”-shkruhet në relacionin shpjegues.

Flet për mungesë përvoje edhe Elisa Spiropali!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

Postuar në 22 Janar, 2019 13:37

Socialistët kanë hapur një debat mediatik se përse do të kundërshtojnë propozimin e presidentit të Republikës për kreun e Kontrollit të Lartë të Shtetit. Bahri Shaqiri do të rrëzohet sepse sipas socialistëve nuk ka përvojë financiare. E tha në fillim këtë deputeti Ulsi Manja, e përsëriti sot ministrja Elisa Spiropali.

Lan duart me biznesmenin Bashkim Ulaj. Ministrja Balluku nis pastrimin e vendngjarjes

Postuar në 22 Janar, 2019 12:11

Pas drejtorit të Operatorit të Sistemit të Transmetimit Klodian Gradeci, i cili dha dorëheqjen, sot është shkarkuar drejtori i Autoritetit të Rrugëve, Afrim Qendro. Ministrja e re e Infrastrukturës, një njeri shumë i afërt i kryeministrit Edi Rama, ka marrë përsipër detyrën e pastrimit të rrënojave të Damian Gjiknurit sidomos me predhën e rëndë të mashtrimit të kompanisë DH Albania në prokurimin e Lotit i të Unazës së Madhe. E njëjta kompani kishte fituar tender edhe me OST-në duke krijuar dyshime të mëdha se ishte klient i preferuar nga Lart. 

Del gënjeshtra me fasadën e stadiumit dhe kullën e Albstar

Postuar në 22 Janar, 2019 11:32

Në Gusht të 2016 u hap një debat i madh lidhur me prishjen e stadiumit Qemal Stafa për t’i hapur rrugë projektit yë Arenës Kombëtare. Diskutimet nisën pas shembjes së fasadës monumentale të stadiumit, ku pas reagimeve të shumta qeveria me në krye zotin Rama tha se projekti i ri parashikonte ruajtjen  e fasadës. Dyshimet ishin se në mungesë të një projekti të plotë teknik për stadiumin e ri, Rama ndryshoi mendim dhe deklaroi se fasada nuk do të vendosej në muze, por do të shërbente si fasadë e stadiumi të ri.

Miliarderët e planetit nuk ndalen

Postuar në 22 Janar, 2019 10:28

Miliarderët e planeti pasurohen çdo ditë me 2.5 miliardë dollarë kur në të njëjtën kohë gjysma më e varfër e popullsisë së botës i sheh të ardhurat e saj neto të tkurren.

Pasuria e 26 njerëzve më të pasur në mbarë botën arriti në  1.4 trilionë dollarë vitin e kaluar, duke kapur totalin e pasurisë yë 3.8 miliardë njerëzve të varfër.

Miliarderë, të cilat tani janë rreth 2 208 kanë më shumë pasuri se kurrë më parë, në bazë të listës së Oxfam botuar të hënën. Që nga kriza globale financiare një dekadë më parë, numri i miliarderëve pothuajse është dyfishuar.

Çnjerëzor dhe i korruptuar(video)

Postuar në 22 Janar, 2019 01:51

Ish-ministri socialist i Financave Arben Malaj ka bërë disa komente për sjelljen e Bashkisë së Tiranës nën Erjon Veliajn, duke u përqendruar te arroganca dhe korrupsioni. Më poshtë pjesë nga intervista dhënë për Ilir Babaramon: 

 

Borëbardha e Infrastrukturës

Postuar në 21 Janar, 2019 19:46

Ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku ka performuar sot konferencën e parë për shtyp të cilën e ka pagëzuar duke qeshur pa doganë me një lajm që me gjasë e ka tronditur keq biznesmenin Bashkim Ulaj. 
Pas një njoftimi afatshkurtër siç tha Balluku, ajo mblodhi gazetarët për të njoftuar se pipipija e Thumanës është anulluar. Thuajse e lumtur për atë që po thoshte, ministrja sqaroi se paratë do të transferoheshin drejt paktit për universitetin. 

Pages

Subscribe to ResPublica RSS